Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritja ekonomike nga 4.5 për qind për vitin 2016 – realitet ose iluzion

Foto: arkiv

Kryeministri Bojko Borisov sikur hodhi një bombë me deklaratën, se është me shpresë, që rritja e produktit të brendshëm bruto gjatë këtij viti të arrijë 4.5 për qind. Realizëm ose iluzion është kjo shpresë? Në fakt kjo deklaratë bërë nga kryeministri karizmatik tingëllon më tepër si një udhëzim për veprim dhe si një qëllim, i cili duhet të arrihet. Zëvendës kryeministri i politikës ekonomike Tomisllav Donçev e përqafoi idenë duke deklaruar, se në ekonominë bullgare ka potencial. Megjithëkëtë pranoi, se ky është “një qëllim tepër të lartë”. 

Sipas një sërë ekspertësh dhe vëzhguesish, ky jo vetëm që është një qëllim tepër i lartë dhe ambicioz, por nuk është realist. Sidomos në sfondin e politikës zyrtare dhe në kontekstin e faktorëve, të cilët sipas kryeministrit mund të ndihmojnë për plotësimin e arritjeve aq të larta ekonomike. Sipas politikës zyrtare, rritja e produktit të brendshëm bruto gjatë këtij viti pritet të jetë 2.1 për qind. Shpresat më të guximshme janë të arrijë 3 për qind. Prapë sipas politikës zyrtare qëllimi kryesor para vendit është ruajtja e stabilitetit në të gjitha fushat. Çfarëdo që të thotë kjo, me siguri nuk mund të bëhet fjalë për një zhvillim të tillë ashendent, për të cilin këmbëngul kryeministri Borisov. Një rritje nga 4.5 për qind në krahasim me rritjen e parashikuar nga 2.1 për qind nuk do të thotë asgjë tjetër përveç një vrulli ekonomik, si rezultat i të cilit për stabilitet nuk do të bëhet fjalë. Ekspertët theksojnë, se një rritje e tillë do të tronditë jo vetëm ekonominë, por edhe mbarë vendin. Në të njëjtën kohë një sërë strukturash dhe degësh do të jenë të papërgatitura.

Cila është kjo forcë, e cila sipas kryeministrit, do të nxisë ekonominë dhe do të nxjerrë Bullgarinë në një nga vendet kryesore në botë për nga rritja ekonomike? Sipas tij, ky është konsumimi i brendshëm. Mirëpo, tani për tani nuk ka shenje për ndryshime të konsiderueshme. Përkundrazi dominon qëndrueshmëria e ëndërruar nga kryeministri. Qëndrueshmëri në nivelin më të ulët evropian, kur konsumohet vetëm atë pa të cilën nuk është e mundshme mbijetesa fizike e njeriut, për më tepër me çmime më të ulëta, thënë me fjalë të tjera kërkohet cilësia më e ulët. Tani për tani nuk flitet as për rritjen e shpërblimeve në sektorin publik, as për shtimin e pagesave sociale, të pensioneve ose bursave. Nuk mendohet edhe për rritjen e ndihmave për të varfëritë. Pra asgjë, e cila mund të provokojë bullgarin të harxhojë dy herë më shumë, se sa deri tashti. Në fakt, mund të thuhet, se përsa i përket konsumimit parulla për stabilitet shprehet në ngrirjen e të ardhurve dhe çmimeve.

Investimet e drejtpërdrejta të huaja dhe subvencionimet evropiane mund të jenë faktori, i cili të shtyjë rritjen ekonomike deri në 1 – 2 për qind. Mirëpo, nuk ka shenje për projekte të ardhshme të mëdha.

Zoti Borisov ëndërron për dashurinë e popullit. Dhe nuk ka bullgar, i cili të mos gëzohet, kur nga niveli më i lartë i premtojnë jetë të mirë. Dhe në se kjo do të ndodhë – të gjithë do të fitojnë. Mirëpo, në se jo – ka shumë shkaqe, që nuk varen prej nesh. 


Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e 52-ta në mesin e 165 vendeve për sa i përket lirisë ekonomike

Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..

botuar më 24-10-16 3.26.MD

Statistikat tregojnë një rënie të mprehtë të inflacionit vjetor në vend

Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..

botuar më 24-10-15 3.16.MD

Një mbledhje e bashkive në resortin “Albena” diskuton problemet e pushtetit vendor

Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..

botuar më 24-10-14 10.44.PD