Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kisha ka nevojë për media

БНР Новини
Foto: Bllagorodna Georgieva

Që nga fillimi i vitit mësimor 2015/2016 pranë Fakultetit Teologjik të Universitetit të Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid” ka një program Master “Kisha dhe media”. Ai iu përgjigjet traditave më të mira të bashkëpunimit akademik midis fakultetit Teologjik dhe Fakultetit të Gazetarisë dhe të Komunikacioneve në Masë. Përgjigjen e pyetjes, për çfarë shkaqe u krijua ky program, e kërkuam nga docenti Aleksandër Omarçevski, dekan i Fakultetit Teologjik dhe udhëheqës i programit. Lidhur me këtë ai shpjegon:

“Domosdoshmëria e një programi të tillë u duk menjëherë pas fillimit të tranzicionit në vitin 1989, kur Kisha kishte mundësi më të mëdha për shfaqje publike. Veprimtaritë e saj duhet të komentoheshin ashtu, që të arrijnë te bullgarët e mbarë vendit dhe jashtë shtetit. Atëherë u duk, se nuk ka gazetarë të përgatitur, të cilët në mënyrë profesionale të shqyrtoheshin aktet kishtare. Për fat të keq me këtë punë merreshin kryesisht etnografë. Aktet komentoheshin në nivel jetik, pa të kishin përmbajtje as fetare, as teologjike. Si rezultat filloi një shpjegim dhe trajtim i shkujdesur i fesë së krishtere, gjë që përbën një rrezik të madh. Sidomos në mesë të një populli besimi i të cilit nuk është i fortë, një popull i cili 40 vite me radhë jetonte me ateizmin, persekutimet dhe reprezaljet. Shpresoj, se me ndihmën e Zotit programi studimor “Master” do të jetë i suksesshëm për ata të rinj, që tashmë kanë një përgatitje të mirë dhe të fortë teologjike. Kështu ato dy profesione – të gazetarit dhe të teologut, do të gërshetohen te një njeri me kompetencë. Ky do të jetë një gazetar teolog, i cili do të ketë të qartë titujt kishtarë dhe terminologjinë specifike, do të jetë në gjendje të shpjegojë drejtë veprimtaritë nga këndvështrimi i kishës.”

Sipas docentit Omarçevski është me rëndësi, që kisha të disponojë media të veta, që të dëgjohet zëri i saj në botën e sotme pluraliste dhe laike. Nëpërmjet tyre ajo do të jetë në gjendje të plotësojë funksionin e saj të predikojë mirësinë, moralin, ungjillin. Në se kisha nuk disponon media, besimtarët nuk do të jenë të barabartë në dialogun me shoqërinë mbi problemet e botës së sotme. Sidomos tani, kur sfidat e terrorizmit dëshmojnë, se me fenë mund të shpërdorohet. Bullgarët e rinj dhe ata të brezit të mesëm, nuk e njohin fenë ortodokse. Ata nuk dinë rrënjët e veta shpirtërore, dhe ky është një fakt tepër shqetësues. E pyetëm docentin Omarçevski çfarë virtyte dëshiron të formojë te studentët?

“Krahas diturive teorike, dëshiroj të inspiroj te ta se me mbarimin e arsimit, ata duhet të bëhen njerëz më të mirë. Njeriu duhet më parë të zbulojë të mirën në vetveten, të jetë gjakftohtë, të jetë objektiv, dhe të jetë në gjendje t’u rezistojë emocioneve dhe inspiracioneve. Njeriu gjithnjë duhet të qëndrojë në anën e së vërtetës. Gazetari kishtar duhet të mendojë faktet, parase të paraqesë para publikut të gjerë. Në mjedisin mediatik përsa i përket kishës mungon analiza e arsyeshme. Mungon edhe morali ungjillor, të cilin gazetarët duhet të posedojnë.”

Fakulteti Teologjik ka shumë programe studimore Master. Qëllimi i të gjithëve është të kontribuojnë që teologët të gjejnë realizimin e tyre në tregun e punës. Në vend të parë është realizimi në Kishë, në dioqezat dhe peshkopatat e saj. Mirëpo, disa prej studentëve që mbarojnë “Teologji” nuk bëhen priftërinj por bëhen mësues, punëtorë socialë, specialistë në pelegrinazhet. Në kohë të afërt do të diplomohen edhe gazetarët e parë...

Ja edhe urimin e docentit Aleksandër Omarçevski drejtuar auditorit të Radio Bullgarisë në lidhje me festat e Krishtlindjeve:

“Lindja e Shpëtimtarit tonë përmban në vet veten një shpresë për shpëtimin e fisit njerëzor. U uroj dëgjuesve të Radio Bullgarisë t’i mbeten besnikë kësaj shprese dhe forcës së shpëtimit hyjnor. Krahas kësaj u uroj që ata të duan njeri tjetrin, të përkrahin njeri tjetrin, të merren vesh me njeri tjetrin, të ruajnë dashurinë dhe gëzimin si dhuratat më të mëdha Hyjnore. Dhe pasi kjo është një festë familjare le të mos harrojmë, se familja është Kisha më e vogël. Dhe kur ajo është e shëndoshë, atëherë mbarë shoqëria do të jetë e fortë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A është zëvendësimi i një kandidature mashkullore me një femër një çelës për marrjen e resorit të dëshiruar në Komisionin e ri Evropian?

Këtë javë pritet që presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen , të prezantojë zyrtarisht propozimin e saj për strukturën dhe përbërjen e KE-së së re , në të cilën ajo kërkon të arrijë një ekuilibër gjinor në mandatin e saj të dytë në..

botuar më 24-09-11 8.15.PD

Prodhuesit ekspozojnë produktet e tyre në Panairin Tradicional të Vjeshtës në Razgrad

Në edicionin e 31-të të Panairit Tradicional Vjeshtor që fillon sot në Parkun e Qytetit të Razgradit, prodhues nga i gjithë vendi do të prezantojnë produktet e tyre. Me suvenire të punuar me dorë do të marrin pjesë edhe Qendra Ditore për të Rriturit..

botuar më 24-09-11 5.20.PD
Foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit

24 bullgare nga 19 vende janë nominuar për "Bullgarja e Vitit"

Edhe këtë vit Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit do të prezantojë çmimin vjetor "Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska 2023" në një ceremoni zyrtare që do të mbahet në tetor. Për çmimin prestigjioz janë nominuar 24 bashkatdhetare..

botuar më 24-09-09 3.39.MD