Nuk kalon asnjë festë në shtëpinë tonë pa ngritur dolli me pijen me përmbajtje alkooli tradicionale prej rrushi ose prej kumbulle për bullgarin – rakia. Pa të nuk kalon as fejesa as dhe pagëzimi. Raki pihet në të gjitha rastet festive bile dhe në momentet e përmendjes së të vdekurve. Ndaj mezeve tradicionale për festat e fundvitit më shumë shkon rakia, një prodhim shtëpie. Zakonisht ajo është e bërë në fshat, në disa nga atelietë e vogla për zierjen e rakisë. Ato nuk kanë nevojë prej reklamë për tërheqjen e vizituesve. I dinë të gjithë banuesit vendas dhe mendojnë se aty do t’u ziejnë rakinë më të mirë, me të cilën do të zgjojnë një kureshtje të madhe në radhët e njohësve.
Sivjet toka dha një begati të mirë dhe fruta dhe gjatë gjithë vjeshtës rreth kazanëve fshatare grumbulloheshin njerëz, të cilët kishin sjellë materialin e vet për prodhimin e pijes së vlefshme. “Zierja e rakisë nuk është një punë e thjeshtë, për të duhet shumë durim dhe mjeshtëri” – pohon Bllagoj Popov, mjeshtër-bakërxhi nga qyteti i Plovdivit. Ai më shumë se 30 vjet punon kazanë për një raki të distiluar. Çdo gjë e bën sipas shijes dhe kërkesave të klientëve, kurse më të kërkuara janë instalimet me kapacitet prej 250 litra. Nuk mungojnë dhe porosi për kazanë prej 1 tonelatë, kurse kohët e fundit ka dhe prodhime për suvenir, me të cilat njeriu vet mund të prodhojë vet një gotë rakie. Për veten e vet Bllagoj Popov tregon se, është mes zanatçive të pakët, të cilët bëjnë distileri prej rakie, kurse një interes ndaj tyre ka.
“Asnjëri nuk mund t’ia marrë rakinë bullgarit dhe asgjë nuk mund ta zëvendësojë, sepse prej kohe është një pjesë nga jeta tonë – thotë mjeshtri bakërxhi dhe rikujton sesa e vjetër është tradita të bëhen kazanë rakie nëpër tokat tona. – Disa nga kazanët e parë, të cilët janë paraqitur nëpër tokat bullgare kanë qenë qeramike. Në muzeun e qytetit Trojan ka një kazan të tillë të rivendosur, të bërë sipas copërave, të gjendura nga arkeologët. Në të gjithë botën dhe në të gjithë Evropën distilohen pije alkoolike, por nëpër tokat tona i quajmë raki. Teknologjia është e përafërt, kurse në ndryshimi është në shije. Ndaj alkoolit, të cilin e përdorim për konsum shtohen aroma të ndryshme. Sekreti i rakisë së mirë është në zgjedhjen e frutave, të jenë të pjekura, të mira dhe të spastruara shumë mirë nga farat. Një raki e mirë prej rrushi bëhet nga vera. Procesi i zierjes është i rëndësishëm, sepse tek ai duhet të ruhet aroma e vajrave eterike, kurse ato i japin një shije të mirë. Pas distilimit të rakisë bëhet një përpunim suplementar, shtohen ujë dhe esenca prej bimëve dhe vajrave eterike. Nëpër tokat tona prodhohen lloje të mira dhe me cilësie prej rakie, të cilët fitojnë shpesh medalje në ekspozitat botërore dhe nëpër degustimet.”
Sipas fjalëve të tij, një ndryshim midis rakisë së prodhuar në shtëpi dhe asaj të prodhuar në kushte fabrike pothuajse nuk ka, mjaft që gjatë bërjes së asaj në shtëpi të mos të jenë bërë gabime bazë. “Njerëzit, të cilët janë marrë prej viteve dhe interesohen sesi zien rakia, e bëjnë shumë të mirë dhe me cilësi – tregon Bllagoj Popov dhe kujtohet për një anekdotë. – Mjeshtëri ka dhe në pirje, kurse në lidhje me këtë ka shumë anekdota në folklorin tonë. Në periudhën e Kreshmëve të Mëdha kanë shkuar njerëz fare të rinj të pyesin priftin e fshatit, më të mësuarin mes njerëzve nëse është mëkat, në qoftë se pihet raki. Ai e ka hapur Shkrimin e Shenjtë, ka kërkuar diçka për rakinë, por aty nuk ka shkruar asgjë. Në fund që t’u japë një këshillë të mirë, ai u ka thënë se, rakia është një gjë e mençur, pihet me shumë masë, sepse në qoftë se është pa masë, sot i merr njeriut mendjen, por nesër ja kthen. Por nuk është mirë në qoftë se çdo ditë rakia fillon ti trullosë kokën njeriut.”
Por ja dhe diçka nga mjeshtri Popov për ligjet, lidhur me rakinë dhe kazanët: “Bullgaria ka një ligj shumë të mirë për akcizat, vetëm se duhet të vihet një kontroll më i madh mbi ruajtjen e tij. U dëgjua në Kuvendin Popullor se, duan të rriten taksat mbi rakinë e shtëpisë, por me këtë nuk do të ketë më shumë të ardhura. Prapë së prapi punishtja e rakisë e fshatit përbën një atelie për shërbim dhe nuk prodhon alkool me një qëllim tregtar. Në qoftë se përpjekjet drejtohen drejt një kontrolli më të mirë mbi sasitë e rakisë së prodhuar, në vendet e vogla të populluara, do të ketë më shumë të ardhura për shtetin.
Një shembull shumë të mirë jep Ligji për prodhimin e rakisë që përpara vitit 1944. Sipas tij, secili ka qenë i detyruar të deklarojë sasitë e kumbullave të përgatitura për zierje të rakisë. Një nëpunës i bashkisë ka kaluar dhe sipas kësaj ka përcaktuar akcizën, akoma përpara distilimit. Prioritet është se, pasi e ka paguar paraprakisht akcizën, e vetmja e cila ka mbetur të bëjë pronari ka qenë, të ziej një raki me cilësi, kështu që ta shesë dhe të mund të justifikojë shpenzimin.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: BGNES dhe destilatori.eu
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..