Gjatë këtyre ditëve dy nga agjencitë Standard&Poor’s dhe Fitch botuan vlerësimet e veta të fundit për ekonominë bullgare, duke shpallur vlerësime të reja për borxhin bullgar në një valutë vendase dhe të huaj. Në krahasim me vlerësimet e mëparshme, ndryshim nuk ka. Kjo në praktikë do të thotë se, nuk ka ndryshime të rëndësishme pozitive ose negative në ekonominë kombëtare, kurse investimet në letrat me vlerë të borxhit bullgare mbeten gjithashtu të matura të rrezikshme dhe jo shumë të rekomandueshme. Disa vëzhgues në Bullgari bile nënvizojnë se, në sytë e investuesve të huaj letrat me vlerë bullgare të shtetit mbeten gjithashtu në kategorinë “plehra”. Nëse është pikërisht kështu është gjë mjaft e dyshimtë, pasi qeveria bullgare vazhdon me ngulm gjatë këtij viti të shesë në tregjet ndërkombëtare financiare letra me vlerë, të cilat jo vetëm që kërkohen, por dhe nuk mund të kënaqin të gjitha kërkesat për blerje dhe kjo gjatë një çmimi shumë të mirë për Bullgarinë. Sigurisht që jo që të gjithë e konsiderojnë borxhin sovran bullgar si një mundësi e cila nuk meriton vëmendje për investime, pasi ministria bullgare e financave planifikon mot emisione të reja të borxhit prej afro 2.7 miliardë euro.
Më e rëndësishme në këtë rast është tjetër – stabiliteti i ekonomisë bullgare. Ajo duket jo vetëm një parullë politike në gojën e drejtuesve, por dhe një fakt, i cili pohohet nga ekspertët ndërkombëtar me më shumë paragjykime. Kjo koincidencë e vlerësimeve nuk ka sesi të jetë e rastit dhe nga të gjitha duket se, pasqyron realitetin real, i cili në sytë e vet bullgarëve është gjithmonë më e zezë dhe jashtëzakonisht e dobët, sesa është e vërteta. Për një stabilitet flasin që të gjithë treguesit makroekonomik, të cilët dëshmojnë për mungesën e çfarëdo qoftë tronditjeve dhe proceseve frikësuese në ekonominë bullgare. Përkundrazi, ajo pavarësisht dhe shumë ngadalë ecën përpjetë mbi parimin e lotos: më pak, por rregullisht. 2% vëllim të Produktit të Brendshëm Bruto nuk është kushedi se çfarë arritje as për këtë vit, as për mot, siç planifikohet, por prapë së prapi është më mirë nga amullia dhe recesioni. Kjo është e vlefshme dhe për papunësinë dhe për konsumin, si dhe për investimet dhe për nivelin e jetesës.
Kur u bë fjalë për nivelin jetik, këtu është vendi të thuhet se stabiliteti mund të jetë diçka pozitive gjatë treguesve të tjerë ekonomik dhe social, por sa u përket të ardhurave të qytetarëve dhe të shtetit si tërësi kjo i ngjan shumë ngrirjes dhe qëndrimit në një vend. Kurse kjo në praktikë për Bullgarët dhe për Bullgarinë do të thotë se, ata mezi lëvizin në fundin ekonomik, në të cilin gjenden në Evropë. Stabiliteti në ekonomi për Bullgarinë dhe qytetarët e saj nuk do të thotë asgjë tjetër veç ngulitjes në vendin e fundit mbi të gjitha kriteret për prosperitet dhe mirëqenie, për aftësi konkurruese dhe perspektiva më të mira sociale. Të dhënat e sapo botuara për inflacionin për muajin e fundit vetëm e ripohojnë këtë konkluzion, duke na lajmëruar se, shpresat e dobëta për gjallërim që nga vera kanë qenë përsëri të zhuritura nga deflacioni, që nuk i gëzon as konsumatorët, as biznesin.
Është e vërtetë se, stabiliteti është qetësues, por ekonomisë bullgare në këtë moment i duhet diçka tjetër – dinamikë, gjallërim, vëllim, perspektiva më të mira për qytetarët bullgarë të cilët janë mësuar me varfërinë dhe fundin dhe të cilët janë përshtatur me këto kushte fare mizore të jetesës.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..