Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është në top klasifikimin e kombeve që festojnë

БНР Новини
Foto: arkiv

Në vigjilje të festave të fundvitit një deputet bullgar propozoi që pushimet e paguara vjetore të zgjaten nga 20 në 25 ditë. Në profilin e tij në Facebook mund t’i lexojmë argumentet: Më pak stres, prevencë e sëmundjeve të shkaktuara nga stresi në vendin e punës dhe standardi më i lartë i jetesës. Treguesi “prodhueshmëria e punës” nuk përmendet. Mirëpo, Bullgaria krahasohet me shtetet, të cilat janë të njohura për Produktin e Lartë të Brendshëm Bruto për frymë të popullsisë. Nëpërmjet ofertës së deputetit Bullgaria do të barazohet me Danimarkën, Suedinë, Austrinë dhe Luksemburgun, por jo edhe me Britaninë e Madhe, ku pushimet vjetore janë 28 ditë, si edhe me Francën dhe Finlandën, ku pushimet vjetore janë 30 ditë. Mirëpo, deputeti nuk ka marrë parasysh një gjë shumë të rëndësishme – sipas statistikës jozyrtare Bullgaria është në vendet e para për nga... mospunimi.

Në Bullgari vëzhgohet një fenomen specifik. Ja për se bëhet fjalë: Zakonisht, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave ditët festive, ku pushohet, bashkohen me atë, ose ato të punës, kurse dita e punës, ku gjithashtu pushojmë bashkë me ditët festive, duhet të punohet ditën e shtunë, kur parimisht pushohet. Kështu për shembull qeveria e ka shpallur 31 dhjetorin ditë pushimi, por kjo ditë tashmë u punua paraprakisht më 12 dhjetor. Mirëpo, ka një veçori, nëse je në punë gjatë një dite të zakonshme të punës, ose ditën e shtunë, kur grafiku i punës nuk është shumë i ngarkuar. Kështu q; viti 2015 në Bullgari do të mbarojë më 30 dhjetor, kurse ai i ri do të fillojë më 4 janar. Mirëpo, menjëherë pas fillimit të tij, vijnë akoma dy festa – më 6 janar në Bullgari shënojmë Pagëzimin e Shpëtimtarit tonë Jizu Krishtit, ose Theofaninë, dhe të gjithë bullgarët me emrin Jordan janë duke festuar. Siç dihet, në Bullgari ditët e emrit festohen pothuaj si edhe ditëlindja. Në qoftë se në familjen tuaj nuk keni të afërm me emrin Jordan, atëherë pa dyshim do të festoni më 7 janar, kur festojnë të gjithë me emrin Ivan. Këto ditë puna do t’ju pengojë gjatë festës.

Pas kësaj jemi në pritje të festës tjetër të rëndësishme që është ditën e parë të shkurtit – kjo është festa e verës Trifon Zarezan, e cila zakonisht shënohet në vendin e punës. Muaji shkurt zakonisht është më i shkurtër, kështu që festa tjetër nuk do të vonohet – bëhet fjalë për Gjyshen Marta më 1 mars, kurse më 3 mars është festa jonë kombëtare. Ndër të tjera, gjatë vitit 2016 kjo datë bie të enjten, pra do të kemi gjithsej 4 ditë pushimi. Gjatë disa viteve të fundit vëzhgohet nostalgji për Ditën Ndërkombëtare të Femrës – 8 marsin, kur u japim respekt nënave, bashkëshorteve dhe kolegjeve. Pas kësaj vjen prilli, kur janë festat e Pashkëve. Gjatë këtyre festave dhe në vigjilje të tyre askush nuk mendon për punë. Muaji tjetër në kalendar është maji. Ai fillon me festën e punës më një maj, kur nuk punohet, pas saj vjen Dita e Shën Gjergjit më 6 maj, ku përsëri nuk punohet. Shumë shpesh këto dy festa bashkohen dhe ka raste kur nuk punojmë tërë javën. Pas një pushimi të shkurtër vjen festa më bullgare – 24 maji, Dita e shkrimit sllav, e cila është festë zyrtare në Bullgari. Sivjet kjo ditë bie ditën e martë, pra përsëri do të kemi një weekend të gjatë, kurse pas kësaj do të punohet suplementarisht. Përveç kësaj rreth 24 majit zhvillohen ballot e maturantëve në Bullgari – kjo është një festë esnafe, e cila ngjan shumë me dasmat.

Pas majit ka tre muaj verorë, ku bullgarët shkojnë për pushime. Kështu që në fakt ne rikthehemi në ritmin e punës që gjatë muajit shtator, por jo para ditës së parë shkollore, më 15 shtator, e cila gjithashtu është shkas të largohemi nga puna. Ndërkaq, rreth 6 shtatorit, kur është Dita e Bashkimit, dhe 22 shtatorit, kur është Dita e Pavarësisë, gjithashtu ka festa të gjata. Muaji tetor është shumë i mërzitshëm – nuk ka festa, si edhe gjatë muajit nëntor. Por pas kësaj vjen dhjetori, kur na pushton euforia e Krishtlindjeve.

Pra, përfundimi është se në Bullgari punohet pa pushime vetëm gjatë muajve tetor dhe nëntor. Disa njerëz do të thonë se nuk kemi nevojë për këto pesë ditë suplementare të propozuara nga deputeti. Mirëpo disa njerëz të tjerë do të thonë se për shkak të një-dy ditëve punëtorët e lodhur bullgarë nuk do të mund të bashkojnë dy weekend në një pushim dyjavor. Kështu që me këto pesë ditë suplementare pushimi do të zgjidhet edhe ky problem.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD