Të mbetesh pa punë në Bullgari dhe të shpresosh te ndihmat sociale të livruara nga shteti është një perspektivë e tmerrshme, e cila shqetëson shumë punonjës në sfera më të ndryshme të biznesit. Lajmi i mirë është se marrëdhëniet tregtare në Bullgari po gjallërohen dhe siç duket kriza evropiane në ekonomi dalëngadalë po kalon. Në vendin tonë janë duke u hapur seli të reja të firmave të ndryshme, të cilat nuk janë pronë e investitorëve të mëdhenj, por megjithatë ulin nivelin e papunësisë. Për këtë flasin edhe të dhënat e Eurostatit, sipas të cilave të papunët në Bullgari gjatë muajit qershor të këtij viti kanë qenë 9.6 për qind prej bullgarëve, kurse vetëm para një viti pa punë ka qenë 11 për qind e popullsisë.
Me zhvillimin e biznesit nevoja për krah të kualifikuar pune po rritet gjithnjë e më shumë. Del se mungojnë specialistë në shumë fusha, por tani për tani kërkohen më shumë inxhinierët mekanikë dhe teknologët në ndërmarrje. Fjalë të mira dhe mirënjohje për bashkëpunimin në seleksionimin dhe gjetjen e punëtorëve këmbyen punëdhënësit dhe inspektorët e byrove të punës gjatë festës tradicionale “Punëdhënësi i vitit – 2015”. Ajo organizohet nga Agjencia e Punësimit, kurse qëllimi është që t’u kushtohet vëmendje tendencave në marrëdhëniet trepalëshe – punëdhënësit, punonjësit dhe partnerit-ndërmjetës në procesin e emërimit. Thirrja e zakonshme, që u dëgjua nga ana e punëdhënësve gjatë ceremonisë së dorëzimit të çmimeve, ishte për gjetjen dhe sigurimin e kuadrove më kompetentë dhe të kualifikuar. Shumica e menaxherëve premtuan se do të hapin vende të reja pune gjatë vitit tjetër dhe madje deklaruan se do të gjejnë punë për çdonjëri, me kushtin se ai disponon kualifikimin e domosdoshëm. Këtë e thotë Emill Jonçev – drejtor tregtar i uzinës për prodhim vagonësh në qytetin Septemvri (Bullgari Jugore). Atje u dha çmim në kategorinë e punëdhënësit, i cili ka emëruar më shumë të papunë nga bashkitë me papunësi më të lartë.
“Për ne kjo është një njohje e vërtetë, por në të njëjtën kohë është një shkas të themi se do të mund të emërojmë disa herë më shumë njerëz nga numri i punonjësve, që kemi emëruar nëpërmjet Byrosë së punës në qytet. Problemi është se nuk ka kuadro të arsimuar dhe të kualifikuar jo vetëm në regjion, por në tërë vendin. Sektori është specifik dhe varet shumë nga kualifikimi dhe aftësitë e njerëzve. Është keq se nuk disponojmë inxhinierë mekanikë në specialitetin hekurudhor. Arsimi, sipas meje, nuk është i nivelit të domosdoshëm, por shkaku i vërtetë për mungesën e kuadrove është pagimi i ulët i këtij lloji të punës në Bullgari. Të gjithë inxhinierët orientohen tek elektronika dhe programimi, të cilat aktualisht janë në modë. Ne investojmë mbi 100 mijë euro në vit vetëm në arsimimin e kuadrove, ne sigurojmë gjithashtu edhe kualifikimin e tyre jashtë. Gjatë 2008-ës patëm 1100 punonjës, vitin tjetër e pakësuam personelin, kurse në vitin 2010 ai u pakësua edhe më shumë deri në 400 veta. Kriza kaloi dhe nga viti 2013 e këtej kemi një rritje të qëndrueshme të të ardhurave dhe presim që së shpejti të arrijmë xhiron e 2008-ës, por me më pak njerëz. Gjatë disa viteve të fundit kemi rritur koeficientin e efikasitetit në punë” – shton Emill Jonçev.
Maria Angellova është menaxhere në një firmë gjermane, e cila ka seli te ne dhe merret me prodhimin e komponentëve për interiorin e automjeteve. “Kategoria, në të cilën morëm çmim është “Punëdhënësi, i cili ka emëruar më shumë njerëz nga grupet më të prekura në tregun e punës – thotë ajo. – Rreth 1100 njerëz punojnë në ndërmarrje në përgjithësi. Ne emërojmë njerëz me kualifikim më të ulët nga minoritetet dhe i kualifikojmë. Investojmë shumë në arsimin e tyre. Ne punojmë në kushtet e një konkurrence të madhe, në Botevgrad ka punëdhënës të mëdhenj dhe është vështirë të gjenden punonjës të kualifikuar. Ne jemi në konkurrencë me ta. Biznesi i të gjithëve nga ndërmarrjet e mëdha është në rritje. Vitin e kaluar shënuam rritje të konsiderueshme në prodhim dhe në shitje.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..