Gjatë 5 vjetëve të ardhshme Bullgaria do të marrë subvencione evropiane prej 5.8 miliardë euro nga Fondi Regjional dhe akoma 3 miliardë euro nga Fondi Social. Këtë e njoftoi përpara disa ditëve komisionarja evropiane mbi politikën regjionale Korina Krecu. Kjo tingëllon shumë mirë, por çfarë në fakt do të thonë të gjitha këto para? Bujari nga ana e Brukselit, bërje të hesapit ose solidaritet me vendin më të varfër në Bashkimin Evropian ose thjeshtë një pikë në detin e nevojave të një shteti të prapambetur në periferi?
Dhe njëra, dhe tjetra dhe e treta, varet nga pikënisja.
Këto para në çdo një pozicion janë më shumë, sesa gjatë kohës së periudhës të mëparshme buxhetore të Bashkimit Evropian, kur mjetet në kuadrin e Fondit Regjional ishin rreth 4 miliardë euro, kurse tani afrojnë të 6 miliardët. Me një pjesë të madhe nga këto para u financuan 72% nga të gjitha investimet publike në vend – shkolla, sektori ujor, projektet e infrastrukturës. Shteti bullgar pagoi vetëm 28% nga vlera e projekteve shoqërore. Kurse kjo do të thotë një varësi shqetësuese nga paratë evropiane dhe dëshmi për varfërinë financiare të financave kombëtare! Me fjalë të tjera, pa fondet evropiane nuk do të bëhej pothuajse asgjë në sektorin publik. Tani komisarja evropiane Krecu, duke pasur parasysh subvencionet e shtuara evropiane, premton se, çdo një bullgar i veçantë tanimë do të ndiej në mënyrë direkt efektet pozitive nga politika e kohezionit të Komisionit Evropian.
Nëse Brukseli nuk shfaq një farë llogaritje të veçantë, duke i lëshuar më shumë para Bullgarisë deri në vitin 2020? Pa dyshim që po. Brukseli thjesht paguan për qetësinë në këtë vend evropian në periferi në kufi midis krishterimit dhe islamit. Aq më tepër, se ajo dëshmoi, se mund dhe do, gjatë disa kushteve jo të shumta, të vazhdojë të jetë barrierë e cila është e vështirë për t’u evituar në rrugën e valëve të padëshiruara nga asnjë të migrantëve nga Lindja e Mesme drejt Evropës Perëndimore. Asgjë e çuditshme bile dhe në Shengen më në fund të na lëshojnë, të shtrënguar nga rrethanat e jashtëzakonshme në qoftë se ndërkohë zona për një lëvizje të lirë nuk shpërbëhet.
Sado dhe shumë dhe të rëndësishme të duken paratë evropiane për Bullgarinë, prapë së prapi ato mbeten në praktikë si një pikë uji në detin e problemeve, të cilat duhet me ngut dhe në mënyrë të pa devijuar të zgjidhen në këtë vend ballkanik ekzistues në kufi me mizërie. Bile dhe duke marrë frymë mezi, mezi, ekonomia e saj akoma prodhon rreth 45 miliardë euro nga Produkti i Brendshëm Bruto për vit dhe paratë nga Brukseli nuk i tejkalojnë 3-4% prej tij. Dhe kjo në qoftë se pranojmë se, Sofja mundet të marrë çdo gjë të cilën e ndan Brukseli për të, si financa dhe fonde. Dhe kjo nuk është kështu dhe një janë paratë në letër, dhe fare tjetër subvencionet evropiane të paguara realisht Bullgarisë.
Bullgaria renditet në një nga vendet e fundit në klasifikimin mbi përvetësimin e mjeteve evropiane dhe kjo do të thotë se, nuk mund në praktikë të përdorë të gjitha të cilat i propozohen. Shembulli më i freskët për këtë është me 1 miliardë eurot, të cilat Sofja duhet t’i marrë deri në fund të vitit, në qoftë se mund ta bindë Brukselin se këto janë investime të drejta.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..
Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..