Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arka e Shëndetësisë – fuçi pa fund

Foto: arkiv

Si në çdo sferë tjetër, kështu dhe në sigurimin shëndetësor kemi sektor informal. Sipas përllogaritjeve modeste ai ka qenë nga 20 deri në 25%. Do më thonë, përafërsisht nga 500 000 deri në 850 000 bullgarë me qëndrim të përhershëm në vend nuk kanë as sigurime, as të ardhura që të paguajnë për shërbimet mjekësore. Kjo do të thotë, se grupi që nuk punon dhe nuk sigurohet, më shpesh sëmuret. Kjo pjesë e popullsisë mjekohet në saj të personave të siguruar. Kuptohet, problemi duhet të zgjidhet nga shteti –ose të marrë përsipër kontributet shëndetësore të këtyre njerëzve, ose të veçojë spitale për të varfrit.

Si çdo buxhet, edhe ai i Arkës Kombëtare të shëndetësisë ka pjesë të të ardhurve dhe pjesë të shpenzimeve. Pjesa e të ardhurve formohet në dy rrugë – kontributet tona shëndetësore. Ato përbejnë 8 % prej të ardhurve që marrim. Kjo shumë për vitin 2016 është rreth 920 mln euro. Ajo është me rreth 46 mln euro më shumë nga shuma për vitin 2015. Pjesa tjetër janë kontributet që shteti bën për personat e siguruar prej tij. Kjo shumë është rreth 500 mln euro. Me pagë mesatare mujore prej 410 euro, bullgari derdh kontribut prej afro 30 euro për sigurim. Për fëmijët dhe pensionistët shteti paguan mesatarisht rreth 10 euro ose tre herë më pak. Për këtë arsye Arka Kombëtare e Shëndetësisë bën kontribute më të larta.

Por në fakt, bullgari paguan 60% prej shpenzimeve për shëndetësinë nga xhepi i tij, ndërsa sipas studimit të organizatave joqeveritare “nën tavolinë” jepen mbi 1 mlrd euro. Kështu formohen dy buxhete të Arkës së Shëndetësisë” – “nën tavolinë dhe mbi tavolinë”. Çështja konsiston në këtë, se shteti nuk pranon, me gjithë se duhet të pranojë, se nuk është në gjendje t’i përballojë nevojat e shëndetësisë. Nga Ligji për sigurimin shëndetësor duhet të hiqet teksti, se arka merr për sipër të gjitha shërbimet. Ajo paguan jo më shumë se 45-50% prej veprimtarive mjekësore. Në këtë mënyrë arka gënjen spitalet, spitalet e gënjejnë atë, dhe në fund të fundit të prekur mbeten pacientët. Ideja, e cila do të zgjidhte problemet deri diku, është të përcaktohet përqindja, të cilën mund të paguajë Arka Kombëtare e Shëndetësisë nga tërë kostoja e shërbimit mjekësor, ndërsa të sëmurët të paguajnë pjesën tjetër me gjithë se kjo nuk është sociale.

Prej dhjetë vitesh flitet për të ashtuquajturit grupe të lidhura-diagnostikuese, sipas të cilave të bëhet pagimi i spitaleve dhe jo në bazë të shtigjeve klinike. Flitet, por nuk bëhet asgjë. Herët ose vonë kjo duhet të bëhet, sepse shtigjet klinike kërkojnë që të bëhen analiza ose procedura të caktuara, ndërsa çfarë ka ndodhur me pacientin dhe sëmundjen e tij në fund të fundit nuk ka rëndësi. Të gjitha spitalet marrin parat e tyre, i sëmuri vuan. Tek grupet e lidhura diagnostikuese është me interes, çfarë ka ndodhur me shëndetin e pacientit.

E vërteta është, se politikanët nuk kanë strategji. Për 15 vjet Ligji për sigurimin shëndetësor është ndryshuar 90 herë. Ideja ishte që parat të ndjekin pacientin, d.m.th. të paguhet për veprimtari. Në sistemin e tanishëm paratë shkojnë për struktura. Të gjitha masat që ofron edhe Ministri i tanishëm i Shëndetësisë Petër Moskov, kanë të bëjnë me spitalet. Atje shkojnë më shumë para, por spitalet duhet të jenë varianti përfundimtar. Në shtetet e zhvilluara mjete orientohen profilaksisë dhe mjekimit ambulator. Tek ne është e kundërta. Ja për se në analizën e Bankës Botërore për reformën në sektorin e shëndetësisë thuhet: “Mbulimi i shumë shërbimeve shëndetësore të profilaksisë është i ulët dhe bullgarët hospitalizohen më shpesh në krahasim me vendet e tjera në Evropë” – shenjë, se sistemi nuk ofron kombinimin e drejtë të shërbimeve.

Do më thënë sistemi nuk është i reformuar dhe do të mbetet i tillë, deri sa do të gjendet një person i guximshëm, i cili t’i rezistojë presionit të atyre për cilat kjo gjendja e tanishme është e leverdishme dhe dëshirojnë të ruajnë statukuon, që të mund të nxirren para pafund nga Arka e Shëndetësisë.

Përgatiti në shqip. Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD