“Varësia e Evropës nga pesticidet“ – mbi këtë problem përqendruan vëmendjen tonë ambientalistët e organizatës “Greenpeace – Bullgari”, duke organizuar në Sofje një forum praktik ekologjik. Konkluzioni i pjesëmarrësve të forumit është se fermerët, të cilët aplikojnë praktika bujqësore ekologjike kanë nevojë për përkrahje urgjente për të vazhduar veprimtarinë e tyre. Përparësitë e bujqësisë ekologjike janë të shumta – ajo mbron larminë biologjike, kurse ushqimi shëndetësor mund të rritet në sinkron me natyrën. Përveç dobive për natyrën bujqësia ekologjike kontribuon për zhvillimin e shkencës, inovacioneve dhe për modernizimin e teknikës bujqësore, pohojnë aktivistët e “Greenpeace – Bullgarisë”.
Dobësitë e kultivimit industriale me përdorimin e pesticideve, plehrave dhe preparateve, të cilët ndotin tokën, kanë provokuar fermerin e ri nga qyteti Montana (Bullgari Veriore) Pavlin Antov që të zhvillojë një bujqësi në përputhje me parimet natyrës. Ferma e tij përfshin 150 dynymë dhe në të kultivohen mollë në mënyrë biologjike. Para 5 vjetësh ai vetë u befasua se toka në Bullgari Veriore është e pastër dhe e përshtatshme për kultivimin e kulturave biologjike. Në rajonin e qytetit Montana nuk ka unaza të mëdha industriale, fabrikat ndotëse nuk punojnë tashmë më se 20 vjet.
Sipas Pavlin Antovit bujqësia biologjike nuk është vetëm biznes, për të ajo është prirje dhe hobi. Procesi i mbjelljes së bimëve në mënyrë biologjike nuk është i lehtë – pohon fermeri i ri nga Montana dhe vazhdon: “Shkaku kryesor tani për tani është se në Bullgari ka pak prodhues të ushqimeve biologjike, me të cilat mund të shkëmbejmë përvojë. Ka fermerë të rinj, të cilët përpiqen të vënë bazat e bujqësisë biologjike dhe ata këshillohen me njerëzit që kanë më shumë përvojë. Unë jam gati t’i përkrahë ata sepse mendoj se kur jemi më shumë dhe kur veprojmë së bashku mund të arrijmë më shumë. Rritja e frutave në mënyrë biologjike për mua është filozofi dhe mënyrë e jetesës, nuk është vetëm një urdhëresë apo një certifikatë cilësie. Në themel është dëshira që të kujdesemi për shëndetin e tokës e pastaj – për shëndetin e bimëve. Për të pasur bimë të shëndetshme duhet të kujdesemi për ushqimin dhe për ujin e tyre, që i pranojnë me anë të tokës apo gjetheve. Kjo është pikëpamja ime që është lidhur me tërë bujqësinë biologjike. Pastaj vjen përvoja, që e grumbullojmë gjatë praktikës me prova dhe gabime, me përdorimin e teknikave inovative. Merrem me rritjen e mollëve sepse fruta është shumë e dobishme dhe e shijshme. Ajo gjithmonë ndodhet në tryezën e bullgarit si një ushqim i pastër. Jo vetëm toka tek ne, por edhe klima është shumë e përshtatshme për prodhimin e të gjitha frutave dhe perimeve. Mendoj se jetojmë në një parajsë të vogël. Tashmë ekzistojnë shumë mundësi për pastrimin e tokës në se ka nevojë për të. Procesi nuk është aq i ndërlikuar. Përveç kësaj kemi mjaft resurse ujore, mjaft ditë me qiell dhe gjithçka të domosdoshme për zhvillimin e bujqësisë biologjike.”
Ky vit agrar ishte shumë i mirë për prodhuesit biologjik bullgarë. Lagështira në tokë dhe ditët e shumta diellore ishin të favorshëm për rendimentet e mira dhe prodhimtarinë cilësore. Shpresë jep edhe fakti se tek ne gjithnjë e më shumë kërkohen fruta dhe perime të rritura në mënyrë biologjike. “Cilësia e produktit tonë është e madhe, por ka deficit dhe nuk mund të mbulojmë nevojat e tregut që vazhdimisht rriten” – shpjegojnë prodhuesit. Vetëm gjatë muajit të fundit ndërmjet tregtarëve dhe furnizuesve të drejtpërdrejtë Pavlin Antov ka shitur në treg rreth 3-4 tonë mollë të pastra dhe cilësore.
“Klientët përfundimtarë njohin dhe vlerësojnë lartë mollët tona dhe i parapëlqejnë. Kemi porosi për furnizime në shumë kopshte fëmijësh në kuadrin e skemës “Frutë shkollore” të financuar nga shteti. Pavarësisht se vazhdimisht zgjerojmë sipërfaqet dhe prodhimtarinë tonë, nuk mund të plotësojmë të gjitha porositë në tregun bullgar. Klientët, të cilët provojnë produktet tona pastaj i kërkojnë dhe çmimi ynë nuk është shumë më i lartë në krahasim me frutat e rritura në mënyrë konvencionale. Gjithmonë marrim pjesë në ashtuquajturat “pazare të fermerëve” në qytetet e mëdha, ku prodhuesit iu ofrojnë produktet e tyre biologjike drejtpërsëdrejti klientëve përfundimtarë. Përveç kësaj bëjmë furnizime në shtëpitë e klientëve tona. Qëllimi ynë është që t’u sigurojmë bullgarëve molla të pastra dhe të freskëta në çmime të mira.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..