Festivali i sivjetshëm Muzikor i kushtuar Vitit të Ri filloi me koncert të këngëtares me famë botërore Aleksandrina Pendaçanska më 2 dhjetor. Ajo interpretoi arie të sopranos dhe mexosopranos nga repertori i saj. Koncerti ishte nën drejtimin e dirigjentes Speranca Skapuçi, e cila për herë të parë është në Bullgari. Ajo ka mbaruar Xhuliard Skuul, ku u njoh me shumë muzikantë bullgarë.
Në dy koncertet “Sofja mirëpret Luksemburgun” – më 11 dhe 12 dhjetor, do të dëgjojmë vepra të laureatëve të rinj të Konkursit Ndërkombëtar të Kompozimit. Ai organizohet nga bashkatdhetaria Allbena Petroviç-Vraçanska – kompozitore dhe pedagoge në Luksemburg. Autorët dhe solistët janë nga SHBA-ja, Franca, Luksemburgu, Çekia, Greqia, Bullgaria. Veprat e tyre do të ekzekutohen nga Filarmonia e të Rinjve “Pionier” me dirigjent Ljubomir Denev – bir. Pianisti dhe kompozitor Aleksandër Rajçev – bir na ofron “Udhëtim përmes kohës”. Ai do të dalë në skenë bashkë me formacionin me tela Quarto Quartet dhe me argjentinasin Matias Gonzales – bandoneon. “Klasiku dhe romantizmi” titullohet programi, të cilin do t’u ofrojnë admiruesve të tyre violinisti Dimitër Burov dhe pianisti Ljudmill Angellov. Parashikohen edhe “Koncerte mbi jastëkë” në kuadrin e të cilave në një formë të përshtatshme muzika klasike u prezantohet fëmijëve dhe prindërve. Basi me famë botërore Orlin Anastasov gjithashtu është në afishen e programit të festivalit me një koncert “Orlin Anastasov dhe miq”.
Veprimtaria e fundit e Festivalit Muzikor i kushtuar Vitit të Ri parashikohet për 1 janar të vitit 2016. Publiku dhe ekzekutuesit do të shënojnë ardhjen e Vitit të Ri me vepra të kompozitorëve De Faja, Bize, Delib, Sen-Sans, Rimski Korsakov e të tjerë. Solistë do të jenë sopranoja Federika Lombardi nga Italia dhe violinisti Vesko Eshkenazi. Dirigjent i Orkestrës së Festivalit do të jetë Hose Lluis Gomes nga Spanja.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..