Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkolla Kombëtare e Koreografisë shënon përvjetorin e 65-të të krijimit me një sërë koncertesh festive

БНР Новини

Shkolla Kombëtare e Koreografisë mbush 65 vjet nga krijimi. Pedagogë dhe nxënës përgatitën një sërë veprimtarish i kushtuara këtij përvjetori. Më shumë hollësi sjell drejtori Bojko Nedellçev:

“Në radhë të parë duhet të theksojmë, se Shkolla Kombëtare e Koreografisë jep mundësi për mësim në fushën e baletit klasik, baletit modern dhe valleve popullore bullgare. Ky është institucioni i vetëm arsimor i këtij lloji jo vetëm në Bullgari, por në tërë Gadishullin Ballkanik.  Gjatë vitit 2016 mbushen 65 vjet nga themelimi i kësaj shkolle. Krahas kësaj shënojmë edhe dy data të tjera me rëndësi – përvjetorin e 100-të të lindjes së folkloristes dhe koreografe Margarita Dikova dhe 90-vjetorin e lindjes së themeluesit të specialitetit “Valle popullore bullgare” Kirill Harallampiev. Për këtë arsye kemi përgatitur gjashtë koncerte, që fillojnë më 7 dhjetor. Programi i kësaj dite u përgatit nga nxënësit e tre specialiteteve. Më 8 dhjetor parashikojmë një shfaqje folklorike. Spektaklet janë të pasura dhe interesante. Veprimtaritë e tjera do të organizohen gjatë vitit 2016. Gjatë prillit do të shënojmë Ditën Botërore të Vallëzimit. Më 9 maj e respektojmë koreografen Margarita Dikova dhe pedagogun Kirill Harallampiev. Cikli festiv do të përfundojë më 1 qershor – Ditën e Fëmijëve. Atëherë do të japim një koncert të madh nën egjidën e UNESKO-së.”

СнимкаNdër të tjerët Shkolla Kombëtare e Koreografisë është shkolla e parë bullgare në fushën e arteve, që në vitin 2015 u pranua anëtar i sistemit të institucioneve mësimore të asocijuara pranë UNESKO-së. Më shumë fakte nga biografia e shkollës sjell prapë drejtori Bojko Nedellçev:

“Shkolla u themelua më 5 shkurt të vitit 1951. Për këtë punuan shumë kolegë. Një kontribut të madh për krijimin e saj ka Anastas Petrov – doajeni i baletit profesional bullgar. Vite me radhë ai ngulte këmbë para qeverisë së atëhershme të krijohet një shkollë e tillë. Mirëpo sikur në atë kohë nuk ekzistonin ide që të përkrahet një nismë e tillë. Rol vendimtar luajti pedagogu i madh rus i baletit Vlladimir Belij, i cili i dërgoi një letër Ministrisë së Kulturës. Në të ai theksonte, se Bullgaria e cila është një shtet me histori të lashtë, duhet të disponojë një shkollë të vet të baletit. Kështu u hodhën themelet e shkollës së parë tek ne, në të cilën mësohet këtë art. Pesë vjet më vonë, në sajë të përpjekjeve të Kirill Harallampievit dhe koreografëve të tjerë të njohur bullgarë pranë shkollës u krijua specialiteti folklorik. Kjo ndodhi në vitin 1956. Sot të shumta janë nxënësit që mësojnë vallet popullore bullgare, ndërsa ansambli folklorik i shkollës është më i miri në mbarë vendin, doemos edhe më i madhi dhe më i riu.”

СнимкаPërgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografitë janë ofruar nga Shkolla Kombëtare e Koreografisë



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Maria Bakallova ia jep Çmimin e Madh në festival regjisorit Kirill Serebrennikov

Filmi-drama "Limonov" fitoi çmimin e madh në "Cinelibri" në Sofje

Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..

rinovuar më 24-10-27 6.29.MD

Një atraksion i ri në Burgas - Muzeu i të Pamundurës zhbën iluzionet

Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ​​ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...

botuar më 24-10-26 3.15.MD
Universiteti i Lisbonës

Në Universitetin e Lisbonës studiohen bullgarishtja dhe pesë gjuhë të tjera sllave

Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..

botuar më 24-10-25 7.30.PD