Festat popullore Varvara, Sava dhe Nukullden janë lidhur me po këto data, në të cilat kisha ortodokse nderon kujtimin e Shenjtores Varvara, Dëshmore e Madhe (më 4 dhjetor), Shenjtorit Sava (5 dhjetor) dhe Shenjtorit Nikolla i Mirës së Likisë (6 dhjetor).
Si shumica e riteve folklorike – të krishtere Varvara, Sava dhe Nikullden mbajnë shumë prej tipareve të riteve pagane që me siguri janë kryer në po këto data në epokën para krishterimit. Në shumë vendbanime të Bullgarisë se Mesme Perëndimore dhe pjesës së Bullgarisë Veriperëndimore festa e Shenjtores Varvara quhet gjithashtu Krishtlindja e grave. Vajza të reja të veshura me kostumet e tyre festive popullore bëjnë vizita nëpër shtëpitë e fshatit. Mbajnë me vete qese, ku mbajnë dhuratat që marrin. Vajzat këndojnë këngë të ritit, bekojnë për shëndet dhe pjellori. Të zonjat e shtëpisë i presin me gëzim dhe u ofrojnë fruta të thata dhe arra. Po këtë ditë gratë në mëngjes bëjnë pite pa tharm. Këto pite për nder të Shenjtores Varvara bëhen për shëndet – në vend të parë të fëmijëve, pjesëtarëve të tjerë të familjes dhe bagëtisë. Qe kur janë të ngrohta gratë i lyejnë me mjaltë ose reçel dhe dalin para shtëpisë ose në ndonjë udhëkryq dhe japin prej tyre kalimtarëve. Ai qe merr copën e bukës duhet të thotë urimin “Dhëntë Zoti jetë dhe shëndet familjes suaj dhe bagëtisë në shtëpinë tuaj!” Për ditën e Shenjtores Varvara gjithashtu duhet të zihen fara dhe bime të ndryshme bishtajore, të ëmbëlsuar me mjaltë. Besohet, se ato do të zbusin plaken dhe do të parandalojnë fëmijët prej saj.
Për ditën e Shën Nikollës gatuhen bukë të ritit që janë shumë të larmishme. Bashkë me krapin e mbushur ato janë elementi i detyrueshëm i festës kushtuar këtij Shenjtori aq të respektuar, sunduesi i detit, stuhive detare dhe furtunave. Gruri për pogaçet e ditës së Shën Nikollës po përgatitej që në verë. Përzgjidhen kallinjtë më të mëdhenj të grurit. Kokrrat pastrohen mire, lahen në lumë, thahen dhe ruhen për festën. Prej tyre bluhet mielli i cili pas kësaj kalohet përmes sitës së hollë. Në ushqimin e bullgarëve prej kohë të moçme janë të pranishëm elbi, thekra, tërshëra, misri, por ato nuk përdoren për bukën e ritit. Në disa rajone të vendit gatuhet ribnik – ky është krap i mbushur, i mbështjellë në brumë, të zbukuruar si bukë e ritit. Zakonisht bukët e ritit dhe tepsia me krapin e gatuar njerëzit e sjellin në kishë që prifti t’i temjanisë. Pas kësaj në shtëpi tërë familja mblidhet rreth tryezës. Në rajone të tjera të vendit priftërinjtë bëjnë vizita shtëpi në shtëpi për të bekuar bukën dhe krapin. Nga tryeza e shtruar për ditën e Shën Nikollës nuk hiqet asgjë tërë ditën. Ndërsa dyert e shtëpisë janë të hapur për secilin – për fqinjët, të afërmit dhe kalimtarët e rastit. Deri në ditët tona festa shënohet me solemnitet të madh, sidomos në familjet në të cilat ka njerëz me emrin Nikolla, Nikollina etj., të cilët festojnë ditën e emrit.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..
Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe edicionin e gjashtëmbëdhjetë të "Festivalit të zakoneve popullore dhe kostumit autentik" në zonën e..
Ajo ka lindur më 28 korrik 1935 në fshatin Bistrec të Stranxhës në Bullgarinë Verilindore. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë në një konkurs në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Sofje, ku u miratua për korin “Filip Kutev”...