Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“A ka vende në Parajsë” – libri i debutimit i Dajan Shaer

БНР Новини
Foto: Bllagorodna Georgieva

Ajo është një grua 23 vjeçare me origjinë bullgaro-siriane. Lindi në Bullgari, këtu mbaroi arsimin dhe e konsideron veten urë midis Sirisë dhe Bullgarisë. Cili ishte arsyetimi i kësaj gruaje plotë joshje Dajan Shaer të shkruajë një libër, për më tepër me titullin “A ka vende në Parajsë”:

“Atë që ndodh në Siri, fakti se familja e të atit akoma është atje, më provokoi të shkruaj faqet e para të romanit tim. Çdo ditë e zbuloj dhembjen dhe vuajtjen e të atit, kur shikon lajmet, kur dëgjon në telefon të afërmit. Të gjitha ato emocione më prekin thellë në zemër. E respektoj të atin dhe e zgjodha këtë mënyrë – shkrimin, që të tregoj dashurinë time ndaj tij. Personazhi kryesor është një vajzë e re me emrin Saraja. Ajo martohet në Siri dhe është shumë e lumtur. Mirëpo, kur fillon lufta, gjithë jeta e saj u shndërrua... Në roman tregoj forcën e shpirtit njerëzor mbi vuajtjet dhe dhembjet. Megjithëqë heroina ime humbi të afërmit dhe dashurinë, ajo mbijeton të gjitha mundimet në emër të jetës. Historia fillon në Siri, por përfundon në Bullgari. Lexuesit do të kalojnë tërë rrugën e refugjatit bashkë me heronjtë. Ata do të përjetojnë tmerret e luftës dhe do të zbulojnë fatin e njeriut, i cili është i detyruar të bëhet refugjatë, të shkojë, të jetojë në një vend të huaj...”

Mezi pasi libri doli nga shtypi i ati i Dajanës zbuloi se ajo i është kushtuar jetës së tij dhe atdheut të tij Sirisë, të tillë siç ai e mban mend.

Bashkëbiseduesja ka kujtime të mrekullueshme nga koha, kur kalonte pushimet në Siri te të afërmit. Dajan Shaer nuk pranon ndarjen, të cilën fluksi i refugjatëve e provokon te njerëzit. Sipas saj, shumë prej refugjatëve janë njerëz të vuajtur dhe kanë nevojë për ndihmë dhe përkrahje, kudo që të shkojnë. Sepse është një tmerr që njeriu të braktisë mëmëdheun dhe të humbë familjen, të mos ka ku të strehohet. Mirëpo, duhet të kemi të qartë, se ndër refugjatët ka njerëz, të cilët nuk kërkojnë shpëtim, por asgjësim.

Pyetjes pse gjithnjë e më shumë të rinj janë të tërhequr nga terroristët dhe përfshihen në aktet terroriste, ajo iu përgjigj, se pikërisht të rinjtë më lehtë mund të manipulohen dhe te ta më lehtë mund të inspirohet ndonjë kauzë, të cilën të ndjekin. Ja përse ata përfshihen në këtë valë të dhunës.

Çfarë vend zënë në zemrën e krijueses Dajan Shaer Bullgaria dhe Siria? Me emocion ajo iu përgjigj: “Bullgaria për mua është shtëpia, në të cilën rrita. Unë i thitha traditat e saj. Këtu mora edukimin dhe arsimin. Mirëpo, në Siri janë rrënjët e mia dhe nuk është e mundshme, që të mos kthehem te ta.”

Të provokuar nga titulli i librit, e pyetëm autoren e re, për kë ka vend në Parajsë?

“Sipas meje ka vend për të gjithë ata, jeta e të cilëve u ndërpre me dhunë. Këtu në Tokë ka dy fuqi kryesore, dhe ato janë të përshkruara në librin tim. Për mua ato janë mirësia dhe dashuria. Pikërisht ato duhet të mbrojmë, që të sillemi njerëzishëm.”

Autorja e re Dajan Shaer i përcolli auditorit të Radio Bullgarisë një mesazh: “Jeta, të cilën e kemi, është vetëm një dhe tani është momenti më i mirë të jetojmë, sepse ka njerëz, për të cilët “nesër” nuk ka”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD