Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filloi edicioni i ri i nismës bamirëse “Krishtlindjet Bullgare”

БНР Новини
“Krishtlindjet Bullgare” ndihmojnë fëmijët në nevojë.
Foto: bgkoleda.bg

Edicioni i dymbëdhjetë i “Krishtlindjeve Bullgare” (2014-2015) u ishte kushtuar fëmijëve me sëmundje kongjenitale. Ai mblodhi 1 964 800 leva (1 005 013 euro). Mjetet ishin përdorur për shërimin e 500 fëmijëve bullgarë me sëmundje të rënda kronike dhe ishte blerë pajisje e teknologjisë së lartë për diagnostikim preciz  dhe për mjekim bashkëkohor për 10 spitale në shtet. Për 12 vitet e kaluara pothuaj 3000 fëmijë të sëmurë morën ndihme dhe u mjekuan në saj të dhuruesve të “Krishtlindjeve Bullgare”.

Çdo vit në Bullgari linden rreth 3 500 fëmijë me sëmundje të ndryshme kongjenitale dhe ata kanë nevojë për mjekim apo për operacione. Docente Anna Këneva, udhëheqësja e Klinikës së Pediatrisë dhe Kardiologjisë së Fëmijëve pranë Spitalit Kardiologjik Kombëtar na tregoi më shumë për këtë problem:

“Çdo vit tek ne vijnë midis 850 dhe 950 fëmijë me sëmundje të zemrës. Keqformimet kongjenitale të zemrës janë shumë dhe të ndryshme. Në këto raste me rëndësi të madhe është diagnostikimi i herët dhe i saktë. Kemi nevojë për aparaturë precize për diagnostikim dhe për kontrollimin e funksioneve jetësore pas operacionit kirurgjik. “Krishtlindjet Bullgare na ndihmoi  dhe tashmë disponojmë me një nga aparatet me ultratingull më bashkëkohore për diagnostikim të saktë. Për repartin për mjekim postoperativ ishte siguruar një sistem monitorësh, me të cilin ndjekim funksionet jetësore të fëmijëve. Morëm gjithashtu një aparat për frymëmarrje të klasës së lartë.”

Ndihma nga “Krishtlindjet Bullgare” është shumë efektive, mendon docentja Anna Këneva, e cila drejtoi urimet e saj për fushatën e ardhshme: “Dëshiroj t’u bëj thirrje njerëzve që të përkrahin fëmijët, të cilët kanë nevojë për këtë. Për shtetin është shumë e vështirë që të blejë të gjitha pajisjet e domosdoshme në rapartet e spitaleve. Ne kemi nevojë për këto aparate për të mjekuar efektivisht dhe në mënyrë bashkëkohore pacientët e vogël. Mendoj se një dhuratë prej 1 lev (50 eurocentë) nuk do të vështirësojë askush. U bëj thirrje njerëzve që të dhurojnë. Mjetet e tyre do të përdoren pikërisht atje ku ka nevojë për to.”

Më 1 dhjetor fillon edicioni i 13-të i nismës bamirëse “Krishtlindjet Bullgare” 2015/2016. Sivjet motoja është “Ndihmojini fëmijët në reanimacion”. Mikpritësi i ngjarjes ishte profesori doktor Stojan Millanov – drejtor i spitalit për mjekësi urgjente “N.I. Pirogov”. Edicioni i ri i fushatës bamirëse është nën patronazhin e presidentit Rosen Plevneliev dhe do të përqendrojë përpjekjet e tij në përkrahje të fëmijëve në gjendje kritike shëndetësore që kanë nevojë për reanimacion dhe për shërim intensiv. Ja se çfarë tha presidenti Plevneliev:

Krishtlindjet bullgare” nuk është vetëm një nismë e kreut të shtetit. Kjo është një kauzë që bashkon të gjithët në emër të fëmijëve dhe të shëndetit të tyre. Një kauzë, e cila u jep mundësi njerëzve që të tregojnë përkrahjen e tyre për fëmijët e sëmurë dhe për familjet e tyre. Kur shikojmë rezultatet e mira të kësaj përkrahjeje, atëherë gjithnjë e më shumë njerëz bashkohen rreth kësaj kauze. “Krishtlindjet Bullgare” dhuron pajisje të teknologjisë së lartë për spitalet në tërë shtetin  dhe e gjithë kjo – në sajë të këtyre që tregojnë solidaritet, humanizëm dhe simpati.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD