Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

E dua fjalën “estetikë” që do të thotë të respektosh masën” – Angell Zaberski-bir prezanton albumin e tij të ri “Like Jazz”

БНР Новини
Foto: wikipedia.org

Tema të njohura dhe të dashura të Puçinit, Çajkovskit dhe Shumanit janë frymëzimi për albumin e ri të Angell Zaberskit -bir, të realizuar me trion e tij. Premiera është më 2 dhjetor në studion koncertale të Radio Plovdivit. Aktiviteti është pjesë e edicionit të V të “Skena e dhomës” – Plovdiv.

Në album pjesët fillojnë me citate të shkurtra të veprave origjinale, duke e lënë dëgjuesin disa sekonda me tingullin autentik të incizimeve  të vjetra “kërcëlluese”. Pason një kalim drejt stilistikës së xhazit, një kalim në mënyrë shumë të natyrshme. Tërë koleksioni mund të mbajë emrin “Respekt ndaj Romantizmit”. Autori ka zgjedhur ta quaj “Like Jazz”.

Cili është vendi i albumit të ri në koleksionin e pasur të xhaz pianistit dhe kompozitor të njohur bullgar?

“Për mua kjo është një arritje. Çdo projekt i ri është një shkallë e re lart nëpër spiralin e pafund të muzikës – kjo është kredoja ime. I incizova pjesët me Stojan Jankullovin – bateri, dhe Boris Tasllevin – kontrabas. Të dytë janë muzikantë me të cilët interpretoj shpesh herë dhe  tek  të cilët gjithmonë kam besim. “Like Jazz” është albumi ynë i dytë , i pari quhet “Reflections”, ai doli para dy vjetësh. Kësaj herë vendosa t’i orientohem muzikës serioze. Ka tre pjesë mbi tema të Puçinit, dy janë nga operat “Turandot” dhe “Bohema”, ndërsa e treta është një pjesë pak e njohur për orkestër me tela. Quhet “Krizantema” dhe është shkruar në periudhën e tij të hershme krijuese, ka ndikime sllave, sipas mendimit tim. Para vitesh babai im më tha, se është mirë ta dëgjojë, por unë nuk ia kushtova vëmendjen e duhur. Pas pak kohe e dëgjova rastësisht dhe u dashurova në të. Çajkovski është i pranishëm me “Valsin e luleve” nga “Arrëthyesja” dhe me një temë të ngadaltë, vërtetë sllave nga Simfonia e tij e gjashtë. Jam përpjekur të mos ndryshojë muzikën e kompozitorëve. Kuptohet, kam përdorur para së gjithësh xhaz harmoninë, por materiali kryesor tematik është ruajtur. Më pëlqen jashtëzakonisht fjala “estetikë” dhe bile në të përditshmen time përpiqem të jem me qëndrim estetik ndaj gjithçka që bëj. Në estetikën është me rëndësi masa – edhe në jetë, edhe në muzikë. Në qoftë se kapërcesh kufirin e saj, përpjekjet bëhen të pakuptimta.”

Para disa muajve Angell Zaberski-bir ishte pjesë e një projektit tjetër “Klasikja takon xhazin”, prezantuar nga katër pianistë të njohur bullgarë në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Suksesi i këtij koncerti ka lindur idenë për një përsëritje të programit në prag të Krishtlindjeve. Ja dhe më shumë hollësi të tjera nga Angell Zaberski-bir.

“Në saj të miqve tanë nga Pallati Kombëtar i Kulturës, organizatorët e koncerteve, do të përsëritim projektin “Klasikja takon xhazin” më 20 dhjetor. Kësaj herë në të do të ketë theksa të rinj – pjesë të njohura të Krishtlindjeve. Aktualisht po punoj mbi aranzhimet. Përveç  katër pianove të mëdha në skenë  do të ketë dhe orkestër të madhe me tela, ku bëjnë pjesë nxënës të Shkollës Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” në Sofje.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kottarashky prezanton filmin "Kutia e zezë ballkanike" në Berlin

Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..

botuar më 24-11-05 6.10.PD
Pllamena Mangova dhe Rainer Honeck

Një surprizë për publikun bullgar – koncerti i parë i përbashkët i violinistit austriak Rainer Honeck dhe pianistes Pllamena Mangova

Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..

botuar më 24-11-04 7.15.PD

"Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm" – një nga këngët e përjetshme të Bullgarisë

Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..

botuar më 24-11-01 1.30.MD