Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dr. Daniella Markova: Problemi më i madh i HIV-pozitivëve është diskriminimi i tyre

БНР Новини
Foto: BGNES

Askush nuk është i siguruar! Ja se pse duhet të tregojmë përkrahjen tonë për njerëzit e infektuar me virusin e imunodefiçencës humane dhe për të afërmit e tyre. Simpatinë tonë për këta njerëz e tregojmë edhe me fjongon e kuqe më datën 1 dhjetor – ditën ndërkombëtare të SIDA-s. Sipas të dhënave të Programit Kombëtare për parandalimin dhe kontrollin e HIV-it dhe SIDA-s pranë Ministrisë së Shëndetësisë në mes të vitit 2015 zyrtarisht mbartësit e virusit kanë qenë 2169 persona. 90% të të regjistruarve të rinj janë infektuar seksualisht. Vazhdon të pakësojë përqindja e HIV-pozitivëve ndër narkomanët, të cilët përdorin injeksione – diçka që është rezultat i veprimeve të parandalimit ndër grupet në rrezik.

Më shumë për këtë sëmundje dhe për mbartësit e virusit HIV në Bullgari mësojmë nga doktoresha Daniella Markova, kryetarja e fondacionit “I”, i cili ofron konsultime dhe përkrahje psikologjike për njerëzit, të cilët jetojnë me HIV dhe për partnerët e tyre. Doktoresha Markova na shpjegoi se me saktësimin e statusit “HIV-pozitiv”, jeta e njeriut nuk përfundon. Fakti se në shtet jeton një njeri me këtë virus që nga viti 1989 dhe ai ndihet mirë dhe punon normalisht e tregon këtë. Vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur Sindromën e fituar të mungesës së imunitetit për një sëmundje kronike.

Pyetja e parë ndaj doktoreshës Markova është a secili, kush mbart virusin HIV sëmundet detyrimisht sëmuret nga SIDA?

“Jo – është kategorike doktoresha Markova dhe saktëson – Organizata Botërore e Shëndetësisë këshillon të fillohet mjekimi menjëherë pas saktësimit të statusit HIV të njeriut. Kur pacienti mjekohet dhe ka një regjim të domosdoshëm mund të jetojë për një kohë shumë të gjatë pa zhvilluar simptomat e sëmundjes së rëndë.”

Çfarë janë problemt kryesore për të infektuarit me HIV në Bullgari?

“Problemi më i madh është diskriminimi nga ana e shoqërisë. Për aq shumë vjet nuk kemi ndryshuar paragjykimet tona. Njerëzit me HIV shqetësohen sepse në shumicën e rasteve humbin miqtë dhe familjen e tyre. Shoqëria jonë nuk tregon tolerancë. Dhe nuk duhet të jetë kështu. Sepse kjo është një sëmundje dhe askush nuk është i siguruar. Shpesh të infektuarit tregojnë se nuk kanë bërë asgjë të pazakonshme. Mungesë fati.”

Mbartësit e virusit ndiejnë diskriminimin jo vetëm të shoqërisë, por edhe të mjekëve. Nganjëherë mund të jetë problematik kërkimi i mjekut familjar, sepse jo të gjithë mjekët dëshirojnë të punojnë me pacientë të tillë. Por ka edhe një lajm të mirë – të gjithë njerëzit me HIV në Bullgari mund të mjekohen falas:

“Po, në Bullgari ka mundësi për mjekim falas për secilin pacient me HIV. Varet nga dëshira e personit të infektuar” – nënvizoi doktoresha Markova.

Çfarë duhet të dinë njerëzit, të cilët komunikojnë me mbartës të virusit?

“Duhet të dinë se në kontaktet e përditshme ata nuk mund të infektohen. Këtu duhet të rikujtojmë mënyrat e infektimit – në marrëdhënie seksuale dhe me produkte gjaku. Foshnja gjithashtu mund të infektohet nga nëna, përfshin edhe me anë të ushqimit me gji. Kur njeriu e di këtë ai do të jetë i qetë sepse nuk ka rrezik për shëndetin e tij – shpjegoi ekspertja. – Mund të jep edhe shumë shembuj. Shumë nga klientët tanë nuk kanë ditur për sëmundjen e tyre për një periudhë të gjatë pas infektimit me HIV. Dhe bashkëshortët dhe bashkëshortet e tyre janë të shëndetshëm, pavarësisht se kanë pasur kontakte seksuale pa prezervativ. Natyrisht ne nuk e rekomandojmë këtë, por dua të them se infektimi nuk është i detyrueshëm bile në këto situata.

A dimë se si të marrim masa parandalimi apo besojmë se “kjo nuk mund të ndodhë me ne”?

“Më duket se mendojmë se kjo nuk mund të ndodhet me ne. E tillë është mënyra e të menduarit të bullgarit. Kur ngasim veturën gjithashtu mendojmë se duke tejkaluar makinën para nesh, me ne nuk mund të ndodhet një aksident rrugor.”

Shërimi i mbartësve të HIV-it në Bullgari zhvillohet në kuadrin e programit “Parandalim dhe kontroll të HIV-it dhe SIDA-s” pranë Ministrisë së Shëndetësisë, i cili deri në fundin e vitit 2015 financohet nga Fondi Global për SIDA-n, tuberkulozen dhe malarien. Vitin e ardhshëm mjekimi do të financohet nga shteti.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Angell Kurtellov

Në moshën 89-vjeçare, Angell Kurtellov, trashëgimtar i vëllezërve Milladinovi, votoi në Ohër

Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..

botuar më 24-10-27 7.05.MD

Banorët e Sofjes janë skeptikë se do të ketë një ndryshim pas zgjedhjeve të radhës

Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..

botuar më 24-10-27 6.28.MD

“Voto me vështirësi” për të verbërit

Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..

botuar më 24-10-27 8.30.PD