“Stabilitet, realizëm, rezultate” kështu Ministri Vlladisllav Goranov përkufizoi filozofinë e buxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm, i cili u miratua në lexim të parë.
“Buxheti për vitin 2016 është i përshtatur ndaj realitetit. Ai është funksion i asaj që prodhojmë dhe jep mjaft mundësi që shteti të zbatojë funksionet e tij: për mbrojtjen sociale të atyre bullgarëve që nuk mund t’ ia dalin vetë, për investime në kapitalin njerëzor, për sferën e mbrojtjes dhe sigurisë, ku kemi angazhime ndërkombëtare. Ky është buxheti , i cili merr në konsideratë të gjitha realitetet dhe nevojat, që do të ketë shteti gjatë vitit 2016 dhe më kryesorja garanton stabilitet në sfondin e problemeve në mjedisin rrethues, lidhur jo vetëm me sigurinë ekonomike, por edhe me atë globale” – deklaroi Ministri Goranov dhe nënvizoi, se “qëllimi kryesor i buxhetit është ulja e deficitit dhe largimi i rreziqeve, se borxhi i shtetit rritet në mënyrë jo proporcionale”.
Deficiti i parashikuar është 1,8 mlrd leva (900 mln euro). Borxhi i ri, i cili vendi ynë mund të marrë gjatë 2016 është deri në 2,56 mlrd euro. Me tekstet aktualizohet dhe buxheti i sivjetshëm.
“Nëse gjatë 2012 Bullgaria kishte deficit buxhetor prej vetëm 0,6% dhe ishte ndër shembujt më të mirë në Evropë – komenton Desisllava Nikollova nga Instituti për Ekonominë e Tregut. – Tani kemi deficitin e katërt për nga madhësia në BE – 5,8% prej PBB. Në periudhën e krizës së rëndë 2009-2012 deficiti buxhetor ishte me mbi 1 mlrd euro më i ulët nga ai qe e kemi për periudhën 2013-2015. Gjatë tre vjetëve të fundit deficitet e mëdha nuk janë të justifikuara nga situata e tërësishme ekonomike.”
Për vit të radhës Instituti për Ekonominë e Tregut përgatiti buxhet të vetë alternativ. Sipas Desillava Nikollovës, projekti i propozuar është me deficit zero, por i arritur me çmimin e reformave të rënda.
“Qëllimi ynë kryesor është të shtrëngohen shpenzimet rrjedhëse dhe shpenzimet për paga në sferën buxhetore me 10% – thotë ajo. – Ky propozim nuk është i ri, sepse ishte parashikuar në projektbuxhetin e qeverisë për vitin 2015. Për fat të keq, qeveria dështoi në këtë iniciativë të saj.”
Sipas buxhetit alternativ vitin tjetër mund ta përfundojmë me deficit buxhetor zero, kundrejt parashikimit të qeverisë për 2%, nëse qeveria ndërmerr reformë serioze në sektorin “Drejtësi dhe rend i brendshëm”, çan monopolin e Arkës së Shëndetësisë dhe racionalizon buxhetet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
“Sivjet për herë parë u kushtojmë më shumë vëmendje buxheteve të pushtetit gjyqësor dhe të Ministrisë së Brendshme – vazhdon Desillava Nikollova. – Në drejtim të pushtetit gjyqësor ne jemi kampion për nga numri i prokurorëve dhe gjyqtarëve për frymë të popullsisë. Të mos flasim për administratën madhështore, e cila është më e madhja në Evropë. Bëhet fjalë për mungesë të efektivitetit. Duhet të mendohet për optimizimin e shpërndarjes së këtij resursit.”
Instituti për Ekonominë e Tregut propozon që të hiqen tatimet joefektive si tatim mbi dividendin (tani 5%), tatimi mbi interesin (tani 8%), mbi trashëgiminë, gjithashtu të ulet tatimi mbi tregtarët vetiak deri në 10% (tani 15%). Sipas Desisllava Nikollovës , në qoftë se do të kufizohen preferencat tatimore dhe lehtësitë për agrarët, TVSH-ja preferenciale për turizmin, i cili tejkalon me një të pestën të ardhurat nga tatimet në bashkitë – efekti mbi të ardhurat për thesarin do të jetë i vogël, por do të çojë në rritje të sipërmarrjes dhe konsumit dhe në këtë mënyre do të ndikojë mbi rritjen e ekonomisë. Qeveria duhet, gjithashtu të heq dorë nga rritja e planifikuar e kontributeve shoqërore për pensionimin. Përveç kësaj, menaxhimi më aktiv i pronës publike mund të arrihet nëpërmjet privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore me borxhe si “Postat bullgare” dhe “Hekurudhat bullgare”. Sipas përllogaritjeve të Institutit efekti i përgjithshëm prej këtyre ndryshimeve është përafërsisht 1,4 mlrd leva pa përfshirë të ardhurat nga privatizimi.
Nga Instituti për Ekonominë e Tregut kanë llogaritur, se gjatë vitit të ri secili taksapagues duhet të paguajë mesatarisht 4 857 leva. Kemi dhe borxhe prej 3 711 levash që do t’i shlyejmë në të ardhmen.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..