Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti 2010 – Kristalina Georgieva: “Është me rëndësi të dimë, se jemi barabartë me të gjithë në Evropë”

БНР Новини
Foto: BGNES

“Atë që ndodh në botë, na prek. Dhe sa më shumë i mbyllim sytë, sa më shumë përqendrohemi në problemet tona të brendshme, sa më shumë e kufizojmë horizontin tonë, aq më pak adekuat bëhemi në marrjen e vendimeve brenda në vend. Prandaj mund të them, se bullgarët me pozita të cilët na lidhin me botën hapin një dritare për vendin tonë, e cila i ndihmon Bullgarisë.” Këtë e tha zonja Kristalina Georgieva në një intervistë pak pasi e mori postin zëvendës kryetare dhe komisionare e buxhetit dhe resurseve njerëzore në Komisionin “Junker”. Ky është mandati i saj i dytë si komisionare evropiane zgjedhur nga Bullgaria. Mandati i saj i parë filloi më 9 shkurt të vitit 2010. Po atë vit më 30 nëntor ajo u shpall “komisionar i vitit” dhe “evropian i vitit” në klasifikimin vjetor të botimit elektronik “European Voice”. Kjo ishte një njohje për punën e saj në menaxhimin e katastrofave humanitare në Haiti dhe Pakistan.

Kristalina Georgieva është ekonomiste dhe pedagoge, docente në Katedrën “Ekonomi” të Universitetit të Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore në Sofje, nëpunëse dhe zëvendës presidente e Bankës Botërore. Nominimi i saj për komisionar nga qeveria bullgare u bë si rezultat i rrethanave të jashtëzakonshme, pasi ish ministrja e punëve të jashtme Rumjana Zheleva u dështua gjatë dëgjimit në Parlamentin Evropian. Sfera e komisionarit bullgar u ruajt, por komisioni priste ndonjë kandidaturë tjetër. Pak më vonë zonja Georgieva tha, se bashkëpunimi ndërkombëtar, ndihma humanitare dhe reagimi në rast krize është një sferë e njohur për të, sepse në Bankën Botërore bashkëpunonte me sistemin e OKB-së, me Kryqin e Kuq. Ja përse me mirënjohje e pranon propozimin. Më 3 shkurt të vitit 2010 Komisioni i Zhvillimit pranë Parlamentit Evropian e dëgjoi zonjën Kristalina Georgieva, e cila tregoi dituri të thelluara në fushën, në të cilën do të punonte:

“Zonja dhe zotërinj deputetë, për mua është nder dhe privilegji të qëndroj këtu sot si kandidat komisionare për portofolin e ri të bashkëpunimit ndërkombëtar, ndihmës humanitare dhe reagimeve në rast krize. Kjo është dhe një përgjegjësi të madhe, sepse për njerëzit që janë në nevojë ky është portofoli më i rëndësishëm i komisionit. Ne në bashkim pranojmë, se ka një fakt i trishtuar – gjithnjë e më shumë për nga numri bëhen fatkeqësitë natyrore. Kjo është një domosdoshmëri që ndihma humanitare dhe mbrojtja civile të integrohen, sepse ata punojnë krahë për krahë. Mësova, se më se 90 për qind prej shtetasve tanë dëshirojnë, që Evropa të ketë një gatishmëri më të madhe për reagim në rast fatkeqësie në botë.”

Kjo ishte deklarata e zonjës Kristalina Georgieva si kandidate e komisionares evropiane, që ruhet në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare.

Më 9 shkurt të vitit 2010 Kristalina Georgieva e mori postin e komisionares së bashkëpunimit ndërkombëtar, ndihmës humanitare dhe reagimit në rast krize në komisionin “Barozo”. Kjo ndodhi vetëm një muaj pas tërmetit që ra në Haiti. Ajo koordinonte ndihmën humanitare të siguruar nga BE-ja, ndërsa bashkimi u bë donatori kryesor i shtetit të dëmtuar. Një moment tjetër i rëndësishëm i mandatit të saj ishte koordinimi i ndihmës evropiane pas tërmetit në Kili dhe pas përmbytjeve në Pakistan. Puna e saj kishte të bëjë jo vetëm me administrimin, por edhe me udhëtim deri te vendet, ku kishte nevojë për ndihmë – deri te Darfuri, që të tërheq vëmendjen te konflikti “i harruar” aty, deri te Kirgjistani në përgjigje të konfliktit të shpërthyer aty, deri te Hungaria Perëndimore, e cila u dëmtua nga derdhja e baltës së kuqe toksike nga një mbeturinore. Gjatë mandatit të parë punonte për formimin e kapacitetit të BE-së për reagime në rast krize, për formimin e një Korpusi Evropian të Vullnetarëve e shumë të tjerë.

Sipas gazetës franceze “Mond”, Kristalina Georgieva është një nga pak befasitë e Komisionit të mëparshëm: “Në postin e saj si komisionare e ndihmës humanitare bullgarja arriti qëllimi pothuajse i pamundshëm – t’i japë shpirt një Evrope, e cila kishte një domosdoshmëri të ethshme për këtë gjatë viteve të fundit.”

Gjatë mandatit të dytë – në Komisionin “Junker”, Kristalina Georgieva zuri postin e zëvendës kryetares dhe komisionare të buxhetit dhe resurseve njerëzore. Në këtë post ajo ndjek punën e Dikasterit Evropian të Luftimit të Mashtrimeve – OLAF, dikastereve të pagimit dhe të emërimit, përgjigjet për 30 mijë nëpunës dhe disponon një buxhet vjetor nga 140 miliardë euro. Ajo menaxhon dhe kontrakton buxhetin e BE-së, garanton se mjetet harxhohen në mënyrë efektive dhe efikase, mbron buxhetin nga mashtrime dhe korrupsioni. Zgjedhja e saj në këtë post u caktua nga presidenti bullgar Rosen Plevneliev si “një sukses i madh për Bullgarinë”. Dhe në të vërtetë, për herë të parë një bullgar zë një post të tillë aq të lartë në Komisionin Evropian. “Do të vazhdoj të punoj nga gjithë zemra. Kjo është një arritje e madhe, rezultat i punës sonë pesëvjeçare. Është  me rëndësi për sedrën e bullgarëve të dimë, se mund të qëndrojmë në një nivel me të gjithë në Evropë.” Kështu Kristalina Georgieva komentoi mandatin e saj të dytë si komisionare bullgare në BE-në.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viti 1996 – Vrasja e Andrej Llukanovit

Data 2 tetor 1996 do të mbahet mend me vrasjen e parë të një kryeministri bullgar, pavarësisht dhe ish, në historinë tonë më të re. Përpara tij të njëjtin fat, por pas një procesi gjyqësor të dirizhuar dhe një dënim me vdekje të paracaktuar, të..

botuar më 15-08-08 11.50.PD

Vitet 1995-1997 – Dimrat e pakënaqësisë sonë – pjesa e parë

Për herë të parë në rubrikën “80 vjet në 80 javë” do t’u bëjmë pasqyrë ngjarjeve të tri viteve 1995-1997. Kjo pasi qeveria e kryeministrit Zhan Videnov është simptomatike për periudhën e pasuksesshme, në të cilën vazhdojmë të jetojmë edhe më sot. Pasi..

botuar më 15-08-01 10.35.PD

Viti 1994 – Vera, në të cilën Zoti ishte bullgar

Vera e vitit 1994 mbahet mend me Kampionatin Botëror të Futbollit në SHBA-në. Bullgaria merrte pjesë herën e gjashtë në finale botërore. Dhe kjo pasi 9 muaj para kësaj më 17 nëntor të vitit 1993 në stadiumin e Parisit “Park de Prens” vendosej kush,..

botuar më 15-07-25 10.15.PD