Ne, bullgarët, jemi ndër popujt me traditat më të vjetra të ruajtura në Evropë dhe do të ishte gabim nëse nuk ua dorëzojmë brezave të rinj. Entuziastët nga Asociacioni për zhvillimin e arteve dhe zejeve e kanë kthyer këtë detyrë në mision dhe objektiv të tyre kryesor. Çdo vit ata kërkojnë dhe lidhen me dhjetëra mjeshtër të zejeve, me interpretues dhe studiues në fushën e folklorit nga të gjitha këndet e vendit tonë. Ideja është nëpërmjet dorëzimit të çmimit të përvitshëm “Mbrojtësi i traditave” të tërhiqet vëmendja e shoqërisë dhe të institucioneve ndaj njerëzve, që u janë përkushtuar hobisë dhe profesionit, në thelbin e të cilëve qëndrojnë traditat popullore. “Askush nuk dyshon në rolin e këtij lloji krijuesish, të cilët me punën e tyre mbrojnë identitetit kombëtar bullgar”, janë të bindur themeluesit e çmimit.
Secili krijues, bile secili bullgar mund të propozohet për këtë dallim të nderit, me kusht se është i njohur kontributi i tij për “ruajtjen e shpirtit bullgar”. Kategoritë janë të ndryshme: për folklor, zeje, art figurativ, kulinari tradicionale, personalitet, organizatë ose vendbanim. Juria vlerëson secilin prej propozimeve të paraqitura. Më shumë vlerësohen personalitetet të cilët përveç se mbrojnë traditat, arrijnë t’i popullarizojnë dhe t’i përhapin. Një shembull tipik në këtë drejtim është Rosica Staneva nga qyteti Pavlikeni. Ajo ka filluar të endë në tezgjah vetëm para 4 vjetësh, por tashmë merr pjesë në të gjitha festivalet. Gjithmonë është me tezgjahun e vet dhe prezanton para publikut si punohet me të. U ka dorëzuar përvojën e vet dhjetëra njerëzve të rinj. Shume njerëz të tjerë si Rosica u janë përkushtuar traditave. Ata zakonisht kanë shfaqje jo vetëm në një prej fushave të përmendura, këtë e ka vënë re në punën e saj Marieta Nedkova, anëtare e Asociacionit për zejet dhe mjeshtre e aftë të artikujve prej lëkurës dhe plastikëve prej fijeve të leshit.
“Mbrojtësit e traditave janë bullgarë të vërtetë. Mesazhi i iniciativës sonë është që çdo njeri në vendin tonë të konsiderojë veten si mbrojtës i traditave që të ndihet krenar, të ndërgjegjësojë përkatësinë e vet kombëtare – tregon Marieta Nedkova. – Bullgarët kanë kontribut në zhvillimin e kulturës botërore dhe duhet të interesohemi për këtë. Tradita është e gjallë kur transmetohet nga një njeri në tjetrin. Për fat të keq, këta njerëz nuk janë të njohur në shoqërinë tonë dhe nuk ka njohje shoqërore për veprën e tyre. Shpesh herë i nënvlerësojnë, ndërsa ata janë krijues të vërtetë dhe mbartës të talentit të rrallë në fusha të ndryshme.
Zejtarët qo bëjnë artikuj të autorit, i vënë në to shpirtin dhe zemrën e tyre. Në treg mund të blihen shumë kartolina të punuara me dorë, të ngjitura me letër ose me piktura të ndryshme, por në to nuk është i pranishëm element i kulturës sonë tradicionale, ato shpesh herë janë bërë dhe në vende të tjera. Mungojnë në to krijimtaria dhe ngrohtësia, që mbajnë zejet e vjetra si gdhendja mbi dru, arti figurativ, përpunimi i lëkurës. Nëpërmjet tyre ruhet tradita shekullore, e cila vihet re në ornamentet e stilin e mjeshtrit i cili i ka bërë. Zeja u transmetohet nga prindërit fëmijëve, ajo nuk mësohet nga tekstet shkollore dhe nga filmat në internet. Mjeshtri mund të tregojë disa sekrete të zejes, të ta orientojë në disa specifika, të shohësh si organizohet prodhimi i zejtarisë, si komunikohet me publikun.”
Pjesë e iniciativës “Mbrojtësi i traditave” është tryeza e rrumbullakët kombëtare, kushtuar shkollave, që kanë klasa të specializuar me orientim tek artet. Asociacioni i mbrojtësve të traditave përpiqet të prezantojë arritjet e nxënësve të tyre, të vërë theksin mbi rëndësinë e inkurajimin e arteve dhe zejeve në shkollë. Nxënëse e klasës së profiluar në Shkollën 144 në Sofje për fëmijë me interesa ndaj folklorit është Iva Koteva. Ajo është 13 vjeçare dhe ishte ndër të nominuarit për “Mbrojtësi i traditave” në kategorinë “folklor”. Interpretimi i saj në skenë shkaktoi admirimin e publikut.
“Mësuesja ime është këngëtarja popullore Binka Dobreva, kam çmime dhe pjesëmarrje në shumë konkurse folklorike – rrëfen Iva Koteva. – Ndihem e lidhur me traditat, sepse dua të shtyjë gjithnjë e më shumë njerëz të ndihen krenarë, se janë bullgarë dhe ta ruajnë këtë ndjenje në vetveten. Shokët e shkollës gjithashtu më përkrahin dhe unë mendoj, se tashmë edhe fëmijët në Sofje duan shumë këngët popullore bullgare dhe krenohen me to. Më fortë e ndjej lidhjen me traditat, kur kthehem në fshatin Borino në malet e Rodopeve. Atje njerëzit më njohin, mbajnë mend stërgjyshin tim, i cili ka qenë themeluesi i Orkestrës folklorike “100 kaba gajdet”.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..
Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..
Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..