Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Anastas Naumov – “Muzika popullore është akademia ime”

Foto: arkiv

Anastas Naumov është folklorist dhe dirigjent, i cili ia ka kushtuar jetën e vet muzikës popullore bullgare. Ai u nda nga jeta para disa muajsh në moshën 87 vjeç duke na lërë një trashëgimi të pasur prej orkestrimesh muzikore sipas bazës folklorike. Ai ka një meritë të madhe për thesarin e madh prej incizimesh të muzikës popullore në fondin e Radios Kombëtare Bullgare.

Anastas Naumov ka lindur më 27 janar të vitit 1928 në qytetin Varna. Ai i ka rrënjat e veta te një fis i vjetër nga Rilindja. Gjyshi i tij ka qenë prift dhe Apostull i Kryengritjes së Ilindenit. Atij Anastas Naumov ia kushtoi veprën e vet “Vallja e Komitëve”. Që së fëmijë ai filloi të luajë në violinë. Talenti i tij e çoi në Shkollën Muzikore, te Hristina Stojanova, e cila formoi shijen e muzikantit të vogël ndaj të gjitha gjinive. Një vazhdim i natyrshëm i zhvillimit të tij profesional ishte arsimi në Akademinë Muzikore. Siç vetë ai thotë rruga e tij profesionale dhe krijuese ka filluar në Degën Muzikore të Radio Sofjes. Kompozitori thotë: “Si një njeri i ri, tregoja interes ndaj muzikës zbavitëse, atëherë e quanim “muzikë të estradës”, si edhe ndaj muzikës korale. Ndoshta isha motivuar nga fakti se së pari kisha punuar si redaktor në redaksinë “Muzika korale”, por fati më ndihmoi për t’u orientuar ndaj krijimtarisë folklorike, pasi u emërova në redaksinë “Muzika Popullore” në Radio.”

Në atë kohë Naumov kishte vetëm përgatitje teorike nga Akademia Muzikore, te prof. Stojan Xhuxhev. Për të puna në redaksinë “Muzika Popullore” të Radios Kombëtare Bullgare ishte një territor krejt i ri.

Detyra kryesore e redaksisë ishte përgatitja e incizimeve të muzikës folklorike, të interpretuar nga këngëtarët dhe instrumentistët, grupet folklorike dhe koret dhe ansamblet amatore folklorike, të cilat krijoheshin në atë kohë sipas shembullit të ansamblit folklorik “Filip Kutev”.

Me këtë rast kompozitori thotë – “Kontaktet e mia personale me interpretuesit folklorikë u bënë shkak për t’u dashuruar me folklorin dhe ai u bë fati im – baza e krijimtarisë sime.”

Në fillim të vitit 1962 Anastas Naumov mori ofertë për të shkuar në Sliven për disa vjet, ku duhej të krijojnte Ansamblin për këngë dhe valle popullore. Pas gjashtë muajsh të punës aktive, u mbajt premiera e ansamblit.

“Puna ime me këtë ansambël për mendimin tim ishte një shkollë e vërtetë për folklorin bullgar. Ky ishte një laborator, në të cilin unë i përgatitja interpretuesit dhe në të njëjtën kohë unë mësohesha nga ata.” Pas katër vitesh në Sliven, plotë shumë punë, shumë koncerte, festivale dhe pjesëmarrje të veçanta Anastas Naumov u kthye në Radio për ta vazhduar punën e vet atje si shef i redaksisë “Muzika Popullore”.

Gjatë të gjitha këtyre viteve muzikanti incizoi dhe përpunoi muzikë për shumë solistë, si Vëllkana Stojanova, Janka Rupkina, Kalinka Vëllçeva, Ollga Borisova, Stajka Gjokova, Eva Georgieva, Dobra Savova, dueti Kremena Stançeva dhe Vasillka Andonova, Ilia Argirov, Marin Ivanov, Dimka Vlladimirova, Georgi Çilingirov, fyelltarët Cvjatko Bllagoev dhe Stojan Velikov, gajdexhinjtë Kostadin Varimezov dhe Nikolla Atanasov e shumë të tjerë. Në këtë periudhë Anastas Naumov shkroi këngët e tij më të mira korale dhe pjesët për orkestër për korin “Misteri i Zërave Bullgarë” dhe për orkestrën virtuoze popullore të Radios Kombëtare Bullgare. Kompozitori ka mbi dy mijë këngë të kompozuara nga ai, si dhe orkestrime të tij të këngëve popullore për solistë me orkestër, këngë a capella, këngë për ansambël dhe pjesë për orkestër, të cilat janë një pjesë e pandarë e repertorit të grupeve folklorike edhe deri më sot e kësaj dite.

Ai na lëri muzikë të mrekullueshme dhe emri e tij do të dëgjohet shumë vite në skenë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Iva Krumova dhe Anabell Casaboff (djathtas)
foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit

Anabell Casaboff, një balerinë nga Buenos Aires, e dashuruar me vallet popullore bullgare

Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..

botuar më 24-11-17 8.55.PD

Kur shijet gastronomike udhëtojnë nëpër kohë - turet e kuzhinës po bëhen gjithnjë e më të njohura tek të rinjtë në vendin tonë

Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..

botuar më 24-11-03 8.35.PD

Fabrice Petit - një muzikant i huaj i dashuruar me muzikën folklorike bullgare

Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..

botuar më 24-10-06 8.35.PD