Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pushteti ekzekutiv uli në gjunjë para arbitraritetit policor

БНР Новини
Foto: BGNES

Tashmë dy ditë me radhë ashtuquajturat protesta policore krijojnë tension dhe pakënaqësi në shoqëri. Të martën pa respektuar ligjet, rregullat dhe etikën profesionale, nëpunësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme bllokuan udhëkryqe kryesore të Sofjes dhe të qyteteve të tjera. Kështu paralizuan trafikun dhe treguan një qëndrim mosrespektues ndaj qytetarëve. Por më e rëndësishmja ishte se pushteti ekzekutiv uli në gjunjë para tyre.

Skenari u përsërit të mërkurën, pavarësisht nga kompromiset e bëra nga ministrja e punëve të brendshme Rumjana Bëçvarova. Këtë herë policët ishin përkrahur nga kolegët e tyre të Policisë Doganore, të cilët bllokuan pa paralajmërim autostradat deri në Greqinë dhe Turqinë. Dhe kjo nuk është gjithçka – organizatat sindikale të ministrisë shpallën protestë mbarëkombëtare për datën 8 nëntor.

Çfarë i zemëroi aq shumë mbrojtësit e rendit publik? Të hënën ministrja Bëçvarova dhe homologu i saj nga Ministria e Financave Vlladisllav Goranov shpallën projektligjin për buxhet shtetëror për vitin 2016. Në të parashikohet pakësim të kompensimeve të nëpunësve me uniforma për pensionim (ato kompensime tashmë do të bëhen 10 rroga mujore, në vend të 20-ët deri tani). Parashikohen edhe 20 ditë pushin për vit në vend të 30-at e deritanishme. Nëpunësit do të humbin edhe përfitime të tjera sociale.

Por ndoshta askush nuk pritej një reagim aq të ashpër dhe të skajshëm. Ministrat në fjalë morën përkrahjen e kryeministrit Bojko Borisov, i cili tha se protestat janë të paligjshme dhe premtoi se policët që morën pjesë në bllokimin e rrugëve do të ndëshkohen. Përgjigja e protestuesve nuk vonoi – këtë herë ishin bllokuar jo vetëm rrugët, por edhe autostradat ndërkombëtare.

Këtu duket logjik konstatimi i disa analizatorëve, të cilët mendojnë se sot Ministria e Punëve të Brendshme funksionon si një strukturë paralele jashtë ligjit në një Frankenshtajn bullgar në kohën e tranzicionit nga totalitarizmi në një demokraci evropiane.

Por le të drejtohemi tek disa shifra dhe fakte. Në sistemin e Ministrisë së Punëve të Brendshme punojnë 60 mijë veta, duke pasur parasysh se në shtet jetojnë pak më se 7 mln veta. Sipas statistikave kjo do të thotë se për nga policët për frymë të popullsisë Bullgaria renditet në vendet prijëse jo vetëm në Evropë, por edhe në botë. Atëherë pse kriminaliteti dhe korrupsioni lulëzojnë? Përgjigja logjike është se njerëzit që punojnë në këtë institucion nuk mund apo nuk dëshirojnë të kryejnë punën e tyre. Në hapësirën publike ka hipoteza se disa nëpunës marrin para jo vetëm për punën e tyre shtetërore, por edhe për punën e tyre për mafie të ndryshme që merren me trafikim dhe tregti me narkotikë, trafikim me prostituta dhe migrante, me kontrabandë të mallrave pa akcizë e kështu me radhë. Është kureshtar mendimi i organizatave të punëdhënësve në Bullgare, i shprehur në deklaratën e tyre në lidhje me protestat e policëve. Ata mendojnë se në situatën e këtij efikasiteti të Ministrisë së Punëve të Brendshme, prodhuesit dhe qytetarët janë detyruar të “paguajnë për akoma një Ministri të tillë në formën e sektorit privat të sigurisë”.

Nga ana tjetër çdo vit për Ministrinë e Punëve të Brendshme harxhohen mijëra euro nga buxheti shtetëror, 95% prej të cilave përdoren për rroga dhe kompensime të tjera financiare dhe materiale për nëpunësit. Pse është kështu? Po të jemi të sinqertë tashmë më se çerek shekull pas rrëzimit të Murit të Berlinit, në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në Ministrinë e Mbrojtjes ndryshime të vërteta nuk janë bërë. Në kohën e totalitarizmit njerëzit që punonin në këto struktura merrnin shumë privilegje për të siguruar qetësinë e qeveritarëve e Partisë Komuniste. Kështu u formua një kastë e cila funksionon edhe sot. Mbetet shpresa se më në fund institucionet shtetërore do të kapërcejnë frikën dhe do të zhvillojnë reforma reale edhe atje. Ministrat Goranov dhe Bëçvarova bënë një përpjekje të ndrojtur në këtë drejtim me mekanizmat financiare dhe duket se tani për tani ajo mbetet e pasuksesshme.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fushata e dobët zgjedhore dhe pritshmëria për një tjetër votim të parakohshëm vitin e ardhshëm

Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..

botuar më 24-10-25 1.22.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë bën thirrje që të votohet për finalen e 'Lojës së Zgjedhjeve'

Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..

botuar më 24-10-23 1.16.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..

botuar më 24-10-19 7.35.PD