“100 vjet Sinatra” quhet spektakli, premiera e të cilit është sot në sallën № 3 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. E prezanton Vasill Petrovi bashkë me kolektivin e madh të “Bras Asociacionit” me dirigjent Angell Zaberski-bir. Koncerti është ne lidhje me përvjetorin 100 vjeçar të lindjes së këngëtarit legjendar amerikan me origjinë italiane Frank Sinatra, i cili quhet gjithashtu “The Voice” dhe “Ol’ Blue Eyes” (“Zëri” dhe “Sytë blu”).
Shou e përgatitur nga Vasill Petrovi dhe ekipi i tij kujton shfaqjet skenike të Sinatrës në Las Vegas në vitet 60 të shekullit të XX si dhe programin e tij legjendar me kompozitorin dhe pianistin brazilian Antonio Karlos Zhobim. Ndër këngët e përfshira në koncertin spektakël, kuptohet, është dhe kënga e tij e papërsëritshme “My way”.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Stenli e hap vitin me këngën e tij të re "Nëse është e nevojshme" - një këngë që do të përfshihet në albumin e tij të ri. "Nëse është e nevojshme" ka tingullin tipik modern të muzikës së stilit pop të këngëve të artistit të njohur dhe, si gjithmonë, bën..
Ata kanë mbi tre mijë shfaqje muzikore. Këngët e tyre "Rruga e gjatë për në shtëpi" dhe "Luledielli" janë përfshirë në disa tekste shkollore të muzikës në Bullgari. Dhjetëra janë hitet e tyre, çmimet dhe nominimet për punën e tyre, por ata e pranojnë..
Interpretuesit e njohur bullgar Vasill Najdenov dhe dyshja “Vëllezërit Argirovi” i njohim individualisht prej disa dekadash, por që tani kanë regjistruar për herë të parë një këngë të përbashkët me titull "Atje, në kthesë". Teksti, i cili tregon për..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare, e drejtuar nga maestro Dimitër Hristov , po përgatit një turne pranveror në mars. Të..
Fillimi i vitit 2025 është më se i frytshëm për këngëtaren Desi Dobreva – krahas udhëtimeve nëpër botë, ajo arriti të incizojë një këngë të dytë. Pas..