Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Makina elektrike nuk është iluzion, kurse është një investim i arsyeshëm

БНР Новини
Foto: EPA/BGNES

Ide që mund të zbatohen në praktikë dhe të cilat do të pakësojnë bllokimet e rrugëve ekzistojnë dhe tashmë bile zbatohen në shumë shtete. Për shembull udhëtimi i më shumë se një personi në një automjet inkurajohet me masa të ndryshme – vija të veçanta rrugore (sipas shembullit të vijave të autobusëve) . Në disa shtete kompanitë i paguajnë suplementarisht nëpunësit e tyre në se udhëtojnë deri në vendin e punës me biçikletë. Studimet tregojnë se përdorimi i makinave elektrike për “udhëtime të përbashkëta” (siç janë njohur në Bullgari udhëtimet e 3-4 njerëzve që mblidhen posaçërisht për të udhëtuar në një drejtim të përcaktuar), pakësojnë trafikun 3-4 herë.

Asociacioni Bullgar “Makina Elektrike ” po përpunon një projekt për instalimin e 5 stacioneve karikuese në vende komode në Sofje, të cilat do të përdoren falas. Verturat elektrike do të mund të karikohen për 30-40 minuta. Po punohet edhe për vendosjen e stacioneve të tilla në autostradën “Trakia”. Ideja është që pas ndërtimit të stacioneve të tilla të mund të udhëtohet nga Sofja deri në Burgas (në bregdetin tonë) me dy karikime prej gjysmë ore. Kështu makinat elektrike do të mund të përdoren jo vetëm si makina për qytet. Po përpunohen edhe projekte pilote për “makina të përbashkëta” në qytetet Sofje, Plovdiv, Varna dhe Burgas.

“Motivimet për përdorimin e makinave elektrike nuk janë pak – në vend të parë ato janë ekonomike, nga ana tjetër me rëndësi është fakti se nuk emetojnë gaze dhe kështu kujdesem për gjendjen e mirë të ambientit”. Këtë e tha në një intervistë për Radio Bullgarinë presidenti i Asociacionit “Makina Elektrike” Angell Nikollov. “Çmimi më i lartë fillestar pastaj kompensohet sepse shpenzimi i lëndës djegëse është 1 litër për 100 kilometra, kjo do të thotë 2 leva për 100 kilometra. Përveç kësaj shërbimi i këtyre makinave në përgjithësi është më i lirë. Llogaritjet tona tregojnë se në 200 mijë km për vit (kjo është mesatarisht 55 km për ditë) vetura elektrike kushton më pak nga pikëpamja e mirëmbajtjes.”

Po ekzistojnë masa për inkurajimin e përdorimit të makinave elektrike në disa bashki bullgare – nuk paguhet tatim rrugor, mund të parkohet falas në zonat e ngarkuara të qyteteve. Në Sofje pjesëmarrësit e zgjedhjeve që sapo kaluan, në programet e tyre prekën temën për përdorimin e makinave elektrike. Në të ardhmen e afërt do të kuptojnë a do të zbatohen këto programe. Angell Nikollov tha gjithashtu:

“Sipas planit kombëtar për vitin 2014 prokurimet publike për mobile elektrike dhe për infrastrukturë duhej të ishin detyrimisht 6%. Por verifikimet e bëra në Agjencinë e Prokurimeve Publike tregon se atje janë regjistruar vetëm 5 prokurime të tilla – diçka që është krejt e pamjaftueshme. Vetë institucionet shtetërore duhet të fillojnë të japin shembull duke blerë automjete të tilla. Kjo parashikohet edhe në ligj, por praktika është ndryshe.”

Çfarë janë prognozat tuaja për të ardhmen e transportit në Bullgari?

“Shpresoj se brenda 5 vjetëve të ardhshëm përqindja e mobileve elektrike do të bëhet 5. Kjo do të jetë shumë mirë sepse atëherë ato do të vihen re në rrugët bullgare. Është paradoksale se tani ato nuk vihen re sepse janë pak dhe sepse nuk lëshojnë gaze dhe zhurmë. Gjithashtu do të jetë shumë mirë po të zhvillohet kultura e “udhëtimeve të përbashkëta” me vetura elektrike. Në se njerëzit mund të përdoren makina të tilla me qira për udhëtime me njerëz të tjerë, ata do të mund t’i provojnë dhe pastaj më lehtësisht do të bëjnë hapën e drejtë – të blejnë makinë elektrike për familjen e tyre.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stanisllav Popdonçev

Biznesi është i shqetësuar se kriza politike po pengon zhvillimin e vendit

Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..

botuar më 24-11-12 10.45.PD

“Lukoil” mohoi se është duke negociuar me një konsorcium për shitjen e rafinerisë në Burgas

Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..

botuar më 24-11-07 3.09.MD
Vlladimir Malinov

Ministri i еnergjisë mësoi nga mediat për shitjen e “Lukoil Neftohim Burgas” nga kompania ruse

Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..

botuar më 24-11-06 5.37.MD