Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mesazhet muzikore të këngëtares popullore Dimka Vlladimirova

Foto: bg-popfolk.com

“Kënga popullore është jeta ime. Që nga mosha fëmijërore gjithmonë kam kënduar. Për këtë u jam mirënjohur prindërve të mi dhe tërë fisit tim. Në shtëpi të gjithë këndonin, ndërsa nga radioja dhe gramafoni i vjetër dëgjonim muzikë popullore” – këto janë fjalë të Dimka Vlladimirovës. Ajo ka lindur në fshatin Bistrec, që shtrihet në rrëzat e malit Stranxha. Për vajzën e talentuar më të dashur ishin këngët e krahinës së lindjes, të cilët ajo i mbante mend dhe i interpretonte me gëzim.  Talenti i saj u vu re që kur ishte nxënëse – 10 vjeçare ajo u dallua me Çmimin e parë në Festivalin e veprimtarisë amatore, më vonë u bë mbajtëse e medaljes së artë në një garë kombëtare në qytetin Burgas. 17 vjeçare ajo u paraqit në konkurs për  Ansamblin Shtetëror për Këngë dhe Valle Popullore dhe personalisht dirigjenti i tij Filip Kutev e miratoi për kolektivin koral.

Disa vite më vonë në Radion Kombëtare Bullgare u shpall konkurs për plotësimin e ansamblit  folklorik  Dimka Vlladimirova u paraqit me sukses në të dhe u bë anëtare e korit. Viti ishte 1958 – vit i cili shënoi fillimin e rrugës së saj profesionale, e cila e çoi ndër plejadën e këngëtareve popullore, përfaqësuese të të gjitha krahinave popullore të vendit. Puna e saj e takoi me dirigjentë të njohur si – Boris Petrov, Kosta Kolev, Strefan Mutafçiev, që të arrihet në “kohën e artë të korit” me dirigjentin dhe kompozitorin Krasimir Kjurkçijski. “Kontribut më të madh për famën botërore të Korit Popullor të Grave të Radios Kombëtare Bullgare (që më vonë u shndërrua në “Misteri të Zërave bullgarë”) dhe për dekorimin e tij në vitin 1990 me çmimin prestigjioz amerikan “Grami” ia detyrojmë atij. Jo vetëm për dirigjimin e tij, por edhe si autor i këngëve të mrekullueshme, me të cilët e ngitnim në këmbë publikun në SHBA, Kanada, Evropë dhe Egjipt. Kjo ishte etapa kulmore në jetën time. Njohja nga ana е dëgjuesve nëpër botë më jepte krahë, gëzim dhe lumturi. Na quanin “madonat bullgare” – kujton Dimka Vlladimirova.

Gjatë punës së saj 40 vjeçare në radio Dimka Vlladimirova arriti të realizojë dhe incizime solo. Me krenari thekson, se të gjitha këngët e saj janë nga fshati i saj i lindjes. “I kam mësuar nga e ëma, nga të afërmit e mi aty nga kam nisur si këngëtare. Atje është parajsa për mua”. Është interesante, se repertori i saj solo i përket grupit të të ashtuquajturve “tronki” – një bashkësi etnografike në Stranxha, e cila interpreton tip të caktuar këngësh që përfshijnë shenjet e dy stileve – të këngëve të krahinës së Stranxhës  dhe të Trakisë.

Dimka Vlladimirova dallohet me zërin e saj të qartë soprano, që gjithmonë është i  përshtatur me dialektin muzikor dhe të të folurit në fshatin Bistrec. Për aranzhimin e këngëve të saj meritë kanë kompozitorët Anastas Naumov, Kosta Kolev etj. Sidomos të bukura janë interpretimet  e saj në shoqërim me Grupin e Stranxhës dhe të cilat priten me admirim nga publiku.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i maskaradës dimërore në Trën

Për të katërtin vit radhazi, qyteti i Trënit do të presë një festival dimëror të lojërave të maskaradës. Fillimi do të jetë më 3 shkurt nga ora 12:00 deri në orën 14:00 në sheshin qendror të qytetit. Katër grupe survakarësh / survakarët janë djem..

botuar më 24-02-03 7.05.PD

Verë e kuqe, dragonj, arinj dhe folklor - Dellçevo feston së bashku me bashkitë nga Greqia Veriore

Në fundjavë në Dellçevo do të derdhet verë falas nga dy krojet e fshatit. I vendosur në buzë të malit, fshati i zonës së Goce Dellçevos prej kohësh është bërë një atraksion turistik për shkak të arkitekturës së tij të lashtë dhe pamjeve të bukura të..

botuar më 24-02-01 7.25.PD

"Surva" është zemra e Pernikut dhe Perniku është zemra e "Surva"

Nga 26 deri më 28 janar në qytetin e Pernikut, afër Sofjes po zhvillohet festivali i maskaradës më të gjallë, më të zhurmshme dhe më të mbushur me njerëz në Bullgari. Festivali quhet “Surva”, që është edhe emri i këtij zakoni të lashtë, i ruajtur..

botuar më 24-01-26 5.51.MD