Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konkurrueshmëria e biznesit dhe modelet e reja të rritjes në regjionin ballkanik

БНР Новини
Foto: arkiv

Çështjet për rimëkëmbjen e aftësisë për konkurrencë të biznesit dhe modelet e reja të rritjes në regjionin ballkanik – këto ishin disa prej temave të diskutuara në panelin e forumit Bashkimi Evropian – Evropa Juglindore, organizuar nga The Economist.

Ministri i Ekonomisë Bozhidar Llukarski tha se fokusi kryesor i qeverisë bullgare është ruajtja e stabilitetit ekonomik dhe financiar, kurse pas kësaj ai i përgjithësoi planet e zhvillimit sa vijon: “Përpjekjet tona për zhvillimin e rritjes dhe krijimin e një ekonomie të aftë për konkurrencë janë përqendruar te zbatimi i disa qëllimeve me prioritet dhe këto janë: inkurajimi i investimeve për zhvillimin  e potencialit të inovacioneve, përpunimi i produkteve dhe shërbimeve të reja, aplikimi më i gjerë i teknologjive informative dhe i komunikacioneve, aplikimi i metodave moderne dhe efektive të administrimit. Aplikimi pa ndërprerje i teknologjive të reja, i produkteve dhe i shërbimeve inovative është një kusht i detyrueshëm për përmirësimin e aftësisë për konkurrencë, për rritjen e prodhueshmërisë së punës, për optimizimin e shpenzimeve për prodhimin dhe për rritjen e të ardhurave. Ekonomia bullgare ka nevojë për një mjedis inovativ, që funksionon shumë mirë dhe i cili garanton mundësi për një kalim të shpejt drejt prodhimit të shërbimeve dhe mallrave me vlerë të lartë të shtuar.”

Llukarsi shënoi një provë se vendi ynë ka ndërmarrë rrugën e drejt dhe kjo provë është zgjedhja e Bullgarisë për destinimin më të madh të autsorsingut për vitin 2015, si dhe rritja e PBB-së, i cili është mbi atë mesatar në BE.

Ministrja e Zhvillimit Regjional dhe Urbanizimit Liljana Pavllova theksoi pesë drejtimet kryesore për rritjen ekonomike: stabiliteti politik dhe ekonomik, parashikueshmëria e biznesit, vizioni i qartë dhe strategjia për zhvillimin e ardhshëm, programet dhe prioritet që kanë qëllim arritjen e rezultateve të larta. Sa u përket ideve të reja për zhvillimin regjional të vendit ajo komentoi:

“Sa i përket zhvillimit urban, sa u përket bashkive dhe projekteve të lidhura me zhvillimin urban, konkurrueshmërinë dhe aktivitetin ekonomik, ne parashikojmë krijimin e pesë fondeve regjionale, të cilat të jenë drejtuar ndaj këtyre projekteve. Ato do të jenë me kapital fillestar prej 270 mln levash. Njëri fond do t’u jetë drejtuar projekteve, të cilat gjenerojnë të ardhurat dhe zhvillimin urban të Sofjes. Do të ketë një fond për Bullgarinë Veriore dhe në tjetër për Bullgarinë Jugore. Do të ketë gjithashtu një fond garantues dhe akoma një tjetër për infrastrukturën turistike. Është me rëndësi që turizmi, i cili ka një potencial të madh në vendin tonë por ende nuk është zhvilluar, të përkrahet. E përkrahim në një mënyrë të re – 50 për qind financim falas dhe 50 për qind financim në fondin, nëpërmjet të cilit të tërheqim investime në atraksionet turistike.”

Stefanos Agiasoglu, president dhe drejtor i përgjithshëm i Hellenic Company for Rolling Stock Maintenance S.A., preku temën e gjendjes strategjike të regjionit ballkanik si një prej “hyrjeve” më të rëndësishme të Evropës, gjë për të cilën investimet në infrastrukturën e mirë janë me rëndësi kyçe për zhvillimin e ardhshëm. Sipas tij është me rëndësi t’i kushtohet vëmendje sa më të madhe transportit, si pjesë e zhvillimit dhe rritjes ekonomike të Ballkanit. Duhet të jemi më efektivë dhe më të konkurrueshëm, komentoi gjithashtu Agiasoglu.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një procedurë e re në kuadrin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë siguron akses në mbi 1 miliard leva për bizneset

Procedura për projektet e ruajtjes së energjisë së rinovueshme sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është hapur dhe propozimet përkatëse tashmë janë duke u pranuar. Paratë janë shumë, afatet janë të shkurtra dhe kushtet që duhet të..

botuar më 24-09-29 7.20.PD

BERZH ka ulur parashikimet e rritjes, por është optimist për uljen e inflacionit

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...

botuar më 24-09-28 11.45.PD

Kufiri i varfërisë në vitin 2025 do të jetë 638 leva /326.2 euro/

Kufiri i varfërisë do të jetë 638 leva në vitin 2025, vendosi qeveria. Vlera e tij do të rritet me 112 leva, ose me 21,3% krahasuar me vitin 2024. “Kufiri i ri i varfërisë do të ketë një ndikim të favorshëm për grupet vulnerabël të popullsisë dhe..

botuar më 24-09-27 6.01.MD