Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prof. Margarita Genova: Inovacionet në hematologjinë – kyç për zhvillimin e onkologjisë

БНР Новини
Foto: Bllagorodna Georgieva

Kongresi i dhjetë kombëtar i hematologjisë organizohet një herë në çdo katër vjet nga Shoqata Mjekësore Bullgare e Hematologjisë dhe është ngjarja më e rëndësishme në këtë fushë. Shoqata bashkon 175 mjekë, specialistë mjekësorë dhe të tillë, të cilët nuk janë mjekë. Sivjet ngjarja koincidon me angazhimin e Bullgarisë për të zhvilluar edhe Ditën e dhjetë ballkanike të hematologjisë, e cila gjatë dhjetë viteve të fundit tradicionalisht zhvillohet në shtetet ballkanike. Temat kryesore të paraqitura në kongres trajtojnë problemet më të ashpra në mjekimin e sëmundjeve onkohematologjike, të kacerit të gjakut, të sistemit limfatik etj., të cilët përbëjnë sfidën më të madhe para mjekësisë. Sipas të dhënave të fundit sëmundjet onkohematologjike për Bullgarinë janë 147/100 000 dhe nuk janë më të ndryshme nga të dhënat mesatare për Evropën. Në shumicën e sëmundjeve onkologjike më të prekur janë përfaqësuesit e seksit mashkullor. Nga Prof. Margarita Genova, e cila u rizgjodh kryetare e Shoqatës Mjekësore Bullgare të Hematologjisë, mësuam se cilat ishin temat më të rëndësishme, të cilat u diskutuan në forum:

“Mund të themi se e vumë theksin te limfomat, të cilat janë ndër sëmundjet më të shpeshta të kancerit, leukemitë e ashpra, sëmundjet, që janë më agresive dhe kërkojnë një resurs më të madh.

Sipas Prof. Genova faktori kryesor për zbulimin e hershëm të sëmundjeve onkologjike dhe onkohematologjike janë vizitat e shpeshta te mjeku. Janë të rëndësishme gjithashtu njohuritë e specialistit, që vizitojmë. Ende në hematologji nuk ka programe për skrining. Zbulimi i sëmundjes në një etapë të hershme është ëndrra e çdo një hematologu në të ashtuquajturën “onkologji solide”. Bashkëfolësja jonë i kushtoi vëmendje një fenomeni interesant në hematologji. Gjatë 2-3 viteve të fundit vëzhgohet rritje e interesit nga ana e hematologëve të rinj ndaj specialitetit, i cili është kërcënuar nga zhdukja. Aktualisht ndaj këtij profesioni modern shfaqin interes rreth 30-40 specializantë. Çështja është se çfarë të bëhet që të mbeten ata në Bullgari.

E pyetëm Prof. Genova për debatet rreth barnave inovative, koncepteve bashkëkohore në mjekimin e sëmundjeve onkohematologjike. Ja se çfarë na tha ajo:

“Po, këto janë tema, të cilat gjatë disa viteve të fundit nuk hiqen nga rendi i ditës në forumet dhe më konkretisht në hematologji. Në fakt revolucionet në onkologji gjithmonë fillojnë nga onkohematologjia. Terapia target në hematologji ka një rëndësi gjithnjë e më të madhe. Me përhapjen e medikamenteve target, mjekimi përmirësohet gjithnjë e më shumë. Për shembull një prej leukemive, e cila shkaktonte vdekje deri përpara 15 vitesh, vetëm 3 për qind prej pacientëve shëroheshin, tani mjekohet me sukses në saje të medikamenteve moderne dhe këta njerëz jetojnë në një mënyrë normale, kanë familje dhe kjo ndodhet me një mjekim joagresiv”, vuri në dukje bashkëfolësja jonë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD