Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria miratoi katër projektbuxhete, dha shumë shpërblime dhe njohu një dështim

БНР Новини
Foto: BGNES

Qeveria e Bojko Borisovit miratoi së bashku aktualizimin e buxhetit publik për këtë vit, projektbuxhetin kombëtar për vitin tjetër, variantet e reja të buxheteve për sigurimin shëndetësor dhe të fondit të pensioneve për vitin 2016.

Le të fillojmë me dështimin. Ndryshimet qeveritare në buxhetin e vitit 2015 në fakt pohojnë, se një prej masave më kontradiktore restriktive e pushtetit ekzekutiv, e cila impononte shkurtime të shpenzimeve për pagat e administratës publike me 10%, është dështuar. Kjo masë ishte kritikuar shumë si jorealiste nga të gjitha anët që gjatë vitit të kaluar, kur u miratua. Tani me mjetet shtesë, që iu dhanë  ministrive të ndryshme dhe administratave të tjera publike bëhet tentativë që ky gabim të korrigjohet, me gjithë se ai nuk ishte zbatuar kudo. Qeveria në fakt tregoi realizëm dhe mori në konsideratë gjendjen aktuale.

Fjalë të mira meritojnë synimet e kabinetit Borisov që financat publike të kenë më shumë mjete për harxhim gjatë vitit të ri, kur do të vijnë më shumë të ardhura në thesarin e shtetit. Këto shpenzime publike do të rriten me rreh 1 mlrd euro në krahasim me këtë vit. Do të ketë deficit, por ai ngadaltë po zvogëlohet dhe ky fakt lejon që borxhi i jashtëm i vendit të mos arrijë nivelin e parashikuar në prognozat afatmesme makroekonomike të Ministrisë së Financave.

Kush do të përfitojë më shumë nga mundësitë e rrita për financim publik? Një sërë projektesh  të infrastrukturës  si ndërtimi i autostradave, p.sh., por ka edhe të tjerë. Për shëndetësinë jepen më shume mjete, në sfondin e faktit, se bullgarët janë ndoshta prej kombeve më të sëmura në Evropë dhe nevojiten prej një shëndetësi më të mirë. Në shumë para u jepen institucioneve publike për rrogat e nëpunësve. Edhe Fondi Kombëtar i Pensioneve do të ketë më shumë mjete për pensione, që është logjike në sfondin e plakjes në rritje të popullsisë bullgare.

Një rezistencë e fortë dhe debate kontradiktore shkaktuan kërkesat e magjistratëve për një buxhet më të madh, që të lejojë rritjen e pagave dhe mbrojtjen më të mirë nga korrupsioni dhe varësive të tjera të pushtetit gjyqësor. Në fund të fundit, drejtësia arriti të fitojë mjetet që i nevojiten. Të kënaqur duhet të jenë ushtarakët dhe policët, sepse për ta rriten subvencionet e shtetit. Ndoshta më në fund  ushtarakët do të mund të blejnë armatime të reja me të cilat të zëvendësojnë armët e vjetruara ruse dhe makinat luftarake. Policia do të ketë shanse të modernizohet dhe të reformohet, sepse deri tani ajo justifikohej për mungesën e reformave se nuk ka mjetet e nevojshme për to.

Kjo bujari mund të kualifikohet nga disa vëzhgues më liberalë si popullizëm dhe demagogji, por realiteti është, se ajo nuk çon në borxhe të reja, as nuk ngre deficitin buxhetor. Kjo bujari modeste pasqyron synimin për stabilitet ekonomik, politik dhe social, gjithashtu edhe për bindjen e qeveritarëve se janë në rrugën e drejtë dhe se në të nuk ka kurthe të fshehta, të cilat të prishin qetësinë e tyre relative të qeverisjes.

Të tilla janë synimet e qeverisë me miratimin e paketës me dokumentet financiare, të cilat që të behën ligje të detyrueshme duhet të miratohen nga parlamenti. Shpresojmë se atje nuk do të ketë  befasi, kështu që nga pikëpamja makroekonomike 2016 po përvijohet si një vit relativisht i qetë dhe i mirë për bullgarët.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fushata e dobët zgjedhore dhe pritshmëria për një tjetër votim të parakohshëm vitin e ardhshëm

Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..

botuar më 24-10-25 1.22.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë bën thirrje që të votohet për finalen e 'Lojës së Zgjedhjeve'

Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..

botuar më 24-10-23 1.16.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..

botuar më 24-10-19 7.35.PD