Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Bullgari deri tani ka pasur pesë referendume

БНР Новини
Foto: BGNES

Një vit pas Çlirimit të vendit nga sundimi osman në vitin 1878 bullgarët kanë zgjedhur deputetët për Kuvendin themelues, i cili të miratojë kushtetutën e parë, me anën e kokrrave të fasules dhe misrit. 43 vjet më vonë pas miratimit të Kushtetutës së Tërnovos në vitin 1879 suvereni ishte pyetur për herë të parë me referendum, të iniciuar nga qeveria e Aleksander Stambolijskit. Pyetja e përfshirë në të ishte – a duhet ministrat që e kanë çuar Bullgarinë në dy katastrofa kombëtare (si rezultat i Luftës së Parë Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore) të gjykohen dhe të dënohen. Atëherë votimi ishte me fletëvotime të zeza dhe të bardha.

“Kështu në hapësirën bardhë e zi fillojnë referendumet bullgare – tregon prof. Millko Pallangurski nga Universiteti “Shenjtorët Kiril dhe Metodij” në Veliko Tërnovo. – Në këtë rast problemi ishte tjetër, sepse vetë kushtetuta parashikon vënien e fajtorëve para gjyqit të shtetit, por vendimi politik u imponua. Edhe referendumi i dytë në regjimin e Kushtetutës së Tërnovos në vitin 1946 ishte politik – atëherë pyetja ishte për  republikë apo për monarki, në situatë se në vetë kushtetutën është shënuar, se ajo mund të ndryshohet nga Kuvendi i Madh Popullor. Ai ishte thirrur  pak më vonë pas referendumit. Dy referendumet e para përfunduan me aktivitet dhe rezultate të larta. Referendumi i tretë përsëri ishte politik dhe ishte me aktivitet më të lartë – 99,92 %. Ai u zhvillua në vitin 1971, kur populli bullgar ishte thirrur të miratojë kushtetutën e re, e cila lidhim me qeverisjen e Todor Zhivkovit.”

Në historinë më të re të Bullgarisë suvereni ishte pyetur dy herë – në vitin 2013, kur kërkuan mendimin e tij për ndërtimin e centralit të ri bërthamor dhe më 25 tetor të këtij viti – për votimin nga distanca në internet. Ditën e diel, bashkë me zgjedhjet për organet lokale të pushtetit, referendumi arriti të shënojë mbi 35% aktivitet elektoral. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 72,57% prej votave të dhëna preferojnë votimin nga distanca, kundër janë 27,43 %. Referendumi shënoi aktivitet prej 20% dhe ky fakt e detyron parlamentin të shqyrtojë çështjen për votimin elektronik, përfaqësuesit  popullorë do të kenë tre muaj në dispozicion për të marrë vendimin përfundimtar mbi të.

Votimi nga distanca në internet do të lehtësojë shumë bullgarët jashtë shtetit, të cilët do të mund të votojnë në zgjedhje dhe referendume pa qenë e nevojshme të shkojnë në seksionet e largëta të votimit. Për këtë arsye  pjesëmarrja e ulët ditën e diel është disi befasuese. Bashkatdhetarët tanë kanë votuar për referendumin kombëtar në 294 seksione zgjedhore në 45 shtete. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme numri total i votueseve është 26 939. Më shumë kanë votuar në Britaninë e Madhe – 4 875 veta, në Gjermani – 3 836, në Spanjë – 3 098, në Francë – 1 019.

Filluam me historinë e referendumeve, me të  do të përfundojmë. Në vitin e largët 1874 ishte organizuar referendum për popullsinë në Maqedoni, e cila duhej të vendoset a do t’i bashkohej Ekzarkisë Bullgare. Së paku 2/3 e popullsisë së krishtere  u vetë deklarua  si bullgare dhe vendosi të behët pjesë e Eparkisë së porsakrijuar. Si rrjedhojë ishin krijuar Eparkitë e Shkupit, Ohrit dhe Manastirit (Bitolës), më vonë edhe ajo e Nevrokopit. Rëndësia e këtij referendumi  që shpesh herë mos përfillet është e madhe, sepse  kufijtë e Ekzarkisë Bullgare janë përdorur si bazë për caktimin e territorit të Bullgarisë në Konferencën në Shën Stefan, ndërsa ne të gjithë dimë, se pikërisht këta kufij kthehen në idealin e popullit tonë gjatë gjysmës së shekullit të ardhshëm. Sot shumë prej bashkatdhetarëve  tanë në Maqedoni presin me padurim të marrin shtetësi bullgare që të marrin pjesë në jetën e atdheut të tyre. Por çfarë tregojnë rezultatet e referendumit të zhvilluar ditën e diel ? Në seksionin e votimit të hapur në Ohër me komision prej 5 anëtarësh kanë votuar 6 veta. Në seksionin në Manastir (Bitola) – 7. Kaq për historinë e referendumeve dhe pjesë marrjen e bullgarëve të sotëm në to.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dështimi i gjashtë i deputetëve në përpjekjen e tyre për të zgjedhur një kryetar

Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..

botuar më 24-11-27 3.47.MD
 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD
Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD