Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A kërcënojnë borxhet e reja shtetërore financat publike?

БНР Новини
Foto: arkiv

Këto ditë Evrostati shtroi nën dyshim serioz njërën prej arritjeve më të mëdha të pushtetarëve bullgarë, sipas mendimit të tyre – politika e disiplinës financiare dhe e kursimeve të rrepta, që ka shprehje në borxhe të ulëta të shtetit. Sipas statistikës kombëtar deficiti në financat publike gjatë vitit të kaluar ka qenë nën nivelin e lejuar prej 3 %. Por, sipas të dhënave të fundit të Evrostatit mungesa në buxhetin publik është dy herë më e madhe dhe arrin shifrën alarmuese prej 6 %. Në këtë rast natyrisht lind pyetja cila është e vërteta, kush e thotë dhe çfarë mund të pritet.

Sipas shumicës së vëzhguesve ekonomikë, edhe statistika bullgare, edhe ajo evropiane thonë gjëra të vërteta. Thjeshtë gjërat, që llogariten janë të ndryshme. Instituti i Statistikave i Bullgarisë u përmbahet rregullave të aplikuara deri tani për llogaritjen e deficitit, deri sa në Bruksel janë më inovativë dhe i shohin faktet nga pikëpamja e makroekonomisë kombëtare. Kështu punonjësit e statistikës në Bullgari  nuk marrin në konsideratë huat e lidhura gjatë vitit të kaluar nga Fondi për garantimin e depozitave për shkak të falimentimit të Bankës Korporative Tregtare, deri sa Brukseli mendon, se borxhet e këtij institucioni publik, janë pjesë e borxhit  publik të Bullgarisë. Edhe të dy palët kanë të drejtë, pyetja tani është çfarë do të pasojë nga fakti i konfirmuar nga Evrostati, për shkeljen e  kërkesave të Brukselit, shkelje që në parim duhet të ndëshkohet. Themi në parim, sepse shumë prej shteteve evropiane më të mëdha se Bullgaria regjistrojnë deficite më të mëdha dhe për këtë nuk zbatohen as fare sanksione nga KE ndaj tyre.

Vallë, a do të sanksionohet në këtë situatë Bullgaria që të bëhet shembull për të tjerët? Nuk besojmë, sepse vetë ekspertët financiarë të Brukselit shpjegojnë, se borxhi mi i lartë nga niveli i lejuar gjatë vitit të kaluar u detyrohet problemeve të përkohshme dhe jo problemeve strukturore makroekonomike. Përveç kësaj ata vetë deklaruan, para pak kohe, se Bullgaria mbetet një prej shteteve me raportin më të vogël midis borxhit publik dhe Produktit të Brendshëm Bruto në BE, tregojnë të dhënat e Evrostatit për vitin 2014. Me gjithë se ka një mospërputhje gjoja metodologjike midis statistikës bullgare dhe asaj evropiane në përllogaritjen e borxhit publik, probleme ka dhe ato kanë të bëjnë me këtë, se borxhi publik i vendit ngadalë, por sigurt po rritet – raporti i borxhit ndaj PBB është përkeqësuar vetëm gjatë vitit të kaluar deri në 27%, në krahasim me 18% që ishte në vitin 2013. Perspektivat, sipas qeveritarëve, gjithashtu nuk janë shumë të mira dhe bile janë planifikuar borxhe të reja më të mëdha për dy vjetët e ardhshëm. Fakt tregues në këtë drejtim është marrja nga shteti gjatë këtij muaji i borxhit të ri shtetëror prej 185 mln eurosh në tregun e brendshëm. Priten emisione të obligacioneve edhe në tregjet ndërkombëtare. Shkaku kryesor është nevoja për shlyerjen e borxheve të vjetra. Në këtë mënyrë shteti futet në një spiral të rrezikshëm të borxheve, ku merret një borxh i ri për të shlyer borxhin e vjetër. E gjithë kjo natyrisht çon në çmime vazhdimisht në rritje dhe në sosjen e mjeteve që gjithmonë nuk janë të mjaftueshme për shpenzimet publike që kanë rëndësi jetike për popullsinë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dobrin Ivanov

Punëdhënësit kërkuan nga Gjykata e Lartë Administrative ngrirjen e pagës minimale

Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..

botuar më 24-11-06 12.05.MD

Hesus Kabajero është "Menaxheri i Vitit" në Bullgari për vitin 2024

Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..

botuar më 24-11-05 10.01.PD
Llëçezar Bogdanov

Instituti për Ekonominë e Tregut bën thirrje për një deficit buxhetor nën 3%

Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..

botuar më 24-11-04 11.51.PD