Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prima e operetës Svetllana Ivanova i fton fansat e saj në një koncert jubilar

Foto: arkiv

Svetllana Ivanova është një damë me stil, për të cilën askush nuk mund të thotë se do të festojë jubileun e saj të radhës. Ndoshta pikërisht për këtë shkak ajo nuk flet për moshën e vet. Këngëtarja do të festojë jubileun e saj më 24 tetor në Teatrin Muzikor “Stefan Makedonski”, me të cilin janë lidhur disa dekada të jetës së saj dhe në skenën e të cilit punon edhe sot e kësaj dite. Ajo thotë se i ruan të gjitha letrat, pusullat dhe madje vargjet, kushtuar personit të saj gjatë të gjitha këtyre viteve.

“Ne jemi në skenë për shkak të publikut, kurse ai ka ardhur në sallë për ne. Kjo është një lidhje e ndërsjellë” – është e bindur këngëtarja e njohur. Ajo nënvizon gjithashtu se arti i operetës është kolektiv dhe bukuria e tij fshihet në shumëllojshmërinë e arteve. Për koncertin ajo ka seleksionuar vetëm një pjesë prej roleve të saj, të cilat janë mbi 50. Bashkë me kolegët e saj nga Teatri Muzikor, ajo do të interpretojë fragmente prej operetave të Imre Kalmanit, Franc Leharit, Johan Shtrausit etj. Pa dyshim publiku do të dëgjojë “Çardashi i Maricës” nga “Princesha Marica” e Imre Kallmanit. Që të prezantojë sa më mirë protagonisten, Svetllana e ka studiuar jetën e kësaj princeshe, e cila ka qenë një person i vërtetë, me emrin Esterhazi. Ajo është prototipi i Maricës. “Ka qenë vetëm 17 vjeçe, e bukur dhe shumë vitale. Shumica e meshkujve kanë dashur pasurinë e saj, por ajo ka kërkuar dashurinë e vërtetë” – thotë këngëtarja.

“Jam nga një familje kozmopolitësh dhe që si foshnjë kam filluar të udhëtoj nëpër botë, bashkë me prindërit e mi, na tregon Svetllana. Mirëpo fëmijërinë dhe vitet e adoleshencës i kalova në Varna. Atje mbarova Gjimnazin Muzikor, ku pata shansin e madh për të mësuar te Veselina Zafirova – pedagogja ime vokale. Ajo më dha kaq shumë – njohuri profesionale, kulturë, më mësonte se si të sillesha në skenë dhe në shoqëri. Mund të them se gjithmonë kam pasur fat shumë të mirë sa u përket pedagogëve, u njoha me personalitete të mëdha, që si studente në Akademinë Muzikore në Sofje. Mbarova klasën mjeshtërore te Tamara Gorinova. Që, duke qenë studente, fillova punë si soliste e korit “Svetosllav Obretenov”. Atëherë dirigjenti i tij ishte Georgi Robev – një muzikant i jashtëzakonshëm. Bashkë me korin udhëtonim në mbarë botën, merrnim pjesë në aktivitete të ndryshme, u takova me dirigjentë të jashtëzakonshëm – Zubin Meta, Evgenij Svetllanov, Mishel Plason. Të paharrueshme janë rolet që luajta nën dirigjimin e Rusllan Rajçevit, Boris Hinçevit.”

“Në Teatrin Muzikor ndihesha shumë mirë – vazhdoi Svetllana. – Atje ndodhesha ndër shumë artistë legjendarë, tëcilët më pranuan përzemërsisht – Minko Bosev, Vidin Daskallov. Liljana Kisjova, Donka Shishmanova,Liljana Koshllukova, Ljudmilla Çeshmexhieva... Nuk mund të përmend emrat e të gjithëve. Për mua ishte kënaqësi të luaj bashkë me ta. Tani është rendi im dhe përpiqem të jem sa më e dobishme për kolegët e rinj. Punoj me Teatrin Muzikor për Fëmijët “Svetjullka” pranë vatrës së kulturës “Petër Beron” në Sofje. Dua të mbajmë traditën e këtyre zhanreve të pasura muzikore – të operës dhe të muzikalit. Kur mbarova Akademinë Muzikore të gjithët ishin të mendimit se duhej të bëhej këngëtare operistike. Por atëherë unë mendova ndryshe. Bashkë me muzikën që nga fëmijëria merresha edhe me kërcim, letërsi dhe aktrim. Dhe pastaj kuptova se pikërisht opera dhe muzikali japin mundësi për bashkimin e këtyre talenteve. Këtu është aq e gëzueshme, ka kënga, valle, dekore të mrekullueshme. Të paktën gjatë kohës së spektaklit njerëzi argëtohen dhe ndihen mirë. Kjo është gjithçka prej së cilës artisti ka nevojë.”

Regjisori i spektaklit jubilar është Aleksandër Mutafçijski, dirigjent – Juli Damjanov. Marrin pjesë solistë të njohur nga Teatri Muzikor, kështu edhe orkestra, kori, balerinët.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva, Jordanka Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Në fund të tokës"

Pak para remiksit të këngës “Të dy” nga Fabrizio Parisi, e cila vë fillimin e një projekti të tyre të përbashkët, këngëtarja Desi Dobreva prezantoi këngën e re origjinale “Në fund të tokës”. Muzika dhe teksti janë të sajat, për aranzhimin iu drejtua..

botuar më 25-01-12 7.30.PD

Vasko Vasilev-Bazilio në vitin e ri me kujtime dhe mirënjohje

Në mars 2023, këngëtari Vasko Vasilev-Bazilio ishte i ftuar në Radio Bullgarinë me rastin e koncertit "Me hirin e këngës", kushtuar 40 viteve të veprimtarisë skenike. Vasko Vasilev - Bazilio dhe fuqia e bekuar e këngës Në fillim të vitit 2025 ju..

botuar më 25-01-09 7.15.PD

Paola e re dhe "Fuqia e dashurisë"

Këngëtarja e re Paola e përfundoi vitin 2024 me një këngë të re. "Fuqia e dashurisë" nuk është vetëm një këngë, por një udhëtim muzikor drejt zemrës. “Ideja është të tregojmë se të gjithë jemi të bukur ashtu siç jemi dhe se ajo që mbajmë në..

botuar më 25-01-09 6.15.PD