Para tre vjetësh një grup shpëtimtarësh shpellorë bullgarë zhvilluan një trajnim të kolegëve të tyre në Tunizi. Në të morën pjesë tunizianë, marokenë, algjerianë dhe iranianë. Një vit më vonë u organizua një trajnim tjetër i tillë – në Iran, ku morën pjesë 23 speleologë vendasë. Kjo ishte fillimi i bashkëpunimit bullgaro-iranian që tashmë dha rezultate. Irani është një destinacion shumë tërheqës për secilin speleolog sepse atje ka shumë shpella që nuk janë studiuar dhe ekspedita e parë bullgare atje tashmë është fakt. Në të morën pjesë gjashtë bullgarë, një polak dhe një rumun. Ata vizituan pjesën lindore të shtetit – dy provinca në kufijtë me Afganistan dhe Turkmenistan. Atje studiuan në menytë komplekse 2 shpella – njëra në rajonin e qytetit të dytë për nga madhësia Mashhad, tjetra – 400 km. në jug të Mashhadit në drejtim jugore.
Ja se çfarë na tregoi Aleksej Zhallov, drejtues i ekspeditës:
“Dëshira e kolegëve iranianë ishte që të bënim dy studime të rrëndësishme për këtë rajon, të cilat ata vetë nuk kanë pasur mundësi t’i zhvillonin. Shpellat, për të cilat na ftuan, ishin zgjedhur kështu që të na ofronin mundësi të arrinim diçka të konsiderueshme nga pikëpamja studimore. E para quhet Karkaz dhe është e ndërlikuar për studim. Qëllimi ishte që pas ekspeditës sonë, ajo të shpallej për shpellën më të gjatë në këtë pjesë të Iranit. Atje punuam një ditë, të ndarë në 3 grupe dhe hartografuam 800 metra. 150 prej tyre ishin galeri krejt të virgjëra, të paprekura dhe jashtëzakonisht të bukura. Kështu plotësuam detyrën, me të cilën mikpritësit tanë na kishin ngarkuar.”
Sfida e dytë për grupin ishte Garbaton (Shpella e Dragoit), ndodhet në një masiv malor në lartësi 2400 mbi nivelin e detit. Ajo është vertikale dhe me 272 metrat e vet pas studimeve që i bëmë, ishte shpallur për shpellën më të thellë në Iranin Lindor.
“Mund të thuhet se pjesa e dytë e programit ishte turistike. Vizituam akoma 2 shpella, një prej të cilave në kripë guri. Për bullgarët kjo ishte hyrja e parë në një objekt të tillë, sepse në Bullgari nuk ka të tilla. Patëm shumë kontakte sociale, na pranuan në institucione të ndryshme. Programi shpellor nga pikëpamja studimore nuk ishte shumë i pasur, por kontaktet e reja që i krijuam dhe ato, të cilat i përforcuam, do të na ndihmojnë shumë në të ardhmen. Kemi gatishmëri për lidhjen e një marrëveshjeje për bashkëpunim me kolegët iranian dhe tashmë planifikojmë një vizitë të re akoma gjatë vitit të ardhshëm. Na ftuan që të vizitojmë objekte në rajonin më interesant të shtetit, të cilat mund të japin rezultate të nivelit botëror – shpjegoi Aleksej Zhallov. – Në grupin tonë kishte dhe një zoologe – Heliana Dundarova nga Akademia Bullgare e Shkencave, e cila është doktorante dhe po punon mbi disertacionin e vet, të lidhur me lakuriqit e natës. Ajo studioi biodiversitetin e lakuriqëve në 3 prej shpellave. Në dy prej tyre bëri analiza të ADN-së, të cilat do të japin mundësi për saktësimin e llojeve. Interesi i mikpritësve ndaj programit tonë shkencor ishte shumë i madh, posaçërisht nga ana e ministrisë së tyre të mjedisit. U bë e qartë se në Iran nuk ka mjaft specialistë të tillë dhe kolegia jonë mori ftesë të vazhdonte punën e vet në një laborator shumë modern për analiza të ADN-së.”
Qëndrimi 13 ditor të speleologëve bullgarë në Iran përfundoi para disa ditësh , por entuziazmi dhe pritjet e tyre për shpikje të reja atje janë akoma më të mëdha, sesa ishin gjatë nisjes. Sepse të fshehtat nëntokësore të këtij shteti janë shumë dhe presin të zbulimin e tyre.
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..