Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Manastiri i Çiprovos – vend për lutje dhe shërim shpirtëror

БНР Новини
Foto: bg.wikipedia.org

Si çdo vit më 19 tetor shënohet festa në një mënyrë të re. Mbi urnën në kambanerinë Kullata përurohet një kishë e vogël e re, ku pas kohe do të transportohen eshtrat e kryengritësve të vrarë në kryengritjen e Çiprovos gjatë vitit 1688. Me këtë festa sivjet është më e ndryshme, më solemne dhe me përpjesëtime më të mëdha si festë me pjesëmarrjen e besimtarëve të shumtë. Për ndryshe çdo vit shënohet me një shërbesë fetare, kurse pas kësaj ndahet ushqimi i bekuar besimtarëve të cilët vijnë bashkërisht që të luten, dhe t’i gëzohen vendit të bukur dhe tepër piktoresk, ku gjendet manastiri i Çiprovos.

СнимкаÇdo një manastir, kur është ndërtuar dhe krijuar, vendi është i zgjedhur jo rastësisht, kështu ka ndodhur dhe me manastirin e Çiprovos. Vendi është tepër piktoresk malor ndodhet në një largësi prej 22 kilometra nga qyteti Montana. Vetë manastiri është një qendër historike dhe shpirtërore me një histori shumë të pasur. Këtu ka qenë vatra shpirtërore për bullgarët gjatë kohës së sundimit osman. Aktualisht është një manastir veprues për burrat, i ruajtur shumë mirë dhe i kthyer në një monument të kulturës. Një objekt turistik shumë të vizituar dhe interesant. Është i përfshirë në listën e 100 Objekteve Turistike Kombëtare. Çdo bullgar duhet ta vizitojë. Këtu në kullë pushojnë eshtrat e kryengritësve që nga viti 1688. Si tërësi, një qendër e madhe shpirtërore nga koha kur, tokat bullgare kanë qenë në kufijtë e Perandorisë Osmane. Manastiri gjithmonë ka qenë i hapur dhe ka pasur një forcë tërheqëse për shumë njerëz.

Në manastir po kështu ruhet një pjesë nga eshtrat e Shën Ivan Rillskit, nga manastiri i Rilës, i cili është vendi më i shenjtë për manastirin e Çiprovës. Vijnë shumë njerëz, që të përkulen përpara reliktit, me lutje për shëndet dhe shpresë të realizohen dëshirat më të thella.

Si një festë kishtare nderojmë këtu dhe ditën e Shën Thanasit – më 18 janar, me qenë se në oborrin e manastirit ka një kishë të vogël të vjetër e cila është e ndërtuar për lavdi të shenjtorit. Këtu vijnë njerëz nga e gjithë Bullgaria, sidomos nga regjioni i qyteteve Çiprovci, Montana, fshatrat dhe qytetet përreth në regjionin e Montanës. Në çdo një festë ka një shërbesë fetare nga peshkopët nga ana e  mitropolitit të qytetit Vidin Dometijan, vijnë shumë klerikë nga eparkia dhe nga e gjithë Bullgaria. Bashkërisht e festojmë solemnisht festën, sepse Shën Ivan Rillski është një përkrahës i përgjithshëm bullgar dhe shenjtor dhe avokat qiellor përpara zotit për popullin bullgar. Ai është murgu i parë bullgar dhe përkrahës i murgjve dhe të murgeshave në Bullgari.

“Kur vijnë turistë, ata janë të pritur në mënyrë të duhur – tregon prifti arkimandrit Antim. – Manastiri është i hapur çdo ditë, që në mëngjes herët. Çdo një është i mirëseardhur që të mund të shijojë bukuritë e natyrës, të ikonostasit, i cili është i ruajtur në pamjen e vet autentike dhe i restauruar. Turizmi i pelegrinazhit është një dukuri në masë gjatë disa vjetëve të fundit, që është në ndihmë të manastirit, që të mund ai të mirëmbahet dhe të përmirësohet. Tek ne vijnë njerëz të ndryshëm, por që të gjithë e kapërcejnë pragun e vendit të shenjtë me vetëdijen se, ky nuk është thjesht një objekt turistik, por vend në të cilin njeriu mund të vijë dhe të shërojë shpirtin e vet. Tani për tani disponojmë vetëm me 20 vende, ku mund të flenë besimtarët. Anëtarësojmë me një projekt për një ndihmë evropiane dhe shpresojmë që të na miratojnë, që të mund ti bëjmë remont dhe të sigurojmë akoma vende për besimtarët, të cilët të mund të mbeten për shërbesën e natës, të flenë dhe në mëngjes herët të kthehen.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzeu Regjional Historik në qytetin Tërgovishte bën përshtypje me arkitekturën rilindëse dhe me figurat e lashta pagane

Muzeu Historik i qytetit Tërgovishte ndodhet në një godinë të vjetër në lagjen e lashtë Varosha. Në të ruhen më se 30 mijë eksponate muzeore, më të vjetrit prej të cilëve janë nga koha e neolitit. Ato sende janë të zbuluara nga arkeologët pikërisht në..

botuar më 16-12-25 5.35.MD

Monumenti “Themeluesit e shtetit bullgar” afër Shumenit peshon me simbolet prej betoni nga e kaluara

“Në ritmin e kohës” – kishte shkruar një mjeshtër i grafiteve mbi monumentin e Ushtrisë Sovjetike në Sofje, ku secila prej figurave ushtarake ishte bojatisur me ngjyrat e heronjve me popullaritet nga stripat bashkëkohorë. Në ritmin e kohës përpiqet të..

botuar më 16-09-22 8.05.PD

Karllovo ngriti shtëpinë e Apostullit të Lirisë Vasill Levski nga rrënojat dhe e ruan si një shenjtërore

Shtëpia e lindjes së Apostullit të Lirisë Vasill Levski – ideolog dhe organizator i revolucionit kombëtar bullgar në shekullin e XIX, është ndër muzetë memorialë më të vizituar që nga e kaluara e edhe më sot. Shtëpia e Apostullit të Lirisë Bullgare në..

botuar më 16-06-19 12.55.MD