Më 25 tetor, bashkë me zgjedhjet për pushtetin vendor, do t’i drejtohet pyetje sovranit – nëse të ketë votim në mënyrë elektronike apo jo. Referendumi, si shprehje e demokracisë së drejtpërdrejtë, përdoret rrallë në Bullgari. Referendumi i parë kombëtar u zhvillua në vitin 1922, kurse ai i pestë do të zhvillohet gjatë 2015-ës. Siç duket partitë politike te ne nuk kanë nevojë për demokraci të drejtpërdrejtë. Mirëpo, vetë ne kemi nevojë për pjesëmarrje, që të fillojmë të kuptojmë se në këtë mënyrë i ndryshojmë praktikat dhe politikat.
Ky referendum do të jetë “referendumi për referendumet”. Ai do të vendosë nëse në Bullgari do të ketë demokraci të drejtpërdrejtë gjatë disa viteve në vijim, tha politologu Georgi Metodiev.
“Nuk duhet të harrojmë, në qoftë se referendumi nuk është i vlefshëm, atëherë ky do të jetë referendumi i dytë i dështuar në historinë e re të Bullgarisë. Pas kësaj do të jetë shumë lehtë për politikanët të deklarojnë se qytetarët ende nuk janë zhvilluar mjaftë për këtë formë të demokracisë së drejtpërdrejtë.”
“Tjetër është çështja nëse mendimi publik për referendumet në Bullgari është i njëjtë si ai në demokracitë perëndimore, vazhdon politologu Stojço Stojçev. – Tjetër është çështja nëse ka kushte normative, ose organizative për zhvillimin e referendumeve të tilla. Fakti se Parlamenti ka ngritur kaq lartë barrierën e njohjes së rezultateve të referendumit si të vlefshme, flet vetvetiu se politikanët nuk janë të prirë për ta dëgjuar zërin e popullit.”
Në qoftë se aplikohet votimi në mënyrë elektronike, ai do të jetë në dobi të bashkatdhetarëve tanë jashtë shtetit, të njerëzve të rinj, të njerëzve me çrregullime, si dhe të atyre, të cilët udhëtojnë shumë. Sa i përket teknologjisë për votimin në internet, së shpejti do të mbarojë “Modeli bullgar për referendumin elektronik.” Projekti realizohet me përkrahjen e një programi bullgaro-zviceran për bashkëpunim. Një prej autorëve të projektit, Ljubomir Bllagoev, shpjegoi se me këtë teknologji kufizohet shumë mundësia për manipulime . Sa i përket sekretit të votës, ekipi ka aplikuar të ashtuquajturin “identifikues unikal anonim.”
“Votimi elektronik është një funksion së pari i shoqërisë sonë dhe së dyti i zhvillimit të administrimit elektronik dhe të qeverisë, tha Nikollaj Nedjallkov – themelues i Asociacionit të Specialistëve të Software-it. Pata kënaqësinë të bisedoj me një prej krijuesve të votimit elektronik. Ai tha se është me rëndësi të madhe që njerëzit të besojnë në komunikimin e tyre në mënyrë elektronike me shtetin.”
Pavarësisht nëse do të votojmë me fletëvotimin tradicional, apo në mënyrë elektronike, ne, bullgarët, dyshojmë se me votën tonë mund të abuzohet në ndonjë mënyrë. Në vitin e largët 1895 shkrimtari i njohur bullgar Aleko Konstantinov shkroi fejtonin “Shuajini qirinjtë”. Atëherë ai ishte provokuar nga themeluesi i Partisë Popullore Konstatin Stoillov, dy herë kryeministër i Bullgarisë. Meqenëse kundërshtari i tij Dragan Cankov mund t’i fitonte zgjedhjet, Stoillov dërgoi një telegram në Bjalla Sllatina, ku shkruhej: “Në fund të fundit shuajini qirinjtë”. Gjatë dekadave të fundit jemi dëshmitarë të falsifikimeve zgjedhore, të një votimi të kontrolluar korporativ, të fushatave negative parazgjedhore, të premtimeve të paplotësuara të programeve të partive. Gjithnjë e më shumë qytetarë mendojnë se nga vota e tyre nuk varet asgjë. Si atëherë të besojmë se kemi potencial për t’i marrë vendimet e rëndësishme për të ardhmen tonë politike së bashku? Tërë shoqëria jonë ka detyrën për të vendosur disa modele të bashkëpunimit, të partneritetit publik, të veprimeve aktive civile dhe kjo mund të bëhet vetëm nëpërmjet pjesëmarrjes sonë të angazhuar.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..