Një ditë para takimit të nivelit të lartë të udhëheqësve shtetërorë dhe qeveritarë në Bruksel, Komisioni Evropian rikujtoi se duhet të fillojë aplikimi i kuotave të pranimit të mbi 160 mijë refugjatëve. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Evropian tema kryesore do të jetë migracioni. Do të shqyrtohet gjithashtu referendumi për mbetjen e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian, si edhe ndryshimet klimatike.
Tema e fluksit të refugjatëve dhe ndikimi i tij mbi tregun e punës në BE ishte në rendin e ditës të Këshillit të BE-së me pjesëmarrjen e ministrave të punës në Luksemburg me propozim të Ivajllo Kallfinit – Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punës dhe Politikës Sociale i Bullgarisë. Vendet e veçanta-anëtare të BE-së aplikojnë metoda të ndryshme për përballimin e problemit. Në një intervistë për Radio Bullgarinë Ministri Kallfin komentoi:
“Aktualisht ende ka probleme me formulimin e një politike të qartë evropiane sa u përket refugjatëve. Unë bëra disa oferta, të cilat nuk i shoh në politikë. Në vend të parë BE-ja duhet të shpallë se çfarë është kapaciteti i tij për pritjen e refugjatëve. Shtetet janë të ndryshme. Vendet kufitare, si Bullgaria, nuk janë shumë të entuziazmuara. Disa shtete të tjera – si Suedia dhe Gjermania, i konsiderojnë refugjatët si një mundësi për zgjidhjen e problemeve demografike, për zgjidhjen e problemit të mungesës së krahut të punës etj. Mirëpo, duke pasur parasysh numrin e madh të refugjatëve, nganjëherë 10 mijë veta në ditë, të cilët kalojnë kufijtë e Kontinentit të Vjetër, nuk mund të themi se të gjithë ata janë të mirëpritur.”
Sipas Ministrit Kallfin, të ashtuquajturat “pika të nxehta” të pranimit të refugjatëve duhet të dislokohen jashtë kufijve të Evropës.
“Aktualisht Evropa stimulon një biznes të madh – trafikimin ilegal të njerëzve. Që të vijnë këta njerëz nga kufiri i Sirisë deri në Evropë, ata harxhojnë mijëra dollarë, kalojnë mijëra kilometra, kurse disa prej tyre vdesin në Detin Mesdhe, ose diku tjetër, duke udhëtuar, dhe e gjithë kjo është në dobi të industrisë së trafikimit të njerëzve. Evropa duhet të veprojë në një mënyrë tjetër – po, i pranojmë refugjatët, kemi mundësi për pritjen e një numri të veçantë refugjatësh, pas kësaj duhet të shkojnë në kampet në kufirin e Sirisë me Turqinë, Jordaninë dhe Libanin dhe atje t’i deklarojmë kriteret e BE-së, sipas të cilave do t’u sigurohet refugjatëve strehim në Evropë. Tani situata është e jashtëzakonshme. Është e dukshme se me masat e zakonshme nuk mund të punohet, Marrëveshja e Dublinit është absurde. Atje shkruhet se refugjati duhet të mbetet në vendin, ku ka hyrë së pari. Në Hungari hynin nja 10 mijë veta në ditë. Ku mund të mbeten këta njerëz? Marrëveshja e Shegenit lejon aplikimin e pikave të veçanta të kalimit kufitar në situata krize. Kurse tani situata është tillë. Sipas një statistike të Eurostatit më pak se 1/3 prej refugjatëve janë sirianë. Për llogari të kësaj në këtë grup ka rusë, ukrainas, kosovarë, shqiptarë. Bile lexova se romët bullgarë kanë deklaruar se janë sirianë, duke i shkelur kufijtë e Suedisë. Ky është një absurd i madh. Duhet të caktohen vendet, të cilat duhet të marrin ndihmë nga Evropa në këtë situatë krize.”
Në mbledhjen e Këshillit në Luksemburg shpërtheu një konflikt midis ministrave të vendeve në zonën evropiane dhe të tjerëve, duke pasur parasysh izolimin e tyre dhe ndarjen e tyre në grupe në marrjen e vendimeve të ndryshme, shpjegoi Ministri Ivajllo Kallfin. Ky ishte shkaku që ministrat e vendeve jashtë zonës evropiane të shkruajnë një letër proteste kundër krijimit të një Evrope të ndarë në dy pjesë, gjë që është e papranueshme.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në..
Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos. Kostumet me vlerë janë nga rajonet pranë qytetit Ellhovo dhe Ivajllovgrad, si dhe vende që janë..
Qendra e Trajnimit të Aviacionit në Aeroportin e Sofjes u akreditua nga Shoqata Botërore e Aeroporteve (ACI) dhe i bashkohet grupit elitar të 21 qendrave të trajnimit, duke përfshirë ato të aeroporteve kryesore evropiane si ai i Mynihut, Stambollit dhe..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka..
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar..