Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fushata parazgjedhore jep mundësi për të ardhura të mira për mediat

БНР Новини

Fushata paraelektorale për zgjedhjet e 25 tetorit tashmë është përgjysmuar. Rol kryesor në pasqyrimin e mesazheve politike të partive luajnë mediat. Muaji para zgjedhjeve për ta është koha që sjell më shumë të ardhura. Selitë partiake i tundojnë me oferta për botimin e materialeve për ngjarjet e tyre parazgjedhore. Ato janë mjaft joshëse për mediat që zakonisht nuk kanë gjendje të mirë financiare.

Dhe në këtë situatë shpesh zhvillohen ngjarje që nuk mund të thuhet se janë normale për një shtet demokratik, anëtar të BE-së. Ky është përfundimi i studimit të Qendrës për Studimin e Demokracisë në bashkëpunim me Programin Mediatik të Fondacionit “Konrad Adenauer”. “Mungesa e mediave që funksionojnë normalisht në rajonet e vogla është një proces me pasoja të rënda” – thuhet në një raport, të botuar pak para zgjedhjeve vendore.

Gazetarët e anketuar nga 179 media rajonale nga të gjitha qendrat rajonale të shtetit, me përjashtim të këtyre që punojnë në Sofje, pohojnë se mbi ta ushtrohet tension ekonomik dhe politik. Sipas të dhënave të shpallura në raport, mungesa e mediave të pavarura në qytetet e mëdha është një problem që ndikon negativisht jetën shoqërore dhe ekonomike të vendeve konkrete. Një pjesë e konsiderueshme e mediave rajonale nuk botojnë informacion për pronarët e tyre, thuhet në raport. Drejtuesi i programit mediatik të Fondacionit “Konrad Adenauer” Christian Spahr shpjegoi për akoma një problem tjetër:

“Analiza jonë tregon se vazhdimisht shkelet parimi për vënien e vijës dalluese mes reportazhit të paguar dhe reportazhit redaksional, kushtuar zgjedhjeve” – tha Shpar. Mungesa e transparencës në financimin e mediave në Bullgari është një problem i konsiderueshëm që ekziston prej shumë kohësh. Për kapërcimin e tij ka nevojë për vullnet dhe punë të përbashkët nga ana e politikanëve dhe nga ana e mediave, sepse vetërregullimi mediatik është gjëja më e rëndësishme në këtë proces.”

Mungesa kronike e financave i detyron mediat të botojnë mesazhe të paguara partiake nën formën e teksteve redaksionale. Por kjo nuk mbetet e pavënë re nga ana publikut. Analizat e bëra gjatë viteve tregojnë se çdo i gjashti në Bullgari mendon se mediat nuk janë të pavarura nga subjektet politike apo ekonomike. Dhe më shumë kjo është në fuqi për shtypin. Reagimi i njerëzve është i qartë – ata nuk blejnë gazeta dhe tirazhet ulen shumë. Ka gazeta dhe revista që tashmë punojnë pa fitim real, kundër logjikës ekonomike. Mediat rajonale cilësojnë gjendjen e tyre ekonomike si e rënd. Në raportin e Qendrës për studimin e Demokracisë thuhet se një pjesë prej tyre “shpëtohen” duke ushtruar veprimtari anësore, por kjo me siguri reflekton mbi cilësinë e produktit gazetaresk. Gazetarët e këtyre mediave pohojnë se nxjerrin bukjen e gojës duke ofruar shërbime PR, duke organizuar ngjarje dhe bile duke zhvilluar veprimtari tregtare. Kështu komforti mediatiki i pushtetit vendor është siguruar. Gjatë kohës së çdo një fushate paraelektorale një e treta e tërë përmbajtjes mediatike është paguar, d.m.th. bëhet fjalë për reklamë të fshehtë. Ligji parashikon se materialet e tilla duhet të shënohen në mënyrë të posaçme, por kjo nuk bëhet, sepse askush nuk do ta lexojë informacionin po të dijë se ai është reklamë. Kështu mungon vija ndarëse mes materialit gazetaresk dhe propagandës partiake dhe tendenca më shqetësuese këtu është se shoqëria tashmë nuk pret nga gazetarët vënien e vijave të tilla. Shitja e hapësirës publike gjatë fushatës parazgjedhore ndoshta në të vërtetë “shpëton” buxhetet e mediave, por në plan afatgjatë kështu ato humbin mirëbesimin e shoqërisë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD