Të zhytur në temën e nxehtë për cunamin e refugjatëve, i cili e kërcënon Evropën, sikurse nënvlerësojmë disa probleme të tjera, gjithashtu shumë të rëndësishme. Një problem i tillë është trafikimi i njerëzve. Javën e kaluar ndodhi një gjë serioze sa i përket kësaj çështjeje, si njëfarë premiere.
Komisioni Kombëtar për Luftimin e Trafikimit të Njerëzve dhe Bashkia e Burgasit nënshkruan një marrëveshje për përdorimin e dy pronësive të patundshme për vendosjen dhe reintegrimin e viktimave të trafikimit. Me këtë rast në Burgas ishte Zëvendëskryeministrja e Koordinimit të Politikave Evropiane dhe Çështjeve Institucionale Meglena Kuneva, e cila është gjithashtu Kryetare e Komisionit. Ajo shpjegoi se krijimi i viktimave për reintegrimin e mëtejshëm pas kujdesit fillestar për ta në qendrat e krizës të Komisionit ndodhet për herë të parë në Bullgari.
Sipas Zëvendëskryeministres, autoritetet bullgare kategorikisht nuk duhet të dobësojnë vëmendjen e tyre ndaj luftimit të trafikimit të njerëzve dhe prevencës sa u përket viktimave bullgare, pikërisht sepse ato mund të mos dallohen në sfondin e fluksit të madh të refugjatëve në Evropë. Transportimi ilegal dhe trafikimi i njerëzve janë dy krime të ndryshme. Trafikimi i shtetasve bullgarë është një problem që tashmë ekziston, ai është identifikuar dhe autoritetet bullgare kanë fuqi dhe mjete për ta përballuar, është e mendimit Kryeministrja. Një gjë shumë e rëndësishme për kufizimin e trafikimit është koordinimi midis Prokurorisë, Drejtorisë Kryesore “Luftimi i Kriminalitetit të Organizuar”, Policisë Kufitare dhe Komisionit për Luftimin e Trafikimit. Ky bashkëpunim pikërisht në Burgas jep rezultate shumë të mira dhe shihet jo vetëm nga krijimi i banesave të para të mbrojtura, por edhe nga numri i madh të dënimeve. Sipas statistikës, numri i viktimave të identifikuara gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2015 – 61, është më i madh nga ai gjatë tërë vitit 2014. Një prej qëllimeve të banesave të mbrojtura është që viktimat të ndihen të qeta dhe të dëshmojnë pa pasur frikë, kështu qe të mund të ketë dënime efektive kundër trafikantëve. Dy krimet më të përhapura janë eksploatimi seksual dhe shitja e foshnjave të porsalindura.
Vetëm kjo mjafton që t’i kundërvihemi kësaj veprimtarie kriminale me tërë fuqinë e institucioneve dhe të ligjit. Sa për strehimet për reintegrimin e viktimave të trafikimit, ato janë një gjë shumë e mirë, por do të ishte më mirë po të mos kishte nevojë për to.
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut, WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..