Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Mësimet e Himalajeve” të Stojan Marinovit

БНР Новини
6
Foto: arkivi personal i Stojan Marinovit

Para disa ditësh dolën në treg “Mësimet e Himalajeve” të Stojan Marinovit – një libër –album, plot me emocione, mendime dhe përshtypje, të pasqyruara me fjalë dhe fotografi, të mbledhura në kohën e udhëtimit 52-ditësh të autorit në shtigjet e Himalajeve. Një udhëtim, i cili papritur u bë aventurë dhe i cili kaloi si një vijë e hollë e kuqе përmes jetës së Stojanit dhe të treve prej katër fëmijëve të tij. Tërmeti më 25 prill dhe lëkundjet dytësore në Nepal, me më se 8 mijë viktima dhe shumë shkatërrime tërhoqën vëmendjen e miliardë njerëzve.

Снимка

Për Stojan Marinovin dhe për fëmijët e tij Magi (19 vjeç), Mario (13 vjeç) dhe Tedi (12 vjeç) ky ishte një përjetim i drejtpërdrejtë. Ata ishin në qendrën e ngjarjeve. Durim, vendosje e qëllimeve të arsyeshme, këmbëngulje për arritjen e tyre, respekt ndaj të afërmit, empati, diferencim midis mirëqenies materiale dhe asaj shpirtërore – këto janë mësimet për familjen e Stojanit. Si lindi ideja për udhëtimin?

Fëmijët bullgarë jetojnë në konkurrim të vazhdueshëm materialist. Kush ka iPhone  apo Smartphone, kush mund të tregojë videospotin më të mirë të gjetur në internet... Po rrit një brez i konsumatorëve, i cili bile nuk do të mund të ushqeje vetveten. Dëshira ime ishte që t’u tregoja fëmijëve të mi se ekzistojnë edhe mënyra të tjera të jetesës. Dhe vendimi më logjik erdhi haptas – Himalajet! Atje njerëzit jetojnë në mënyrë tradicionale, me lidhje të afërt me Tokën dhe Natyrën. Krejt ndryshe nga qytetërimi ynë, teknologjitë dhe kështu me radhë” – shpjegoi arsyet e udhëtimit Stojan Marinov. Cili është mësimi më i rëndësishëm, që fëmijët e tij e mësuan gjatë udhëtimit të tyre në shpatet e bardha të Himalajeve?

Tema për mendimin dhe faktet. Për fat të keq në shkollë nuk kanë lëndë “Të menduarit”. Për mua kjo është shqetësuese, sepse sipas meje të mendosh nuk do të thotë të lexosh disa faqe dhe pastaj t’i parafrazosh  sa më afër tekstit të lexuar. Do të thotë të kuptosh dhe të përdorësh faktet dhe të dhënat e tjera, të quajtura “opinione”. Dhe të kuptosh çfarë do të thotë fakt, çfarë është opinion, çfarë mund të vërtetohet dhe çfarë – jo. Dhe pasi të jesh i sigurt se kupton të gjitha rrethanat, të marrësh vendime. Për fëmijët kjo është me rëndësi të jashtëzakonshme – të mësohen të mendojnë”.

Снимка

Sot, duke bërë bilanc, Stojan Marinovi konstaton me kënaqësi, se misioni i tij është plotësuar. Është e mjaftueshme që të lexojmë ditarin e vajzës së tij Magi, të përfshirë në libër. “Në fillim gjithmonë nisesha të përgjumur, të trishtuar dhe duke menduar se jashtë ishte ftohtë, se do të ishte të lodhshme dhe të mërzitshme. Disa prej ditëve të mi dukeshin kështu derisa nuk ndryshonim hotelin me fjalëkalim të ri për Wi-Fi” – shkruan adoleshentja. Pak nga pak ajo përqendroi mendimet e saj drejt natyrës , kulturave të ndryshme dhe interesave të shumta të njerëzve rreth saj, drejt komunikimit me të tjerët si një art, sepse siç tha babai i Magit:

„Në të vërtetë është shumë mirë kur themi mendimet tona. Për fat të keq shpesh mendojmë se njerëzit dinë këtë që ndodhet në kokët tona. Por pavarësisht se tingëllon paradoksale, njerëzit rreth nesh nuk kuptojnë gjëra, që sipas nesh janë elementare. Bile duke folur për gjërat nga e përditshmja, secili kupton gjëra të ndryshme nga kjo që kemi thënë – vë theksin mbi fjala apo fjali të ndryshme”.

Planifikohet botimi i librit “Mësimet e Himalajeve” në gjuha të tjera - në anglisht, nepalisht etj. 10% prej çmimit të tij do të dhurohen për familjet në Nepal që vuajnë nga pasojat e tërmeteve.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: arkivi personal i Stojan Marinovit



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria ka tradita në arsimin e lartë në frëngjisht

Me dëshirën për t'u hapur ndaj botës, pas viteve të gjata të izolimit në ish-kampin socialist, Bullgaria dhe Rumania u bashkuan në vitin 1994 në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.  Një nga vlerat kryesore të komunitetit frankofon është arsimi..

botuar më 24-06-13 7.30.PD
Piktura “Të strehuar së bashku”

Pjesëmarrje bullgare në një ekspozitë ndërkombëtare për të drejtat dhe dinjitetin e njeriut në Itali

Nga data 8 qershor deri më 9 tetor, qyteti italian Rovereto pret ekspozitën ndërkombëtare “Të drejtat dhe dinjiteti i njeriut”. Edicioni i 18-të i sivjetshëm i ekspozitës tregon vepra tematike të artistëve nga 32 vende, përfshirë Bullgarinë. Artistja..

botuar më 24-06-08 7.30.PD

Unioni i Përkthyesve në Bullgari mbushi gjysmë shekulli!

Sot me një ceremoni festive Unioni i Përkthyesve në Bullgari festoi 50 vjetorin e themelimit. Organizata u krijua më 5 qershor 1974 nga 246 persona - profesorë universitarë, poetë, shkrimtarë dhe përkthyes të njohur gjerësisht. Mes tyre ishin edhe..

botuar më 24-06-07 4.52.MD