Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A do të ruajnë avionë të huaj qiellin tonë?

Gjen. Rumen Radev
Foto: arkiv personal

Një ngjarje gjatë javës shkaktoi hedhjen e dorëheqjeve, kërkimin e dorëheqjeve, ose tërheqjen e dorëheqjeve. Bëhet fjalë për projekt-ndryshimet e Ministrisë së Mbrojtjes, sipas të cilave “mbrojta e hapësirës ajrore të Republikës së Bullgarisë realizohet nga Ushtria Bullgare më vete, ose në bashkëpunim me forca të armatosura të shteteve aleate.” Menjëherë kishte reaksione shumë të ashpra, sikurse kjo ofertë tashmë është fakt. Filloi të flitet për humbje sovraniteti, për avionë turq në qiellin bullgar në kuadrin e NATO-s. Nga Partia Socialiste Bullgare dhe “Ataka” kërkuan dorëheqjen e Ministrit të Mbrojtjes Nençev. Mirëpo, ishte dhënë dorëheqje nga ana e komandantit të Forcave Ushtarako-Ajrore gjen. Rumen Radev. Pikërisht atje duhet të kërkojmë edhe përgjigjen e pyetjes “Pse?” dhe çfarë i detyrohet gjendja e keqe në aviacionin bullgar? Kryeministri Borisov ia drejtoi këtë pyetje gjeneralit, kurse ai i parashtroi motivet e tij, sa vijon:

-  Numri i gjuajtësve në gjendje përdorimi, të cilët të mund të përdoren në kuadrin e Air Policing dhe për zhvillimin e përgatitjes së fluturimeve është i pamjaftueshëm.

-  Numri i pilotëve të përgatitur po ulet dhe ata fluturojnë shumë pak, gjë që jo vetëm se e rrit shumë rrezikun nga aksidentet ajrore, po edhe çon te pamundësia e përgatitjes së një ekipi prej pilotësh të rinj.

-  Angazhimet e ndërmarra për respektimin e afateve nga drejtoria e Ministrisë së Mbrojtjes për lidhjen e marrëveshjeve për meremetim dhe furnizime për avionët MiG-29 nuk janë zbatuar dhe mbeten të paqarta.

-  Projekti i përgatitur nga ekipi i tij për marrjen e një avioni të ri me një program të argumentuar konkret nuk është parashtruar për diskutim në Këshillin e Ministrave, megjithë anganzhimin e ndërmarrë.

-  Në sfondin e kësaj situate të rëndë fluturimet kufizohen suplementarisht disa muaj përpara për shkak të mungesës së lëndës djegëse.

Kryeministri e dëgjoi këtë dhe menjëherë premtoi 40 mln euro për nevojat më të ngutshme të Forcave Ushtarako-Ajrore dhe e bindi gjeneralin Radev për të tërhequr dorëheqjen e tij. Mirëpo, Bullgaria vazhdon të mos jetë në gjendje të ruajë vetë qiellin e saj, sepse shpreson te gjuajtësit e vjetër rusë MiG 29, nga të cilët vetëm katër disponojnë resurs fluturimi, kurse deri në mesin e vitit tjetër – do të mbeten vetëm dy. Pushtetarët nuk arritën të merren vesh me rusët për të vazhduar mirëmbajtjen e tyre dhe kanë në plan ta angazhojnë Poloninë me remontin e tyre. Mirëpo, sipas Moskës polakët nuk disponojnë licencën e domosdoshme dhe nuk mund të ketë një marrëveshje të tillë. Përveç kësaj në thesar nuk i ka ato 500 mln euro, të cilat i kërkon Ministri i Mbrojtjes, që të mund të pranojmë më lehtë mendjen se avionët e huaj në hapësirën bullgare nuk janë armiqësor, por janë të aleatëve tanë, domethënë janë vëllazërore, siç ishte në kohën e Traktatit të Varshavës.


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD

Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Bullgarinë nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme

Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..

botuar më 24-10-04 2.02.MD
Sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor, 01 tetor 2024.

David Avishaj nga Izraeli: Ka arsye konkrete për veprimet e Izraelit në Gaza dhe Liban

Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..

botuar më 24-10-03 7.35.PD