Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Muzeiko” apo kur shkenca bëhet lojë

БНР Новини

Kur mund ta prekësh dhe ta mbash erë, të kërcesh me dy këmbët në një botë tjetër, të eksperimentosh dhe të habitesh. Kur mund të ëndërrosh! Apo – më 1 tetor. Kështu mendojnë krijuesit e “Muzeiko”-s.

Снимка“Kjo është një ide e fondacionit “Amerika për Bullgarinë”, e realizuar krejt nga ajo – shpjegoi Kalina Petrova – PR e muzeut të ri për fëmijë. – “Muzeiko” ka ecur shumë para që të vijë në Bullgari. Dhe nga kudo, ku ka qenë ai ka marrë diçka dhe e ka shpuar atë në shtëpinë e vet, siç e quajmë qendrën me të njëjtin emër në Sofje. Këtu ai ka vendosur të gjitha zbulimet e tij nga parahistoria, e tanishmja dhe Kozmosi. I ka varur ato në degët e pemës – një makine të ndërlikuar, të cilën e vënë në lëvizje vizituesit tanë dhe e cila prodhon tinguj. Dhe gjithçka bëhet në bashkëveprim me fëmijët.”

СнимкаNë qendrën e “Muzeiko”-s ndodhet Pema e tij gjigante – një konstruksion lëvizës, i cili e lidhë pjesën më të poshtme me më të lartën, kështu edhe parahistorinë me Kozmosin. Rreth Pemës hapësira është ndarë në epoka të ndryshme – e kaluara, e tanishmja, dhe e ardhmja. Në çdo një epokë ndërmjet ekspozitave dhe lojërave interaktive prezantohen gjërat më interesante të shkencave të saj: arkeologji, paleontologji, gjeologji (për të të kaluarën), natyrë dhe arkitekturë (për të tanishmen), studime kozmike, energji dhe komunikime (për të ardhmen).

СнимкаRoli i lojës, frymëzimit dhe përvojës në zhvillimin e fëmijëve në situata reale dhe praktike me sende konkrete është studiuar nga shumë filozofë dhe pedagogë. Një nga modelet e suksesshme që praktikohen në botë, janë ashtuquajturat muze për fëmijë. I pari hap dyert në vitin 1899 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe numri i tyre sot është rreth 400. Shpeshherë muzetë për fëmijë nuk disponojnë me koleksione të veta, por propozojnë lojëra për stimulimin e kureshtjes dhe kreativitetit të fëmijëve (dhe me sukses – edhe të të rriturve). Pikërisht ky është “Muzeiko”, i cili hap dyert më 1 tetor – është një muze, ku fëmijët dhe prindërit apo mësuesit e tyre mund ta kalojnë kohën sa më efektivisht dhe aktivisht, duke dhënë mundësi për argëtim dhe lojë në hapësira të përbashkëta.

Снимка“Fëmijët nën 12 vjeç nuk mund të vijnë në “Muzeiko” pa prindërit e tyre dhe ne nuk mendojmë për këtë si për një kufizim – shpjegoi zonja Petrova. – I tillë është formati i përvetësimit të dijeve. Ai supozon gjithmonë të rritur dhe fëmijë – detyra e të rriturit është të shpjegojë gjërat dhe lidhjet mes tyre. Nga ana e vet fëmija eksperimenton në ambient real ndërmjet shumë lojërave interaktive. Dhe çfarë mund të jetë më e mirë se mundësia kështu të stimulojmë komunikimin cilësor me fëmijët tanë!”

Tërë përmbajtja e “Muzeiko”-s është krijuar nga shkencëtarë të njohur (më se 50), pedagogë dhe dizajnerë dhe është bërë në përputhje me tendencat bashkëkohore arsimore. Është bazuar mbi teoritë për mësim ndërmjet lojës, sugestopedisë dhe teknikave të tjera për studim të përshpejtuar dhe zhvillim të potencialit. Ambientet janë të përshtatshme për njerëz me çrregullime, për të verbër dhe të shurdhër dhe hyrja për ta dhe për njerëzit, të cilët i shoqërojnë është falas.

СнимкаTë shikosh botën përmes shikimit të një bretkose. Të hysh në rolin e arkeologut, arkitektit apo ndërtuesit, të kuptosh gjuhën e erës, shiut dhe rërave, të lexosh përrallen “biologji”, të vizatosh, të dëfrehesh, të mësosh gjuhën angleze në vendin më magjik dhe të mos duash të rritesh. Këto dhe akoma shumë mrekulli të tjera presin vogëlushët dhe prindërit e tyre.

Qëllimi i ambienteve të tilla është që të ndryshojnë tërësisht infrastrukturën kulturore dhe arsimore të vendeve, në të cilat shfaqen – shpjegoi akoma zonja Petrova. Shumë qytete në botë janë të njohur pikërisht me muzetë e tyre për fëmijë dhe rreth tyre me kalimin e kohës krijohen akoma më shumë vende të përshtatshme dhe interesante për fëmijët. Dhe duke pasur parasysh se në Ballkan nuk ka një muze të tillë, kjo është një mundësi e mirë për Sofjen – ajo mund të bëhet destinacion i përshtatshëm për prindërit e regjionit, të cilët dëshirojnë të përjetojnë një fundjavë të mrekullueshme me fëmijët e tyre.

Fotografi: Jordanka Ivanova dhe “Muzeiko”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD