“Kam dëgjuar që të thanë, se Bllaga Dimitrova është një “keqkuptim” – një grua, poeteshë dhe përveç kësaj aq e mendueshme. Kritikët shpeshherë e akuzojnë në këtë se është tepër përsiatëse dhe se shpesh trillon” – këto janë fjalët e intelektuales së shquar bullgaro-franceze, profesoreshës Julia Krësteva. Ato tregojnë qëndrimin e kritikëve ndaj krijimtarisë së një nga poeteshave më të mëdha të letërsisë së re bullgare.
Përsiatja dhe mendueshmëria, karakteristike për krijimtarinë e Bllaga Dimitrovës ishin cilësuar nga kritika zyrtare në kohën totalitare si një devijim nga realizmi socialist dhe nga pasqyrimi i vërtet i jetës.
Edhe para ndryshimeve demokratike, edhe pas tyre – deri në fundin e jetës së saj ajo shkel me këmbëngulje jashtë kanuneve letrare dhe partiake. Në vitin 1988 ajo vendosi, se kishte ardhur koha për ndryshim dhe doli nga kabineti komod i shkrimtares. Ajo u përfshi aktivisht në jetën shoqërore jo vetëm si krijuese, por edhe si qytetare. U bë një nga themeluesit e Komitetit për Mbrojtje Ekologjike të Qytetit Ruse dhe të Klubit për Përkrahjen e Transparencës dhe Riorganizimit. Ishte e pranishme në mëngjesin e shquar me ftesë të François Mitrerrand-it në ambasadën franceze, bashkë me intelektualë të tjerë të dalluar bullgarë. Poetesha ishte në krye të listave të hartuara nga nomenklatura me krijues, ideologjikisht të papërshtatshëm. Por këto lista nuk patën mundësi të mbytnin zërat e larta të ndryshimit. Pas 10 nëntorit 1989, kur filluan ndryshimet politike, Bllaga Dimitrova ishte ndër intelektualët dhe njerëzit e artit, të cilët e përkrahën Bashkimin e Forcave Demokratike në përpjekjet e tij ta ndërtonte rrugën demokratike të Bullgarisë. Të gjithë ata besonin se ndryshimi ishte i paevitueshëm, se shoqëria do të gjente fajtorët për katastrofën e shtetit.
Në vitin 1990 Bllaga Dimitrova u bë deputete e Bashkimit të Forcave Demokratike në Kuvendin e 36-të. Një vit më vonë ajo u bë pjesë e qiftit të parë presidenciale, të zgjedhur demokratisht , bashkë me Zhelju Zhelev. Para pranimit të nominimit për zëvendës presidente ajo u këshillua me mikeshën e saj Marija Antonova, e cila e inkurajonte atë. Më vonë, në kujtimet e veta Antonova shkroi se një njeri i ndershëm si Bllaga nuk mundej të qëndronte gjatë në ambientin helmues të politikës. Ja se çfarë tha vetë Bllaga, duke u përgjigjur akuzave për totalitarizëm blu të oponentëve (Bluja ishte ngjyra e Bashkimit të Forcave Demokratike).
“Të dashur bashkatdhetar, zëri im nuk bën agjitacion për zgjedhjet e ardhshme, nuk u përgjigjem akuzave dhe shpifjeve, nuk akuzoj dhe nuk sulmoj. Vetëm nuk mund të mbetem të heshtur, kur shpresa e pastër dhe e shenjtë e njerëzve është në rrezik. Një shpresë për rilindje të shtetit tonë. Ka njerëz, të cilët përpiqen të rrezikojnë lirinë tonë të re me akuza për totalitarizëm blu. Ju pyes - sot kush është vrarë pa gjyq dhe pa dënim, si mijëra viktimat pas nëntë shtatorit? (Më 9 shtator 1944 qeverisja në Bullgari u bë pro sovjetike). Kush është përzërë nga shtëpia e tij? Kush është burgosur në kampet e përqendrimit, siç mijëra mëkatarët që humbën jetën, shëndetin, familjet e tyre gjatë kohës së regjimit mizor? A ka fëmijë me të ardhme të shkatërruar për shkak të emrit të fëlliqur të prindërve? Ku është sot ky totalitarizëm blu?”
Gjatë verës së vitit 1992 mes saj dhe presidentit Zhelju Zhelev filluan përçarje për shkak të një konference shtypi, në të cilën presidenti haptas sulmoi qeverinë e kryeministrit Filip Dimitrov.Atëherë ajo paralajmëroi se përgatitej rrëzimi i qeverisë, por kryeministri nuk i besoi asaj. Pas mocionit të pasuksesshëm të besimit dhe ndryshimit të qeverisë me atë të kryeministrit Ljuben Berov, Bllaga Dimitrova dha dorëheqjen si zëvendës presidente. Ja se çfarë ishin fjalët e presidentit Zhelju Zhelev në këtë lidhje:
“Mendoj se ajo bëri një gabim të madh politik, ndoshta sepse është njeri i letërsisë, me botëkuptim tjetër. Ajo lejoi të bëhej lodër në duart e Këshillit Koordinues Kombëtar të Bashkimit të Forcave Demokratike. Mendoj se nuk kishim mundësi të bënim diçka tjetër për të dhe për demokracinë bullgare. Duke folur për miqësinë tonë – shpresoj se do të rruajmë në të ardhmen.”
Mirëpo miqësia e tyre nuk u restaurua. Autorja e romanit “Fytyrë” doli nga politika në vitin 1999e neveritur nga hipokrizia e saj. Më 2 maj 2003 Bllaga Dimitrova ndërroi jetën pas një sëmundjeje të rënde onkologjike. Modestia dhe ndershmëria e saj mbetën si shembull për këtë se si duhet të jetojë një njeri.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Më 9 shkurt të vitit 1999 në Bengazi pushtetet libiane ndaluan disa dhjetëra nëpunës mjekësorë, 23 prej të cilëve ishin bullgarë. Disa ditë më vonë shumica prej tyre ishin lejuar. Në burg mbetën infermieret bullgare Kristijana Vëlçeva, Nasja Nenova,..
Pas dështimit të qeverisë socialiste të kryeministrit Zhan Videnov, kabineti teknik në krye me zotin Stefan Sofijanski për një kohë të shkurtër arriti të qetësonte situatën social-politike dhe të rikthente besimin e institucioneve ndërkombëtare..
Ky artikull i është kushtuar një prej shkaqeve, të cilat çuan te dorëheqja e qeverisë së kryeministrit Zhan Videnov – falimentimet e bankave. Krahas krizës së bukës, e cila shpërtheu në vitin 1995, vitin tjetër filloi zhvlerësimi i levit dhe..