Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kriza ekonomike po përfundon, por kriza në mediat – jo

БНР Новини
Foto: Shefkie Çakër

Takimi Ndërkombëtar Gazetaresk me temë “Kriza ekonomike po përfundon, por kriza në mediat – jo! Mirëpo, pse?” mblodhi gazetarë nga rajoni i Ballkanit dhe i Detit të Zi në Shtëpinë Ndërkombëtare të Gazetarëve në Varnë. Në konferencën e organizuar nga Lidhja e Gazetarëve Bullgarë kolegë nga Bullgaria, Serbia, Rusiaa, Turqia dhe Ukraina diskutuan problemet e përbashkëta dhe sfidat para profesionit.

Në hapjen e forumit presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve Xhim Bjumella theksoi, se: “Profesioni i gazetarit përjeton një krizë. Për ditë kolegë tanë bëhen viktimë duke zbatuar detyrimet profesionale, bëhen rrobë lufte dhe përcillen në burgjet, ndërsa në Irakun Verior edhe vriten. Gazetaria është një profesion për më të guximshmit.”

Nadezhda Azhgihina – zëvendës presidentja e Asociacionit Evropian të Gazetarëve gjithashtu diskutoi para të pranishmëve. Pyetjes së Radio Bullgarisë për rëndësinë e forumit ajo iu përgjigj:

“Është tepër e vështirë të përshkruhet rëndësia e kësaj konference. Për fat të keq, vitet e fundit gazetarët e vendeve tona rrallë herë takohen. Kështu që ne pothuajse nuk njihemi me njeri tjetrin. Në këtë kontekst edhe pak i ndihmojmë njeri tjetrit. Kështu që jam e mendimit, se kjo duhet të ndryshohet. Për më tepër, se në kuadrin e takimit u bë e qartë, se kemi probleme të përbashkëta.”

Negosllava Stanoeviç nga Serbia i kushtoi vëmendje faktit, se në takim edhe gazetarët e Ukrainës dhe Rusisë arritën të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe shtoi:

“Takimi ishte shumë i dobishëm për të gjithë pjesëmarrësit. U bë e qartë, se gjendja e gazetarëve sidomos në rajonin tone është tepër e rëndë. Në konferencë miratuam një Deklaratë, në të cilën bëjmë apel t’i kushtohet vëmendje më të madhe rëndësisë së profesionit tonë, sepse ai është në krizë. Ngandonjëherë vet jeta e gazetarëve është e kërcënuar.”

Javuz Gerçekçi – kryetar i Asociacionit të Gazetarëve në Mudanja të Turqisë pasi dëgjoi diskutimet, tha:

“Zbuluam, se problemet që diskutohen në kuadrin e konferencës janë po ata, të cilët i kemi edhe ne në Turqi. Një nga diskutimet më interesante, që u zhvilluan iu kushtua medies internet. Doli që në krahasim me televizionin dhe radion, ajo zhvillohet më shpejtë.”

Jurij Rabotin – kryetar i Lidhjes Kombëtare të Gazetarëve të Ukrainës lidhur me forumin tha:

“Konferenca u zhvillua në një nivel tepër të lartë. Konkluzioni i përgjithshëm, që mund të bëhet është, se ne duhet të mbrojmë interesat e profesionit tonë. Ukraina për herë të parë merr pjesë në një takim të këtij lloji.”

Kryetarja e Lidhjes së Gazetarëve Bullgarë Snezhana Todorova – organizatore të konferencës tha:

“Mendoj, se rezultati më i mirë i kësaj konference është, se ne arritëm të vërtetojmë, se mund të jemi të bashkuar. Problemet, që kemi ne – gazetarët bullgarë, janë të përafërta me problemet e kolegëve tanë nga shtetet e tjera ballkanike dhe nga vendet e pellgut të Detit të Zi. Jemi tepër të shqetësuar nga situata mediatike në keqësim, nga proceset, që ndikojnë mbi mediat dhe në fund të fundit ndikojnë mbi informimin e shoqërisë. Jemi të shqetësuar nga monopolizimi i tregut mediatik, nga mungesa e transparencës për pronarët e mediave, për provat të ushtrohet presion nga grupazhe të ndryshme korporatave. E gjithë kjo patjetër ndikon mbi punën e gazetarëve.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përkthyesja Svilena Georgieva: Mësimi i gjuhëve të huaja na mëson të duam dhe të vlerësojmë bullgarishten tonë

Diversiteti kulturor dhe gjuhësor – pikërisht kjo e dallon Bashkimin Evropian dhe gjuhët e folura në komunitet janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Evropës. Ka 24 gjuhë zyrtare në BE dhe sa herë që në të anëtarësohen shtete..

botuar më 24-09-28 6.25.PD

Komisioni Von der Leyen 2 – i shpallur, por i pasigurt

Emrat e këtij Komisioni Evropian nuk janë më spekulime apo hamendje, por fakt. Struktura gjithashtu dhe ajo që është e qartë është se janë 6 nënkryetarë ekzekutivë por struktura e nënkryetarëve të zakonshëm është hequr. Siç pritej, secila prej..

botuar më 24-09-25 6.48.MD

Në sistemin arsimor janë të dukshme edhe të metat e shoqërisë sonë

Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..

botuar më 24-09-25 7.35.PD