Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeqyteti i parë Pliska është burim i kujtimeve për madhërinë dhe urtësinë e bullgarëve

БНР Новини
Foto: wikipedia.org

Qyteti i parë ndër të parët – vatër historik e kulturor – ndoshta me këtë përmbajtje e veshën emrin Pliska themeluesit e Shtetit të Parë Bullgar gjatë shekullit VII. Vendi nuk u zgjodh rastësisht. Ky është një rajon, në të cilin kalojnë rrugë të rëndësishme tregtare, nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër, reliefi siguron kushte të mrekullueshme për zhvillimin e blegtorisë. Sot këtë vend e vizitojnë mijëra turistë bullgarë dhe të huaj të prirë jo vetëm nga kureshtja, por edhe nga respekti ndaj veprës së stërgjyshërve. Vetëm 2 kilometra larg qytetit të sotëm Pliska, dhe 29 kilometra larg qytetit Shumen, shtrihet Rezervati Kombëtar Historik Arkeologjik Pliska. Në vitin 1970 kjo përmendore e lashtë u shpall Monument i Kulturës. Rrënojat e qytetit studiohen dhjetëra vite me radhë si nga arkeologë bullgar, ashtu edhe nga arkeologë të huaj.

Sipas studimeve, ndërtimi i qytetit Pliska nisi në fund të shekullit VII dhe në fillim të shekullit VIII. Fillimisht ndërtesat ishin kryesisht prej druri dhe shfrytëzoheshin si për banesa, ashtu edhe për godina administrative. Kompleksi i parë i pallatit ishte rrethuar me një mur të forcuar. Në një etapë më të vonshme në fushën pranë saj filluan të ndërtohen shtëpi. Kështu dalë ngadalë u formua qyteti i lashtë Pliska. Megjithëqë bizantinet e dogjën kryeqytetin, në vend të pallatit të vjetër ngriti shtat një godinë e madhe gurore, e njohur si pallati i hanit Krum. Ky pushtetar i njohur bullgar lindi në shekullin VIII dhe vdiq në vitin 814.

Pagëzimi i popullsisë bullgare, që filloi në vitin 864 nga princi Boris I, ndryshoi pamjen e kryeqytetit. Tempujt paganë u shndërruan në kisha dhe manastire të krishtere. Krahas kësaj ndërtoheshin edhe shenjtërore të tjera. Nga kjo periudhë daton Bazilika e Madhe, nga e cila sot mund të shihen rrënoja, që dëshmojnë për madhërinë shpirtërore dhe mençurinë e pushtetarit, i cili kuptonte rëndësinë e pagëzimit.

Afro 1.5 kilometra larg ngrihet Porta Lindore, e cila është mjaftë e ruajtur e deri më sot. Kjo është hyrja kryesore e qytetit të fortifikuar, në të cilin ishin banesat e khanit dhe të parëve të qytetit. “Supozohet, se Bazilika e Madhe u ndërtua në qytetin, që shtrihej jashtë murit të fortifikuar, kështu që më shumë njerëz të frekuentoheshin. Në fakt kjo ishte kisha më e madhe e krishtere në mbarë Gadishullin Ballkanik në atë kohë – shpjegon përgjegjësja kryesore e Rezervatit Pliska Hristina Stojanova. – Kujtimi për qytetin Pliska do të jetë i gjallë përgjithmonë. Ky është qyteti, në të cilin u hodhën themelet e shtetit bullgar. Ai ekzistonte deri në mesin e shekullit XI. Pas kësaj u zhduk në harresë. Për fat të keq sot prej tij kanë mbetur vetëm rrënoja. Megjithëkëtë me ndihmën e grafikëve të kompjuterit përpiqemi të krijojmë një përfytyrim vizual për disa prej monumenteve, kështu që turistët të përfitojnë një imazh më të saktë për madhërinë e pallatit dhe kompleksit përreth. Sivjet në kuadrin e punimeve të restaurimit dhe të konservimit u pastrua i ashtuquajturi Pus i Shenjtë pranë Bazilikës së Madhe. Ajazma ruhet në këtë vend më se 12 shekujsh. Që para 100 vitesh arkeologët u përpoqën të gërmojnë, por për arsye të sigurisë nuk vazhduan punimet në thellësi. Sivjet pasi përfunduam punimet e gërmimit dhe zbuluan Pusin, fluksi i turistëve u shtua më se 100 për qind. Për vizituesit kemi rregulluar dhe një ekspozitë muzeore, në të cilën mund të shihen replika të veshjeve mesjetare dhe dy banesa të lashta. Në të janë të rikrijuara interieri dhe mënyra e jetesës së asaj periudhe të lashtë. Krahas kësaj Muzeu Kombëtar Historik prezanton disa prej eksponateve të tij në kompleksin tonë muzeor. Ato datojnë nga periudha e Bullgarisë së Madhe. Mund të shihet edhe një kopje e figurës së shqiponjës me monogram, i cili historianët e lidhin me themeluesin e shtetit bullgar han Asparuh. Origjinali ruhet në Ermitazhin e Sankt Peterburgut.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Muzeu Kombetar i Shkencave Natyrore - Akademia Bullgare e Shkencave

Më shumë se 30 fosile kafshësh nga koha e dinozaurëve u mblodhën nga shkencëtarët pranë Trën

Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..

botuar më 24-10-06 11.05.PD
Mbreti Boris III

Një ekspozitë në Sofje me rastin e 130 vjetorit të lindjes së mbretit Boris III

Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..

botuar më 24-10-03 6.05.PD
Më 20 shtator, ekipi i Prof. Ludmil Vagalinski zbuloi një statujë të dytë  në Heraklea Sintika, tre ditë më vonë ata zbuluan edhe kokën e skulpturës.

Një mozaik dyshemeje dhe koka e një statuje romake u zbuluan në Heraklea Sintika

Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..

botuar më 24-09-24 10.01.PD