Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po rritet presioni i refugjatëve, Sofja po dërgon ushtarë në kufirin me Turqinë

Foto: EPA/BGNES

Vendet e Ballkanit përjetuan problemet e radhës. Institucionet e BE-së reaguan në mënyrë kaotike. Shtete të mëdha si Gjermania u hutuan para fluksit të refugjatëve drejt Kontinentit të Vjetër. Vala e refugjatëve sikur fillon të shndërrohet në migrimin e madh të popujve. Kështu përfundoi edhe kjo javë.

Shija është njëkohësisht e athët dhe e hidhur. E panjohura gjithnjë mund të shkaktojë panik. Jemi me shpresë, se hapat e autoriteteve bullgare, të ndërmarr gjatë ditëve të fundit, janë largpamës dhe do të arrijnë të shpërndajnë deridiku frikën. Kështu siç u bë e qartë se ishte largpamëse të krijohen impiante mbrojtëse në kufirin me Turqinë, para dy vitesh në lidhje me refugjatët nga Siria. 

Hapi i fundit ditën e premte, ishte vendimi i qeverisë të dërgojë një mijë ushtarë dhe teknikë ushtarake, të cilët të zbatojnë “veprime rutine për mbrojtjen e kufirit në ndihmë të policisë kufitare”, siç deklaroi kryesekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme Georgi Kostov. Ky lajm u përhap nga agjencitë botërore të informacionit dhe provokoi diskutime kontradiktore. Pranë saj u shtua edhe deklarata e ministrit të jashtëm Daniell Mitov, se “është i domosdoshëm një koalicion i gjerë, duke përfshirë edhe Rusinë, për përballimin e krizës me refugjatët”. Ministrja e brendshme Rumjana Bëçvarova shpalli, se “nuk do të përdorim forcë kundër emigrantëve” dhe se kuota suplementare nga 1600 emigrantë, të cilët Bullgaria do të pranojë kryesisht nga Greqia dhe Italia, do të jetë mirë “të jenë familje nga Siria”.

Në këtë kontekst Sofja prapë e shtroi çështjen për hyrjen e vendit në Hapësirën e Shengenit. Deri tashti disa vende të Shengenit deklaronin, se nuk jemi mjaftë të përgatitur, por tashmë u duk, se pikërisht kufijtë e tyre nuk janë mjaftë të mbrojtura, dhe se autoritetet e tyre tashmë në panik forcojnë kontrollin e tyre. Mirëpo, të flitet për Shengen, për lëvizjen e lirë e kështu me radhë, është disi një butafori. Të gjitha 28 shtetet anëtare të bashkimit filluan të mblidhen si kërmij në guaskat e tyre dhe të llogaritin sa do të jenë humbjet ose fitimet nga kriza me emigrantët. Mirëpo, në këtë situatë për çfarë solidaritet dhe ndihmë evropiane po flasim?

Fluksi i refugjatëve drejt Evropës nisi nga vendet e Afrikës Veriore dhe Lindjes së Mesme pasi ata u destabilizuan. Do të ishte mirë, në se mund të besojmë se SHBA-ja kishin qëllime fisnike, kur vendosën të ndryshojnë statukuon e këtyre vendeve, duke bërë provë të imponojnë modelin e vet të demokracisë nëpërmjet të të ashtuquajturve “revolucione pranverore”. Mirëpo, edhe të ishin fisnike qëllimet, rezultati definitiv është dëshpërues dhe kërcënues për mbarë Evropën, jo vetëm për vendet e BE-së. Tani Uashingtoni qëndron anas kësaj turbullire dhe sikur me kënaqësi ndjek zhvillimet. Kështu operacioni i parë destabilizuez i SHBA-së kundër Irakut “Shok dhe tmerr” rikthehet si bumerang, por jo te SHBA-ja, por te Kontinenti i Vjetër. Për fat të keq vendet e pasura evropianoperëndimore mezi tani do të përjetojnë “shokun dhe tmerrin” e fluksit të refugjatëve, i cili siç theksuan disa vëzhgues, së shpejti mund të shndërrohet në një cunami shkatërruese.  Që prej vitesh ato shtete bashkë me SHBA-në thithin resurset materiale të këtyre rajoneve dhe e lënë popullsinë vendore të jetojë në varfëri. Dhe nuk do të jetë e çuditshme, që tani të kishte ardhur momenti, në të cilin të paguajnë faturën.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Votimi jashtë vendit nuk solli ndonjë surprizë të madhe

Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..

botuar më 24-10-30 8.10.PD

Situata pas votimit: pritshmëria për një qeveri, pavarësisht fragmentimit edhe më të madh të parlamentit

Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..

botuar më 24-10-28 3.39.MD
Radostin Vasilev

Cila është partia MEÇ?

Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..

botuar më 24-10-27 11.21.MD