Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trio “Bëllgarka” – formacioni i parë folklorik i cili ka pushtuar botën

Foto: arkiv

“Kjo është muzika më e mirë e planetit” brohorit kitaristi i njohur i “Bijtëllsit” Xhorxh Harisën pas koncertit të trios “Bëllgarka” në Londër. I krijuar gjatë vitit 1975 formacioni i dhomës arriti një sukses të madh me artin e vet nëpër botë. Një rrethanë e lumtur është se, Janka Rupkina, Eva Gjeorgjieva dhe Stojanka Boneva janë zëra në korin e jo më pak të njohur popullor të Radios Kombëtare Bullgare.

Më vonë producenti zviceran Marsel Selie i jep emrin “Misteri i zërave bullgar”, kurse grupi fiton dekoratën prestigjioze amerikane “Grami” gjatë vitit 1990. Shpesh dirigjentët e korit u kanë dhënë interpretime të përbashkëta 3 këngëtareve. Kjo i frymëzon të formohen si një formacion më vete me jetë të vet të veçantë të koncerteve dhe të studiove. Kompozitorët bullgarë Aleksandër Josifov, Stefan Kënev, Nikollaj Kaufman, KostaKolev, Petër Krumov, Petër Ljondev, Dimitër Penev e të tjerë shkruajnë këngë për trion “Bëllgarka”.

Ftesat për turne dhe koncerte nëpër botë nuk pushojnë, si dhe duartrokitjet e publikut në sallat më prestigjioze në Evropë, Amerikë, Australi, Izrael. Kurse sipas kritikut të gazetës “Guardian” pas një koncerti në Londër, këngëtaret janë “të fuqishme, madhështore”. Producenti i njohur muzikor Xho Bojd bëhet një impresario personal i trios “Bëllgarka”. Janka Rupkina, Eva Gjeorgjieva dhe Stojanka Boneva realizojnë incizime me pop yllin britanez Kejt Bush. Krijimtaria e tyre e përbashkët është e lidhur dhe me një miqësi të përzemërt.

Trioja “Bëllgarka” bëri dhe shpimin e vet të parë serioz në skenat botërore me muzicimin e vet të dhomës dhe për lavdi të kësaj gjinie kaq të bukur, e bazuar mbi artin tradicional bullgar. Çdo një nga këngëtaret respekton veçoritë e stilit interpretues folklorik dhe është mbartëse e diafragmës karakteristike të zërit. Janka Rupkina është nga Stranxha, Eva Gjeorgjieva nga krahina e Dobruxhës, kurse Stojanka Boneva – nga krahina e Pirinit. Por si ansambël gama e tyre e tingëllimit është mjaft e pasur dhe ndikuese.

Në fund të viteve 90 trioja shpërbëhet, kurse gjatë vitit 2004 Eva Gjeorgjieva vdes. Këngëtaret lenë në fondin e Radios Kombëtare Bullgare mbi 40 këngë popullore me aranzhime të bukura.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cvetan Angellov

Grupi “Kanella”, aroma e fëmijërisë dhe bukuria e poezisë

Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...

botuar më 24-11-15 8.35.PD

“Të mos ndalojmë së kërkuari” – mesazhi në muzikën e Zhivko Vasilevit

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..

botuar më 24-11-14 8.40.PD

"U përmbys mali" – “Deep Zone Project” u përcjell brezave muzikën e mirë bullgare

Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..

botuar më 24-11-13 8.45.PD