Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prej majës Snezhanka mali Rodopa shihet gati si në pëllëmbë të dorës

БНР Новини
Foto: arkiv

Një majë e malit Rodopa mban emrin e Borëbardhës nga përralla e njohur. Në bullgarisht heroina quhet Snezhanka. Emri është i tillë për shkak të veshjes së akullt e të shkëlqyeshëm, që ajo e mban gjatë pjesës më të madhe të vitit. Këtu dimri zgjat nga nëntori deri në maj. Maja ndodhet 15 kilometra nga qyteti Smoljan dhe është me lartësi 1926 metra. Është më e larta në rajonin e vendpushimit të njohur dimëror Pampororo (Bullgari Jugore). Snezhanka është emblema e turizmit në këtë pjesë të malit Rodopa. Mund të shihet mbi shumë kartolina, të cilat turistët i blejnë për kujtim. Ajo njihet menjëherë për shkak të kullës televizive, e cila është ndërtuar mbi të para 40 vjetësh. Duket sikur ajo prek qiellin, sepse pjesa më e lartë e saj është 2082 m. mbi nivelin e detit. Këtu mund të pimë kafe , të cilën nuk do ta harrojmë kurrë, sepse tarraca e kullës ndodhet në lartësi 2019m. dhe pamja prej atje është e mrekullueshme. Turistët e pajisur me dylbi dhe me imagjinatë të mirë pohojnë se në mëngjes në qoftë se moti është i mirë mund të shihet Deti Egje.

Foto: 360.bgNga kulla televizive mund të shihen 4 kreshtat e malit Rodopa. Të gjitha itineraret turistike në rajon takohen në majën Snezhanka. Shtigjet mund të na çojnë në majën Perelik, në shtëpitë turistike Prespa dhe Çernatica, shpjegoi Todor Rajçev – sekretari i shoqatës turistike të qytetit Smoljan.

“Kulla është një objekt modern, atje ndodhen transmetuesit e Radios Kombëtare dhe Televizionit Kombëtar. Atje ka një ëmbëltore me tarracë, prej së cilës shihet mali në pëllëmbë të dorës. Gjithçka është mirëmbajtur dhe është e përshtatshme për turistët. Objekti tjetër në rajon, të cilin e parapëlqejnë turistët është, Kanioni i Ujëvarave afër qytetit Smoljan. Mysafirët kurrë nuk mund të mërziten. Më emocionuese janë xhirot me biçikletë gjatë verës në rrëzat e majës Snezhanka. Itineraret për biçikleta kalojnë nëpër pistat për ski, nëpër pyjet dhe denivelimi është i madh  - 200 – 300 metra. Bëhet përshtypje se gjithnjë e më shumë njerëz të rinj vijnë më mal për shkak të pasionit të tyre për biçikletat. Sivjet në rrëzat e majës Snezhanka kalon edhe itinerari i kampionatit për kupën botërore të vrapimit malor për fëmijë në moshë deri më 14 vjeç.”

СнимкаNgjitja e malit bëhet akoma më interesante në se turistët janë shoqëruar nga ndonjë udhërrëfyes nga Shoqata Turistike e qytetit Smoljan. Këta janë profesionalistë, të cilët i njohin shumë mirë të fshehtat e malit Rodopa. Këtu njerëzit janë shumë mikpritës, miqësorë dhe dashamirës, na shpjegoi gjithashtu Todor Rajçev. Hotelierët e mirë dhe pronarët e shtëpive turistike mirëpresin çdo një turist në shtëpitë turistike Studenec dhe Smoljanski Ezera, të cilat ndodhen afër majës Snezhanka. Në këtë rajon të Bullgarisë ditët me diell dhe netët pa re janë më shumë. Për këtë arsye në majën e afërt Rozhen ndodhet observatori më i madh në Evropën Juglindore. Qytetet industriale janë larg, ajri është i pastër si kristal dhe njeriu ndihet në të vërtet i gjallë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qyteti antik Herakleja Sintika zbulon sekretet e tij

Herakleja Sintika ishte një vendbanim kozmopolit në të cilin bashkëjetuan fise, etnose dhe popuj të ndryshëm. Ai ndodhet në territorin e bashkisë së qytetit Petriç dhe më saktë në rajonin e fshatit Rupite, në afërsi të vullkanit të shuar Kozhuh...

rinovuar më 18-06-11 12.21.MD

Restaurimi i Tombul Xhamisë, ose një histori e shkurtër për tempullin, kohën dhe njerëzit

Shumeni është një qytet i njohur si një nga qendrat e Rilindjes bullgare, të jetës kulturore dhe shpirtërore, ku ende mund të ndihet shpirti i kësaj kohe. Në qoftë se shëtitni në rrugën e kalldrëmit  “Mbreti i Çlirimit” dhe ecni drejt Tombul..

botuar më 18-03-10 10.15.PD

Banesat e neolitit në Stara Zagora – më të vjetrat në Evropë

Banesat e neolitit në Stara Zagora janë një monument i jashtëzakonshëm historik me rëndësi botërore. Ato janë një prej 100 objekteve turistike kombëtare. Në muzeun, që ngrihet mbi vetë zbulimet arkeologjike mirëmbahet temperaturë dhe lagësirë e..

botuar më 18-02-10 10.15.PD