Një fantazi, e cila lëvizet mbi ujin. Pamja nuk është e ngurtësuar, ngjyrat ndërthuren njëra me tjetrën dhe gjallëria e tyre kujton qeshja gazmore e fëmijës. Sipërfaqja ujore shndërrohet në një tablo, e cila vjen të tregojë imagjinatën e shpirtit të krijuesit.
Dora e piktorit mund të formojë pamje dhe figura mbi ujin, të cilët të jenë aq të gjalla dhe të bukura, se sa ato duken edhe mbi trekëmbëshin. Magjia e ngjyrave të gërshetuara mbi ujin e pushton secilin. Ashtu ndodhi edhe me piktoren Anzhella Minkova, e cila prej kohe është e preokupuar nga arti i lashtë i pikturimit “ebru”.
“Ebru” është një teknikë shumë e vjetër e pikturimit, e cila lindi në Persi dhe në Rrugën e Mëndafshin u përhap edhe në Perandorinë Osmane – tregon piktorja. – “Ebru” do të thotë “sipërfaqe ujore” ose “pamja e ujit”. Megjithëqë duket jo aq e zakonshme të pikturohet mbi ujë, kjo teknikë e ndërlikuar është shumë e përsosur nga popujt e Lindjes. Në shekujt XVII – XVIII ky lloj pikturimi u përhap edhe në Evropë. Е quanin “marbling” ose “letër turke”, sepse pamjet u ngjajnë sipërfaqeve të mermerta.”
Gjithçka në artin e sotëm “ebru” është natyrore – ashtu siç e bënin para shumë shekujsh pionierët e këtij pikturimi të lashtë. Edhe më sot bojërat e punuara nga pigmente bimore dhe minerale pikohen mbi ujin e distiluar të ngjeshur me rrëshirë. Furçat akoma punohen nga qimet e bishtit të pelës së vjetër dhe ngjiten mbi një degëze trëndafili.
Dikur në të kaluarën mjeshtrit e vjetër pikturuan lule, kafshë, njerëz, por më shpesh tulipanë dhe trëndafila. Me tulipanin piktorët shprehnin respektin e tyre ndaj Perëndisë, ndërsa me trëndafilin – adhurimin e tyre ndaj profetit Muhamed. Sot ky art i moçëm përfiton përmasa të reja.
“Në një farë mënyre pikturimi “ebru” i afron artit abstrakt, sepse njeriu kurrë nuk di çfarë pamje do të përfitojë tabloja. Kjo sepse figurat bëhen të llojllojshme – tregon Anzhella Minkova. – Në fakt “ebru” mund të përshkruhet si një valle e bojërave. Piktori sikur luan si fëmijët, por krijon universe, që arrijnë te thellësitë e shpirtit. Personalisht unë shfrytëzoj teknikën klasike. Mendoj, se ndihmon për arritjen pikërisht të kësaj magjie e cila sikur të bën të njësohesh me Zotin. Pikturimi “ebru” ndikohet nga gjithçka – nga ajri, nga temperatura, nga ndjenja. Ngandonjëherë tablotë bëhen të mrekullueshme, ndërsa herë të tjera, pikturat nuk janë aq të mira.”
“Ebru” është një pikturim i rastit, për të cilin mbetet vetëm kujtimi mbi letrën. Vepra me tërë shkëlqimin e saj nuk mund të shihet, sepse jeta e saj është e shkurtër. Megjithëkëtë Anzhella Minkova nuk dëshpërohet dhe e shpjegon këtë me një urtësi të vjetër: “Kape momentin dhe ai do të të shpërblehet”. “Pikturimi “ebru” përbën një mënyrë të zbulojmë përkohësinë e gjithçka që na rrethon, veçoritë e jetës, të përjetojmë atë që bëjmë çdo çast”, rrëfen piktorja. Sipas saj nuk është e domosdoshme të rikrijohet ndonjë ide konkrete. Mjafton që të arrijmë të shprehim emocionet. Është pothuajse si një lojë.
Anzhella Minkova ka arsim akademik dhe ka rregulluar shumë ekspozita vetjake si në vendin tonë ashtu edhe jashtë shtetit. Thotë, se pikturimi “ebru” është pasioni dhe dashuria e saj më të fundit. Dhe si çdo dashuri ky art është kapriçoz dhe kërkon shumë pasion dhe vetëmohim. Dhe pasi është e dashuruar në këtë art, piktorja ka ndërmend të krijojë librin e parë të lavdërimeve dhe të ankimeve nga dashuria. Çfarë do të thotë kjo, shpjegon vet Anzhella Minkova:
“Si përjetimet e dashurisë transformohen në art, art ky i cili është pothuajse i paarritshëm për shumicën e njerëzve. Zakonisht njerëzit mendojnë, se kur një histori dashurie mbaron, ajo zhduket. Mirëpo, përjetimi im nuk është i tillë. Asnjeri nuk mund të pronësojë ndonjërin tjetër. Mënyra më e drejtë që të pronësosh ndonjërin, është që ta rikrijosh. Vetëm atëherë ai mund të mbetet me ty, sepse ai kalon nga territori i realitetit në territorin e artit. Mirëpo, atëherë ai nuk e ka fjalën, dhe prandaj shpesh zemërohet.”
Në se edhe ju keni dëshirë të bëni pikturën e parë mbi ujë, atëherë mund të kërkoni ndihmën e krijueses Anzhella Minkova në laboratorin e saj ujor në vatrën e kulturës së kryeqytetit “Georgi Rakovski”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..