Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Iv Moro: Bullgaria është e bekuar nga perënditë...

БНР Новини
Foto: Bllagorodna Georgieva

Iv Moro jeton në afërsi të Montrealit. Që në vitet rinore ai mbeti i magjepsur pas  muzikës popullore bullgare. Në rrethet muzikore ai është i njohur si njeri prej koleksionistëve më aktiv të muzikës popullore bullgare. Por çfarë e detyron tashmë 49 vjet të kthehet në Bullgari?

“Për mua është një kënaqësi e veçantë të jem këtu në studion e Radios Kombëtare Bullgare. Këtu kam ardhur për herë të parë në vitin 1966, isha i ftuar në redaksinë në frëngjisht të Drejtorisë së atëhershme “Emisionet e Radio Bullgarisë për jashtë shtetit”. Isha 17 vjeçar dhe dëgjoja transmetimet tuaja në vale të shkurtra. Nuk mund të mbetesha indiferent ndaj muzikës popullore bullgare – rrëfen me emocion Iv. – Pikërisht ajo më shtyri të vijë këtu. Këtu dyert hapeshin njëra pas tjetrës për mua. Mund të them se kisha kontakte “të privilegjuara”, të cilët pak më vonë më ndihmuan të marrë bursë nga Bullgaria dhe të mësojë hollësitë e këngëve dhe valleve popullore bullgare. Kështu ato u shndërruan në profesion për mua. Deri më sot unë vazhdoj të udhëtojë nëpër botë dhe t’i njohë njerëzit me pasurinë e traditave unike bullgare. Nga vjen ky pasion? Ende po kërkoj përgjigjen. Thjeshtë këto ritme, këto figura, kjo forcë dhe energjia në vallet bullgare janë diçka mahnitëse!”

Sot Iv Moro udhëheq seminare ndërkombëtare kushtuar valleve popullore bullgare jashtë kufijve të Kanadasë, është producent dhe shpërndan albumet muzikore si koleksioni “Përtej misterit” – seria e kompakt-disqeve me muzikë, të incizuar prej tij në magnetofon nëpër fshatrat bullgare në periudhën e viteve 1966-1974. Në vonë ai nënshkroi një kontratë me Radion Kombëtare Bullgare, në bazë të së cilës fitoi të drejtën të shpërndajë disqet vetëm në Amerikën Veriore.

Ideja shumëvjeçare e Iv Moros është të mbledhë incizimet e klarinetistit të njohur Georgi Koev në një CD. Ai është i impresionuar nga repertori i pasur, tonaliteti unikal dhe interpretimet jashtëzakonisht emocionale të tij, sidomos te meloditë e ngalëta. Për një kohë të gjatë ka arritur të mbledhë anotacione në 24 faqe, përkthim në anglisht dhe frëngjisht, me material të pasur fotografik. Ky projekt tashmë është fakt në vitin në të cilin shënojmë 105 vjetorin e lidhjes së virtuozit. Siç na tha Iv “erdha me disqet e porsa incizuara në Tubimin e krijimtarisë popullore në Koprivshtica, nuk mund të vija me duar boshë.”

СнимкаSipas Iv Moros të gjitha adhuruesit e muzikës bullgare duhet të frekuentojnë këtë aktivitet madhështor, i cili mbledh mijëra interpretues dhe vlerësues të traditave në një vend. I bën përshtypje të madhe dëshira e të rinjve të ruajnë pasurinë folklorike. Iv Moro është mbajtës i urdhrit “Kiril dhe Metodij”, ndërsa në vitin 2009 është dekoruar me medaljen e ndertit nga Presidenti i Republikës së Bullgarisë për jubileun e tij të 60-të.

E pyetëm me çfarë kujtime dhe përshtypje do të largohet nga Bullgaria?

“Ky është një vend i mrekullueshëm, me natyrë të jashtëzakonshme, i bekuar nga perënditë, me male dhe liqene  të bukura. Të mos harrojmë bregdetin bullgar, arkitekturën unike, trashëgimin e pasur kulturore. Jam i lumtur, kur vij këtu me familjen time. Gjithmonë  mund të zbulojë diçka te re...”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD