Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këngëtarja popullore Zhasmina Zhivkova me incizime të reja në Fondin e Radios Kombëtare Bullgare

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Repertori i Zhasmina Zhivkovës përfshin këngë popullore nga krahina të ndryshme muzikore-dialektore – nga regjioni i Varnës, i Trakisë, i Stranxhës. Kjo është diçka e zakonshme ndër interpretuesit e rinj, të cilët e mbarojnë arsimin e tyre në shkolla të specializuara. Në dallim të paraardhësve të tyre, ata nuk i kanë trashëguar këngët e tyre direkt nga “burimi”, ose thënë me fjalë të tjera – nga jeta e natyrshme patriarkale, nga ritet dhe zakonet tona popullore, të ruajtura te ne deri në dekadat e para të shekullit të XX-të. Sot muzikantët folklorikë e nisin rrugën e vet si të gjithë kolegët nga gjinitë e tjera. Shumë shpesh kanë arsim klasik muzikor. Zhasmina është një prej tyre. Pa tepruar mund të themi se ajo është ndër përfaqësuesit më të rinj të talentuar në muzikën popullore.

Zhasmina Zhivkova është laureate e dhjetëra konkursesh kombëtare. Kurse çmimi i saj i parë i konsiderueshëm është vendi i tretë në Konkursin Ndërkombëtar për Interpretues të Muzikës Pop dhe Rok “Yjet e Vogla” (në qytetin e saj të lindjes Varna). Që nga viti 2008 ajo është soliste e ansamblit “Devnja”, kurse nga viti 2012 – e ansamblit “Xixat Folklorike” – Varna. Gjatë studimeve të saj në Akademinë për Art Muzikor, Koreografik dhe Figurativ në qytetin e Plovdivit ajo ishte soliste e Korit Popullor Akademik. Para disa muajsh këngëtarja e re e regjistroi emrin e saj në Fondin e Radios Kombëtare Bullgare.


“Incizova kryesisht këngë nga rajoni i Varnës – thotë ajo. – “Ivani i fliste Stankës” është në ritmin e buenekut (një lloj valleje, që hidhet gjatë agjërimit). Është një këngë autentike, incizova një grua të moshuar nga fshati Padina. “O, Jano, Janke” është një këngë nga repertori i këngëtares së njohur popullore Sonja Këçeva. Ajo më dhuroi këtë këngë dhe pas vdekjes së interpretueses unë vendosa ta incizoj këtë këngë për nder të këngëtares dhe kështu kënga të mbetet për brezat e ardhëm të këngëtarëve. Kurse kënga “Afër fshatit, në mejdan” është nga repertori i Jordanka Nedellçevës – gjithashtu nga rrethi i Varnës. “Dje kalova” është kënga e vetme e autorit. Ajo është në stilin e Krahinës Folklorike Trake dhe është kompozuar nga këngëtari i ri Nikollaj Gurbanov. Kam shumë këngë të tjera në repertorin tim. Merrem me muzikë që nga mosha pesë vjeçe. Në Shkollën Muzikore të Arteve “Dobri Hristov” mbarova për këngëtare popullore në klasën e këngëtares së njohur folklorike Dafinka Damjanova. Pas kësaj e vazhdova arsimin tim në Akademinë për Art Muzikor, Koreografik dhe Figurativ në qytetin e Plovdivit, në degat “Dirigjimi i grupeve folklorike” dhe “Arti i Interpretuesve”. Shpresoj se një ditë do të kem mundësi për të udhëhequr një formacion folklorik.”

Aktualisht Zhasmina punon jashtë Bullgarisë. Ajo na tha se merret me diçka krejt të ndryshme nga muzika, por kjo është për një periudhë të shkurtër dhe ka plane të vazhdojë zhvillimin e saj në fushën e muzikës.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cvetan Angellov

Grupi “Kanella”, aroma e fëmijërisë dhe bukuria e poezisë

Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...

botuar më 24-11-15 8.35.PD

“Të mos ndalojmë së kërkuari” – mesazhi në muzikën e Zhivko Vasilevit

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..

botuar më 24-11-14 8.40.PD

"U përmbys mali" – “Deep Zone Project” u përcjell brezave muzikën e mirë bullgare

Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..

botuar më 24-11-13 8.45.PD