Në sallat e bukura të pallatit perandorak Hofburg tashmë ishte filluar konferenca për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, prej së largu dëgjohej muzikë në interpretim të Filarmonisë së Vjenës, kur erdhi lajmi i tmerrshëm për të paktën 70 refugjatë, të mbytur të asfiksuar në një kamion frigorifer afër kufirit hungaro-austriak. Pjesëmarrësit në forum gjithsesi pritën se çështja më e rëndësishme e forumit nuk do të ishte përfshirja ekonomike dhe politike e Ballkanit Perëndimor në BE, por pikërisht kriza e klandestinëve.
Lajmi për refugjatët e radhës që gjetën vdekjen e tyre në rrugë drejt Tokës së Premtuar Evropë është tronditës, por nuk është diçka e re. Fluksi i klandestinëve është i vazhdueshëm tashmë disa vjet. Shtetet jugore të BE-së deri tani e përballuan këtë problem vetëm me forcat e veta. Italia, Bullgaria dhe Greqia paralajmëruan se pas shpërthimit të luftës civile në Siri, Evropa ndodhet në një situatë, në të cilën nevojiten përpjekje të përbashkëta. Por tema e pakëndshme nuk u bë pjesë e agjendës së Brukselit. Tashmë, kur vala e refugjatëve arriti pjesët e brendshme të kontinentit, po flitet për kuota dhe për solidaritet në pranimin e klandestinëve. Por akoma mungon një vendim të përbashkët. Tani, kur Gjermania po pret 800 mijë refugjatë dhe Kancelarja Merkel shpalli se ka nevojë për një politikë të shpeshtë të përbashkët të BE-së mund të presim gjallërim. Një gjallërim i ngjashëm kishte edhe në fillimin e krizës financiare në Evropë. Atëherë bëhej fjalë për shpëtimin e bankave dhe për stabilizimin e valutës evropiane. Mbledhjet dhe diskutimet zhvilloheshin njëra pas tjetrës në të gjitha nivelet. U përpunuan programe shpëtimi dhe një politikë e përbashkët. Atëherë politikanët shpëtonin para. Tani duhet të shpëtojnë jeta njerëzore.
Në këtë situatë Evropa është më e ndarë se kurrë. Për Britaninë e Madhe, Poloninë dhe shtetet baltike kriza e klandestinëve nuk ekziston. Greqia, e cila nuk mund të zgjidhë bile problemet e veta të brendshme, vetëm u jep rrugë refugjatëve dhe nuk i regjistron në territorin e saj. Kështu shkel marrëveshjet evropiane. Hungaria po ndërton një mur përgjatë kufirit të saj, derisa Gjermania, Austria dhe Zvicra janë detyruar t’i pranojnë refugjatët, sepse shumica prej tyre deklarojnë se dëshirojnë të jetojnë atje.
Në BE ka 28 anëtarë, 6 shtete të tjera të Ballkanit Perëndimor dëshirojnë të bëhen pjesë prej tij. Por solidariteti evropian tashmë mungon. Ndoshta kjo nuk do t’i shtyjë shtetet ballkanike që të heqin dorë nga anëtarësmi. Bullgaria shumë herë ka deklaruar se e përkrah zgjerimin e BE-së në Ballkan, duke luajtur rolin e avokatit të shteteve ballkanike. Qeveritë në Sofje gjithmonë kanë qenë gati t’i ndihmojnë shtetet fqinje në përgatitjen për anëtarësim. Pas ngjarjeve dramatike në Maqedoni, kur fluksi i klandestinëve u bë shkak për shpalljen e situatës së jashtëzakonshme, Bullgaria deklaroi se vetë do të kërkojë nga Brukseli ndihmë financiare dhe logjistike për Maqedoninë. Kjo duhej të ndodhte në konferencën e Vjenës, në se Bullgaria kishte përfaqësues atje. Dhe megjithëse atje nuk ishin marrë vendime konkrete, të paktën u diskutuan mundësitë ekzistuese.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..
Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..
Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..