Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Evropa e ndarë dhe mundësitë e humbura për Bullgarinë

Fotoja familjare e Samitit të Vjenës

Në sallat e bukura të pallatit perandorak Hofburg tashmë ishte filluar konferenca për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, prej së largu dëgjohej muzikë në interpretim të Filarmonisë së Vjenës, kur erdhi lajmi i tmerrshëm për të paktën 70 refugjatë, të mbytur të asfiksuar në një kamion frigorifer afër kufirit hungaro-austriak. Pjesëmarrësit në forum gjithsesi pritën se çështja më e rëndësishme e forumit nuk do të ishte përfshirja ekonomike dhe politike e Ballkanit Perëndimor në BE, por pikërisht kriza e klandestinëve.

Lajmi për refugjatët e radhës që gjetën vdekjen e tyre në rrugë drejt Tokës së Premtuar Evropë është tronditës, por nuk është diçka e re. Fluksi i klandestinëve është i vazhdueshëm tashmë disa vjet. Shtetet jugore të BE-së deri tani e përballuan këtë problem vetëm me forcat e veta. Italia, Bullgaria dhe Greqia paralajmëruan se pas shpërthimit të luftës civile në Siri, Evropa ndodhet në një situatë, në të cilën nevojiten përpjekje të përbashkëta. Por tema e pakëndshme nuk u bë pjesë e agjendës së Brukselit. Tashmë, kur vala e refugjatëve arriti pjesët e brendshme të kontinentit, po flitet për kuota dhe për solidaritet në pranimin e klandestinëve. Por akoma mungon një vendim të përbashkët. Tani, kur Gjermania po pret 800 mijë refugjatë dhe Kancelarja Merkel shpalli se ka nevojë për një politikë të shpeshtë të përbashkët të BE-së  mund të presim gjallërim. Një gjallërim i ngjashëm kishte edhe në fillimin e krizës financiare në Evropë. Atëherë bëhej fjalë për shpëtimin e bankave dhe për stabilizimin e valutës evropiane. Mbledhjet dhe diskutimet zhvilloheshin njëra pas tjetrës në të gjitha nivelet. U përpunuan programe shpëtimi dhe një politikë e përbashkët. Atëherë politikanët shpëtonin para. Tani duhet të shpëtojnë jeta njerëzore.

Në këtë situatë Evropa është më e ndarë se kurrë. Për Britaninë e Madhe, Poloninë dhe shtetet baltike kriza e klandestinëve nuk ekziston. Greqia, e cila nuk mund të zgjidhë bile problemet e veta të brendshme, vetëm u jep rrugë refugjatëve dhe nuk i regjistron në territorin e saj. Kështu shkel marrëveshjet evropiane. Hungaria po ndërton një mur përgjatë kufirit të saj, derisa Gjermania, Austria dhe Zvicra janë detyruar t’i pranojnë refugjatët, sepse shumica prej tyre deklarojnë se dëshirojnë të jetojnë atje.

Në BE ka 28 anëtarë, 6 shtete të tjera të Ballkanit Perëndimor dëshirojnë të bëhen pjesë prej tij. Por solidariteti evropian tashmë mungon. Ndoshta kjo nuk do t’i shtyjë shtetet ballkanike që të heqin dorë nga anëtarësmi. Bullgaria shumë herë ka deklaruar se e përkrah zgjerimin e BE-së në Ballkan, duke luajtur rolin e avokatit të shteteve ballkanike. Qeveritë në Sofje gjithmonë kanë qenë gati t’i ndihmojnë shtetet fqinje në përgatitjen për anëtarësim. Pas ngjarjeve dramatike në Maqedoni, kur fluksi i klandestinëve u bë shkak për shpalljen e situatës së jashtëzakonshme, Bullgaria deklaroi se vetë do të kërkojë nga Brukseli ndihmë financiare dhe logjistike për Maqedoninë. Kjo duhej të ndodhte në konferencën e Vjenës, në se Bullgaria kishte përfaqësues atje. Dhe megjithëse atje nuk ishin marrë vendime konkrete, të paktën u diskutuan mundësitë ekzistuese.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria veriore është më e kërcënuar nga përmbytjet

Pjesa e vendit tonë më e kërcënuar nga përmbytjet është Bullgaria Veriore. Këtë e tregojnë të dhënat në të dy skenarët për një rritje të temperaturave mesatare - me 3,9 dhe me 2,5 gradë deri në vitin 2100, sipas parashikimeve të Panelit Ndërqeveritar..

botuar më 24-09-08 10.15.PD

Haskovo tërheq adhuruesit e betejave airsoft dhe përjetimeve emocionuese me rastin e festës së qytetit

Një numër rekord - 600 "luftëtarë" janë të dislokuar në bazën ajrore Uzunxhovo, dhe rasti nuk është një konflikt ushtarak, por festimi i Ditës së qytetit Haskovo. Atraksioni më i madh me rastin e 8 shtatorit është loja e organizuar ushtarake simuluese..

botuar më 24-09-07 7.30.PD

Një festival ekologjik në Ellhovo prezanton ushqim të pastër nga fermat në rajon

Ellhovo ndodhet në pjesën juglindore të Ultësirës së Trakisë në mes të një fushe pjellore midis maleve Stranxha dhe Sakar. Një nga lumenjtë më të mëdha në Bullgari - Tunxha - kalon pranë qytetit, dhe në rajon ka 21 fshatra me tokë bujqësore, të cilat..

botuar më 24-09-06 5.25.PD